Connect with us

Bota

Armët serbe në duart e xhihadistëve

Published

on

Problemi i eksportit të armëve serbe, të cilat përmes ndërmjetësuesve përfundojnë në duart e grupeve ekstremiste islamike në Jemen, është riaktualizuar pas shkrimeve të portalit “Arms Watch”.

Mediat në Serbi shkruajnë prej kohësh për këtë temë, duke nënvizuar se është rritur numri i blerësve të armëve serbe në Lindjen e Mesme dhe Evropën Lindore. Por kur dihet, se gjurmët e tregtisë me armë të çojnë edhe deri te Branko Stefanoviqi, babai i ministrit aktual të Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq, atëherë është deri diku e vetëkuptueshme pse autoritetet serbe po përpiqen me të gjitha mjetet të fshehin gjurmët e këtyre bizneseve.

Zyrtarisht thuhet se Serbia shet armë vetëm në vendet që kanë leje ndërkombëtare për blerje dhe nuk janë nën sanksione, por ekspertët paralajmërojnë se këto armë po përfundojnë në duart e grupeve të armatosura që shkelin seriozisht të drejtat e njeriut. Kjo tregti paraqet shkelje të rëndë të ligjeve ndërkombëtare. Portali „Arms Watch“ ka bërë të ditur se pas publikimit të informacioneve për armët serbe, është shndërruar në objektiv të sulmeve të hakerëve nga Serbia. Ky portal nuk mund të arrihet (në momentin e shkrimit të këtij teksti) nga Serbia.

Kjo është vetëm një copë letër

Ministri i Brendshëm Nebojsha Stefanoviq është përpjekur së pari të ulë rëndësinë e këtij portali, me fjalët se “Arms Watch nuk është ndonjë portal ndërkombëtar, por një portal që përcillet nga disa qindra njerëz“. Stefanoviq mohon të dhënat se “firma GIM është pronë e babait të tij Branko Stefanoviq, apo ai e përfaqëson këtë sipërmarrje”. Ministri pohon se disa dokumente të publikuara janë vetëm “copa letre pa kurrfarë domethënie”. Portali “Arms Watch” ka publikuar një dokument zyrtar nga prilli i vitit 2017, dërguar kompanisë Krushik në Valevë, për të kontrolluar mallrat e sipërmarrjes GIM, të Goran Todoroviqit, Branko Stefanoviqit (babai i ministrit Nebojsha Stefanoviq) dhe Mirko Manojlloviq, si dhe partnerëve të tyre nga Arabia Saudite.

Blerësit zyrtarë të armëve nga Serbia dhe Evropa Lindore janë – në veçanti pas fillimit të konflikteve në Siri në vitin 2012 – Arabia Saudite, Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia. Slobodan Georgiev, redaktori i rrjetit hulumtues BIRN thotë për DW: “Shumicën e gjërave që ka botuar tani ’Arms Watch’, para një viti i ka publikuar edhe BIRN, pra edhe për përfshirjen e Branko Stefanoviqit në këto punë”. Georgiev thotë se “nuk ka dëshmi se Serbia i ka shitur armë Jemenit apo ka furnizuar grupet terroriste me armë. Kjo nuk thuhet askund në tekstet tona“.

Kush e ka fikur dritën?

Nëse „Arms Watch“ është vërtet një portal tepër i vogël, siç thotë ministri Nebojsha Stefanoviq, si shpjegohen atëherë sulmet kaq të mëdha të hakerëve dhe pse nuk mund të hapet ky portal në Serbi? Funkskionarët e partisë SNS (Partia Përparimtare Serbe e Vuçiqit) kanë nisur ndërkohë edhe një fushatë të gjerë mediatike kundër krerëve të Aleancës për Serbi (parti opozitare), me shpjegimin se ajo po e sulmon presidentin Vuçiq, përmes sulmeve ndaj familjes së ministrit të Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq. Por ata nuk flasin asgjë për konfliktin e interesave dhe si është e mundur që babai i ministrit të ndërmjetësojë në një biznes prej 45 milionë dollarësh, ndonëse kurrë më parë nuk është marrë me këto punë.

Reagimi i autoriteteve në Serbi është i pakuptueshëm edhe për ish-ministrin e Brendshëm, Bozho Preleviq, i cili kritikon autoritetet për shkak të futjes nën kontroll të mediave dhe parandalimin e daljes së të vërtetës në sipërfaqe. Preleviq thotë për DW, se raportet për shitjen e armëve duhet t’i hulumtojë edhe prokurori i shtetit, i cili po hesht. “Ne kemi punë me njerëz, të cilët në pushtet janë futur për të kontrolluar gjërat, për të shitur dhe stërshitur të gjitha gjërat që kanë vlerë. Ata duan të pasurohen për vete dhe partinë“, pohon Preleviq.

Reagimi i tanishëm i krerëve politikë në Serbi është i ngjashëm si tek aferat e mëparshme të partisë SNS. Bashkëbiseduesit e DW përmendin aferat me helikopterë, Savamala, rregullimin e shesheve në Beograd, rregullimi i trafikut dhe dritave në rrugë, objektet në Kopaonik, ndërtimi i një objekti në Senjak në prona të huaja, aferat me hotele, plagjiaturat dhe shumë afera të tjera të mosfunksionimit të institucioneve. Arbitri vendimtar në të shumtën e rasteve është presidenti Vuçiq, i cili shpesh ka vendosur me një procedurë të shkurtuar se krerët e përmendur të SNS “nuk janë faktorë për skandalet e përmendura”.

