Connect with us

Lajme

BE dëshiron që RMV të jetë pjesë e saj, por nuk është e vendosur se kur do të jemi

Published

on

Marrja e datës për fillimin e negociatave për pranimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian është proces afatgjatë, i cili ka filluar fill pas konfliktit të vitit 2001 me nënshkrimin e Marëveshjes për Asocim dhe Stabilitzim, që pastaj ka vazhduar me ftesën në vitin 2004, ka thënë ambasadori francez, Christian Timonium në një intervistë për Tv Alfa, transmeton in7.

Ai mendon se vendi është në rrugën e duhur, se ka arritur disa përparime në këtë aspekt, por mbi të gjitha, gjithashtu se vendi ynë nuk është në një situatë të ngjashme me atë të vendeve tjera, kështu që është normale që opinioni publik këtu të pyesë nëse janë përmbushur të gjitha kriteret, veçanërisht kriteret e Kopenhagës.

“Do të thoni që KE ka dhënë disa herë radhazi raporte pozitive, si për këtë qeveri ashtu edhe për atë të mëparshmen, me një rekomandim për të hapur negociata, por më pas secili shtet anëtar, përfshirë Francën, duhet të shohë nëse i plotëson kriteret objektive për hyrja në BE. Pra, nuk keni pse ta dramatizoni fare atë datë, historia juaj është e veçantë, qëllimi është i qartë, ne ju duam në BE, por tani duhet të shohim cilat janë afatet më të mira dhe mënyra më e mirë për ta arritur atë, ndoshta zgjidhja më e mirë teknike do të ishte që të mos e gjeni veten në një rrugë të pafund, vetëm me idenë e caktimit të një date, dhe pastaj të shohim se çfarë bëjmë. Përkundrazi, ne këtë e marrim shumë seriozisht, duam që ju të jeni në rrugën e mirë dhe solide dhe për këtë negociojmë edhe me vendet e tjera anëtare. Ne nuk jemi pronarë të BE-së edhe pse vota jonë ka një peshë të veçantë”, ka thënë Timonium në këtë intervistë.

Qëndrimi i Francës, si një nga shtetet kryesore të Bashkimit Evropian, është se pa përmbushjen e detyrimeve, përkatësisht rezultateve në administratë, luftën kundër korrupsionit dhe jetësimit në praktikë të ligjeve që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë, Maqedonia e Veriut nuk mund të shpresojë në caktimin e datës për fillimin e bisedimeve në tetor.

Qëndrim përafërsit të njëjtë mban edhe Holanda, ndërkaq, Brukseli tani më nuk do ta sheh Maqedoninë e Veriut përmes gishtërinjve, ashtu siç ka vepruar më parë në raport me përmbushjen e detyrimeve saktë të definuar si vërejtje edhe në raportin e Komisionit Evropian.

Por, të presim deri në tetor dhe të shohim se si do të rrjedhin punët më tej./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri

Published

on

By

Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale