Connect with us

Lajmet kryesore

Sa kushton kthimi i virgjërisë në Maqedoninë e Veriut?

Published

on

Rreth një mijë vajza të reja nga Maqedonia e Veriut vitin e kaluar kanë kërkuar që të rikthejnë virgjërinë e tyre me anë të një rindërtimi kirurgjik të himenit, njofton in7.

Kirurgjia hymenoplastike është një trend mbarëbotëror që ka ndjekur edhe Maqedonia e Veriut kohëve të fundit.

Ekziston një numër në rritje i grave qytetare të Maqedonisë së Veriut që duan të jenë virgjine apo kanë interes të martohen si virgjëresha.

Nëse dikur prerjet e trupit dhe spërkatjet e qarshafave me gjak apo me ndonjë lëng të kuq kanë qenë hileja që virgjëreshat e rreme kanë tentuar të mashtrojë burrat e tyre në natën e parë të martesës, sot gratë që duan të jenë të virgjëra dhe kanë vështirësi me abstinencën seksuale, virgjërinë e kthejnë vetëm për disa qindra euro me operacion kirurgjik.

Hymenoplastika në vendin tonë kryhet nga gjinekologë dhe nga kirurgë plastikë edhe atë nëpër klinikat e tyre private.

Operacioni i rikuperimit të himenit llogaritet, apo i takon kirurgjisë plastike. Hymenoplastika hyn në operacionet më të lehta, që realizohet me anestezi lokale dhe zgjat nga tridhjetë deri në gjashtëdhjetë minuta.

“Marrëdhënia e parë seksuale çon në plasjen e himenit në disa pjesë. Mbetjet e himenit mbeten anësh, brenda vaginës. Këto pjesë mblidhen, pastaj qepen me një fije peri të veçantë me origjinë shtazore, e cila tretet në organizëm. Me këtë procedurë formohet një himen i ri”, shpjegon për in7 një mjek nga një ordinancë gjinekologjike private.

Ndërhyrja kirurgjikale për të rikthyer virgjërin kushton mes 500 dhe 700 euro.

Ky trend më i theksuar është në qytetet e Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, dhe natyrisht numri është i lartë edhe në Shkup. Poashtu ka edhe pacientë nga vendet fqinje të cilët vijnë në klinikat e Maqedonisë së Veriut për të bërë këtë intervenim kirurgjik.

Kufiri i moshës mund të jetë i ndryshueshëm dhe nuk ka asnjë lidhje me faktin nëse pacienti ka lindur fëmijë apo jo.

Nëqoftë se bëhet fjalë për ndonjë person të mitur, siç tek çdo intervenim tjetër, edhe tek Hymenoplastika, i patjetërsueshëm është pëlqimi i të dy prindërve./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Arbër Ademi demanton BDI-në: Aziri ishte me mua dhe qetësonte situatën

Published

on

By

Arbër Ademi demanton BDI-në: Aziri ishte me mua dhe qetësonte situatën

Kordinatori i BDI-së, Arbër Ademi ka demantuar akuzat e partisë së tij ndaj opozitës shqiptare. Pas incidentit në Parlament, BDI doli me një reagim me shkrim ku akuzoi deputetët e ASH-së se kanë qenë bashkë me VMRO kundër Arbër Ademit. Por ky i fundit, në emisionin “10 minuta” në TV21 tha se deputeti Elmi Aziri ka qenë bashkë me të dhe se deputeti i opozitës shqiptare është munduar ta qetësojë situatën.

“Po jam dëgjuar. Elmi Aziri deri sa ka ndodhur aty ngjarja dhe pas ngjarjes ka qenë bashkë me mua, duke tentuar ta qetësojë situatën. Edhe pas ngjarjes, por edhe krejtësisht kur jam nisur për në shtëpi kam biseduar në telefon me Elmi Azirin”, tha Ademi në TV21.

FOTO:

Continue Reading

Lajme

ASH: Vandalizmi ishte për mbrojtjen e drejtësisë së partizuar

Published

on

Koordinatori i turpit, krimit dhe korrupsionit sot tentoi që të manipulojë opinionin dhe të mbrojë shkeljen e rëndë që i bëri mbrëmë Kushtetutës dhe demokracisë, thonë nga ASH.

“Ai tha se pushteti po implementon agjendën reformuese, ndërsa mbrëmë me dhunë dhe vandalizëm kontrabandoi në komision një ligj që ua vazhdon mandatin gjykatësve dhe prokurorëve që duhet të pensionohen, e që gjithë opinioni e mban mend se si emëroheshin nga pazaret mes Blerim Bexhetit, Gordana Jankullovskës dhe Sasho Mijallkovit e më pas edhe me Zoran Zaevin dhe Boki 13.BDI po e mbron gjyqësorin dhe prokurorinë e partizuar, sepse vetëm në këtë formë mund të mbrojnë veten nga krimi dhe korrupsioni 20 vjeçar. Përmendi edhe agjendat e huaja duke aluduar në ato ruse, andaj duam ta rikujtomë se agjendë ruse është parcela për Daka Davidoviçin, ambasadorët antiperëndimor si dhe takimet e fshehta të Ali Ahmetit me ambasadorët rusë dhe serbë që vetë kryetari i tij i konfirmoi”, thonë nga ASH.

Në kumtesen e ASh mes tjeras thuhet se pas dhunës që Talat Xhaferi manifestoi ndaj punonjësve të Kuvendit, diktaturës së tij ndaj deputetëve të opozitës shqiptare, akti i mbrëmshëm pikërisht në komisionin për çështje evropiane, është vetëm një konfirmim se BDI nuk ka lidhje as me Evropën, as me reformën dhe as me demokracinë. E sipas ASh-së ky klan është një klan i dhunës, arrogancës, diktaturës dhe vandalizmit, që urgjentisht duhet të nxirret jashtë institucioneve dhe jashtë pushtetit.

Continue Reading

Kosovë

Kurti i përgjigjet Ahmetit: Është lider kompromisaxhi, që u nënshtrohet presioneve /VIDEO

Published

on

By

Kurti i përgjigjet Ahmetit: Është lider kompromisaxhi, që u nënshtrohet presioneve /VIDEO

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i është kundërpërgjigjur kreut të BDI Ali Ahmeti i cili një javë më parë tha në emisionin ‘Çim Peka Live’ se politika në Kosovë po tregohet e paguximshme për tu bashkuar me ‘Ballkanin e Hapur.

Kurti tha i prerë se nuk ka guxim që të japë tokën e Kosovës dhe nuk i nënshtrohet presioneve. Ai theksoi se atë që i përket kombit do ta mbrojë deri në fund.

“Unë nuk kam guxim që të jap tokë të Kosovës, edhe mendoj që është shumë mirë që është kështu. Ka pasur ashtu liderësh edhe në histori edhe në aktualitet ka dhe të gjallë dhe të vdekur që kanë qenë të gatshëm që ta japin tokë shqiptare. Unë atë guxim nuk e kam.

Edhe jo vetëm që nuk e kam atë guxim por nuk e kam as atë imagjinatë. Se lëre më… dëshirë apo kalkulim.

Unë jam këtu që të mbroj, jo të humbas. Mund të jap diçka timen private personale nëse ke nevojë, mirëpo diçka që i takon kombit, diçka që i takon shtetit, unë s’jap.

E këto negociata, këto marrëveshje që po thuhen, kërkojnë liderë ‘kompromisaxhi’ që ju nënshtrohen trysnive dhe ‘kalërojnë’ në pushtet në kurriz të shtetit” – tha mes tjerash Kurti.

Continue Reading

Aktuale