Presidenti i ka quajtur akuzat për plagjiaturën e titullit doktor shkence të ministrit të Brendshëm Stefanoviq, si “budallallëqet me të mëdha që ka dëgjuar ndonjëherë”. Ndërsa për aferën (e ndërtimeve pranë lumit Sava) “Savamala” ka deklaruar se “përgjegjësinë e mban kreu i pushtetit në Beograd”. Por kjo nuk e ka penguar Vuçiqin që pikërisht kryetarin e bashkisë së Beogradit, Sinisha Mali, ta emërojë si ministër të Financave në qeverinë e tanishme. Slobodan Georgiev e ilustron këtë politikë të krerëve të Serbisë me një fatkeqësi në janar të këtij viti, ku humbi jetën një grua. Shoferi i makinës së përfshirë në këtë fatkeqësi ishte Zoran Babiq, drejtori i Korridoreve të Serbisë.

„Prokurori nuk i ka mbledhur të dhënat as tetë muaj pas fatkeqësisë dhe pohon se nuk e di nëse Babiq është fajtor. Nuk ka shtet, nuk ka ligj, nuk ka hetime por vetëm një pushtet dhe një njeri që i kontrollon të gjitha“, thotë redaktori i BIRN.

Continue Reading

Bota

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Published

on

By

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë nga një grua gjatë një bisede që ai kishte me qytetarët në rrugët e Parisit.

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet presidenti francez Macron teksa i afrohet një grupi personash për t’i përshëndetur, por një grua nis ta qortojë dhe menjëherë i afrohet dhe e godet me shuplakë. Pas këtij veprimi, shihet se gruaja është neutralizuar nga persona të tjerë si dhe punonjës të sigurisë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Macron merr një sulm të këtij lloji, ai i mëparshmi ishte në vitin 2021. Në rastin e vitit të shkuar, Macron iu afrua një grupi për t’i përshëndetur kur një person i veshur me një bluzë të gjelbër e tërhoqi me një dorë, ndërsa me tjetrën e goditi në fytyrë. Qytetari që qëlloi presidentin u neutralizua, ndërsa mediat franceze raportuan se ai thirri “Poshtë Makronizmi”. Ende janë të paqarta, shkaqet që provokuan incidentin. Pas goditjes së kreut të shtetit francez, dy persona u arrestuan nga policia lokale.

Continue Reading

Bota

Është zgjidhur misteri i deleve që bënin rrethin në Kinë!

Published

on

By

Është zgjidhur misteri i deleve që bënin rrethin në Kinë!

Javën e kaluar, një video e deleve në Kinë duke lëvizur në rrathë për 12 ditë u bë virale në mediat sociale

Pronari i fermës tha në atë kohë se nuk mund ta kuptonte pse kjo sjellje ishte zhvilluar tek delet dhe pasi videoja origjinale u publikua nga kanali shtetëror kinez People’s Daily, ai tha se delet ishin të shëndetshme.

Menjëherë pas publikimit të videos, u zhvilluan teori konspirative që shkuan aq larg sa flisnin për shenja që tregonin “fundin e botës”.

Sipas shkencëtarëve, megjithatë, shpjegimi për sjelljen e deleve ka shkaqe krejtësisht natyrale dhe sigurisht që nuk lidhet me sëmundjen listeriozë, e cila mund të shkaktojë çorientim te kafshët, pasi të gjitha kafshët e prekura prej saj ngordhin brenda 48 orëve.

“Duket se këto dele janë mbajtur në një vend për një kohë të gjatë dhe kjo mund të ketë bërë që ato të sillen në mënyrë të çuditshme, pra të qarkullojnë për shkak të stresit të shkaktuar nga burgimi i tyre i gjatë”, tha profesori Matt Bell nga Departamenti i Bujqësisë i Universitetit. në Gloucester.

“Sapo filluan disa dele, pastaj u bashkuan të tjerat sepse janë kafshë tufe dhe duan të jenë me “miqtë” e tyre”, shtoi profesori britanik.

Continue Reading

Bota

Makina futet brenda një dyqani në SHBA, 1 viktimë dhe 19 të plagosur

Published

on

By

Makina futet brenda një dyqani në SHBA, 1 viktimë dhe 19 të plagosur

Një makinë ka përfunduar brenda një dyqani “Apple” në SHBA, duke i marrë jetën një personi dhe duke plagosur 19 të tjerë. Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, ndërsa autori dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit

“Një SUV me ngjyrë të errët kaloi me një shpejtësi marramendëse dhe goditi shumë njerëz”, tha prokurori i qarkut, ndërsa drejtuesi është ende i paidentifikuar.

Njësitë reaguese gjetën “shumë pacientë të plagosur para dyqanit dhe brenda në dyqan, ndërsa disa të tjerë ishin ngjitur pas murit nga automjeti”, tha shefi i zjarrfikësve gjatë një konference shtypi të hënën.

Apple lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se “zemrat tona janë me anëtarët e ekipit dhe klientët tanë që u plagosën dhe të gjithë ata që u prekën nga ky incident i tmerrshëm”.

Dyqani Apple ndodhet në këndin e pasmë të dyqaneve luksoze Derby Street. Hyrja e dyqanit përballet me një parking të madh ku qindra vizitorë ecin çdo ditë.

Zona e blerjeve është veçanërisht e ngarkuar gjatë sezonit të festave, me dyqanin Apple dhe restorantet dhe dyqanet përreth që mbledhin turma të mëdha këtë kohë të vitit.

Continue Reading

Aktuale