Teknologji
Cilat janë dhjetë faqet më të pëlqyera në Facebook?
Në Facebook tashmë janë me qindra-miliona faqe të artistëve, kompanive, organizatave apo individëve të ndryshëm, përcjell albinfo.ch.
Duke marrë parasysh rëndësinë e marketingut në rrjete sociale, sigurisht se numri i pëlqimeve në faqe ka rol të rëndësishëm sidomos për kompanitë.
Sipas një renditjeje nga Dardha Solutions, në mesin e faqeve më të pëlqyera, ka faqe të kompanive/brendeve botërore, futbollistëve e këngëtarëve.
Dhjetë faqet me më së shumti pëlqime në Facebook (shifrat janë në milion):
Facebook: 214.08
Samsung: 159.8
Cristiano Ronaldo: 122.3
Real Madrid: 109.56
Coca-Cola: 107.46
FC Barcelona: 103.12
Shakira: 101.2
Vin Diesel: 97.9
Tasty: 96.8
Leo Messi: 89.9
Eminem: 87.5
YouTube: 83.6
Mr. Bean: 83.4
Rihanna: 79.5
Teknologji
Whatsapp me risi për video thirrje

Një pikë kthese në horizont për botën e WhatsApp. Duke analizuar versionin e ri të WhatsApp beta 2.22.15.5 për Android, ka shumë të ngjarë që, midis veçorive të reja të aplikacionit, të futen avatarë të animuar, që gjatë thirrjeve video, do të flasin në vend të përdoruesve.
Pas fillimit të videotelefonatës përmes Whatsapp, njerëzit do të kenë mundësinë për të zgjedhur siç ka ndodhur deri më tani, nëse do ta çaktivizoni apo ta mbani aparatin aktiv, por edhe për të zëvendësuar figurën, veçanërisht fytyrën, me atë të një avatari të personalizuar.
Aktivizimi i avatarit nuk është bërë ende, por duhet të jetë i mundur përmes një butoni të veçantë. Duke qenë se funksionaliteti i tij ende nuk është vendosur, ata që përdorin sistemin Android nuk mund ta testojnë ende këtë mënyrë të re komunikimi në një mënyrë konkrete.
Risi të ndryshme janë futur, ose do të bëhen nga Meta. Përveç idesë së avatarëve, mendojmë edhe për mundësinë e largimit nga grupet e bisedës në mënyrë “të heshtur” pa u vënë re dhe atë për të qenë në gjendje për të modifikuar mesazhet e dërguara tashmë.
Teknologji
“Mbretëresha e kriptove” në listën e dhjetë më të kërkuarve të FBI-së

Ruja Ignatova, e njohur ndryshe edhe si “mbretëresha e kriptovalutave”, është vendosur në listën e 10 më të kërkuarve të FBI-së.
40-vjeçarja nga Bullgaria kërkohet për përfshirjen e saj në mashtrimin me kriptovaluta, njohur si OneCoin.
Hetuesit federalë akuzojnë atë për skema mashtrimi duke marrë 4.2 miliardë dollarë nga viktimat. Që prej 2017-s, nuk dihet vendndodhja e saj kur zyrtarët amerikanë firmosën urdhrin e ndalimit.
Më 2014-n, OneCoin filloi t’u ofronte blerësve komisione nëse shisnin kriptovalutën te më shumë përdorues. Por agjentët e FBI-së thanë se OneCoin ishte e pavlerë dhe asnjëherë nuk mbështetej në teknologjinë e blockchain, përdorur nga kriptovalutat e tjera.
Ishte një skemë ponzi që shitej si kriptovalutë. FBI-ja ofron 100 mijë dollarë për këdo që jep informacion për arrestimin e Ignatovas.
Ajo është gruaja e vetme në listën e 10 më të kërkuarve të FBI-së./KOHA/
Teknologji
Ferrari legjendar del në ankand

Legjendari Enzo Ferrari projektoi veturën 410 Sport Spider ndërsa kërkonte një mënyrë për të siguruar titullin e Kampionatit Botëror të Sporteve të vitit 1955.
Për të marrë titullin, atij iu desh të ndërtonte një veturë që mund të performonte mirë në pista, por gjithashtu të përfundonte me sukses mitingun pesë-ditor të Carrera Panamericana nëpër Meksikë.
Për qëllimet e kampionatit, u projektua një motor 5.0-litërsh V12.
Vetëm dy kopje të veturës u prodhuan.
Pas një debutimi të suksesshëm në garën 1000 km të Buenos Aires në janar 1956, vetura u dërgua në fabrikën e Ferrarit dhe më vonë u ble nga John Edgar. Pas kësaj, ajo u drejtua nga Carroll Shelby për Team Edgar dhe arriti një seri fitoresh.
Ferrari u drejtua më vonë nga Richie Ginther dhe të tjerë, dhe u tërhoq nga garat në vitin 1960 dhe u shit. Pronari i ri e ktheu atë në botën e garave në vitin 1963 dhe mori pjesë në Daytona Continental 3 Hours.
Ferrari 410 Sport Spider doli sërish në pension dhe u mbajt në koleksion për dy dekada. Në vitin 1980, Howard Cohen e bleu dhe e restauroi, dhe që atëherë vetura ka ndryshuar disa pronarë.
Vetura do të ketë një pronar të ri në gusht.
-
Lajmet kryesore8 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota4 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë6 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme9 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi