Connect with us

Lajme

Ruskoska në kërkim të personin që lëshoi në publik deklaratën e Kamçevit për rastin ‘Zhvatja’

Published

on

Prokuroria për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin është në kërkim të personit që lëshoi në opinion procesverbalin nga deklarata e biznesmenit Orce Kamçev, dëshmitar në hetimin për rastin “Zhvatja”, përcjell in7.

Prokurorja Vilma Ruskovska gjithashtu po kontrollon edhe për materiale tjera hetimore që mund të kenë dalë nga kjo prokurori, pasi lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski kohët e fundit në një konferencë për shtyp duke mbajtur fletë në duar për të qenë sa më i besueshëm ndaj opinionit ka thënë se posedon materiale nga të gjithë dëshmitarët e rastit “Zhvatja”.

Prokuroria po merr masa për të përcaktuar se si prova materiale, që ishte pjesë e hetimit, u gjetën nga persona të caktuar dhe nga mediat. Që nga publikimi i procesverbalit të parë të dëshmitarit, prokuroria ka filluar një procedurë për sqarimin e kësaj çështje, përkatësisht se si, ku dhe si arritën transkriptet para publikut, duke pasur parasysh procesverbalet e padive penale, si dhe transkriptet e deklaratave të personave të dëgjuar në cilësinë e dëshmitarit në procedurat parahetimore dhe hetimore nuk i jepen askujt, por mbeten në lëndë. Një kopje e këtyre procesverbaleve i dërgohet gjykatës pas urdhrit për hetim dhe propozimit për urdhër arrest, në mënyrë që gjykatësi i procedurës paraprake të ketë një pasqyrë se çfarë provash ka prokuroria në marrjen e urdhrit hetues dhe nëse kërkesa për masën e paraburgimit është e justifikuar”, thonë nga prokuroria.

Prokuroria gjithashtu nuk tregon nëse edhe Mickoski ishte thirrur që të përgjigjet se nga ku i ka marrë këto procesverbale.

“Kush, në çfarë kohe dhe në çfarë cilësie do të thirret në prokurori, vlerëson prokurori kompetent i cili udhëheq me lëndën duke pasur parasysh provat materiale dhe verbale të mbledhura deri më tani”, thonë nga prokuroria./in7.tv/

 

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri

Published

on

By

Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale