Connect with us

Lajme

Banka Botërore i jep hua 125 milion euro Maqedonisë

Published

on

Banka Botërore me hua prej 125 milion euro do t’i ndihmojë shtetit ta përforcojë  qëndrueshmërinë e financave publike dhe ta përmirësojë konkurrencën e tregut. Huaja është aprovuar nga ana e Bordit të drejtorëve ekzekutivë të Bankës Botërore.

Prej atje informojnë se me huan për politika zhvillimore do të mbështeten reformat të drejtuara ndaj përmirësimit të menaxhimit  dhe transparencës së financave publike dhe konsumit më efikas publik.

“Huaja mbështet reforma në energjetikë përmes liberalizimit të sektorit energjetik dhe përforcim të burimeve ripërtëritëse. Gjithashtu, i përmirëson furnizimet publike përmes rritjes së qasjes së ofertuesve nga sektori privat në tenderë publikë dhe përforcim të konkurrencës së tregut, si dhe përmes vendosjes së inspektimeve bazuar në rreziqe të cilat do ta ulin kohën të cilat kompanitë e kalojnë në punë me inspektimet”, sqaron Banka Botërore në kumtesën e sotme.

Sipas drejtoreshës rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. Linda Van Gelder, konkurrenca fiskale është me rëndësi vitale për mbështetjen në rritje afatgjatë.

“Gradualisht konsolidimi fiskal dhe reformat në konkurrencë të mbështetura përmes këtij operacioni kanë për qëllim ta përforcojnë besimin e brendshëm dhe të jashtëm  dhe ta përshpejtojnë rritjen afatgjatë”, thotë Van Gelder.

Continue Reading

Bota

Hovenier këndon himnin amerikan për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së (Video)

Published

on

Në oborrin e Ambasadës Amerikane në Kosovë po zhvillohet një manifestim në përkujtim të Ditës së Pavarësisë Amerikane.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryetarja Vjosa Osmani janë në mesin e disa personaliteteve publike.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka performuar edhe himnin kombëtar para të ftuarve për të intensifikuar edhe më shumë natyrën emocionale të kësaj ceremonie.

“I lumtur të pres partnerët dhe miqtë kosovarë këtë mbrëmje, ndërsa shënojmë përvjetorin e 246-të të Ditës së Pavarësisë. Faleminderit që festuat me ne” shkroi Hovenier në Twitter.

Continue Reading

Lajme

Propozimi francez, grup i qytetarëve proteston para Qeverisë

Published

on

Pasditen e sotme para godinës së Qeverisë një grup i qytetarëve po proteston kundër propozimit të ri francez.

Protestuesit me flamuj qëndrojnë para Qeverisë, ndërkaq kërkojnë dorëheqjen e ekzekutivit, ndërsa thonë se i njëjti është i dëmshëm për interesat shtetërorë.

Përndryshe, edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare ka paralajmëruar protesta kundër këtij propozimi me arsyetimin se qeveria pronon bullgarizimin e vendit. /Telegrafi/

Continue Reading

Kosovë

Policia jep detaje për aksionin në veri, gjeti laborator për kultivimin e kanabisit

Published

on

Policia e Kosovës pas hetimeve paraprake, sot ka parashtruar kërkesë për urdhër-kontroll në organet e drejtësisë për kontrollin e një objekti pronë e të dyshuarit G.J., në Leshak të Leposavicit, pasi në objekt dyshohej se kultivohej bima e kanabisit.

Sipas Policisë, pas marrjes së këtij urdhri, sot rreth orës 10:10, gjatë realizimit të kontrollit të objektit, në dy kate të tij, janë gjetur pajisje për kultivimin e kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro.

“Laboratori ishte i pajisur mirë dhe ishte në gjendje të gatshme për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit, pra aty mungonin vetëm bimët, pasi gjithçka tjetër ishte e gatshme. Në konsultim me prokuroren ka filluar sekuestrimi i pajisjeve që janë gjetur në atë ndërtesë.

I dyshuari gjendet në arrati, kurse policia do të vazhdojë me hetimin dhe kompletimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Aktuale