Connect with us

Lajme

Qytetarët gjithnjë e më vështirë i kthejnë kreditë në banka

Published

on

Qytetarët e kanë gjithnjë e më të vështirë t’i kthejnë kreditë, veçanërisht kreditë konsumatore dhe ato banesore. Në bazë të të gjitha llojeve të kredive, në korrik familjet kanë pasur borxh prej 2.66 miliardë eurosh ndaj bankave.

Rritja e kredive jofunksionale të kompanive është me një ritëm të ngadalësuar, ndërsa ato kryesisht dominojnë te firmat në sektorin e tregtisë dhe të ndërtimit.

Analizat tregojnë përqendrim të ekspozimit kreditor në amvisëritë që kanë rrogë më të ulët ose të njëjtë mesatare.

Pushteti monetar e ndjek me vëmendje miratimin e kredive konsumatore dhe nëse është e nevojshme paralajmërojnë se mund të ketë “shtrëngim”, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk

Përqendrimi i borxhit te familjet me të ardhura më të ulëta!

Deri në 40% të kredive të miratuara për familjet janë të përqendruara te amvisëritë që kanë rrogë neto prej 400 eurosh, gjegjësisht te kreditë konsumatore dominojnë qytetarët me të ardhura në nivel të rrogës mesatare.

“Kjo përqindje është edhe më e lartë te kreditë konsumatore dhe kreditë e dedikuara për financimin e konsumit të personave fizikë dhe është rreth 50%, ndërsa te kreditë banesore kjo përqindje është më e ulët (16.6%). Megjithatë, kjo kategori e huamarrësve kanë nivelin më të ulët të borxhit mesatar për familje” – thuhet në raportin e fundit të BPM-së kushtuar sektorit bankar në vitin 2019.

Në fund të korrikut, në bazë të të gjitha llojeve të kredive familjet kanë pasur borxh prej 2.66 miliardë eurosh ndaj bankave. Analizat tregojnë se mbështetja kreditore e bankave ndaj kompanive është në rritje të vazhdueshme, që vlerësohet si e qëndrueshme, por megjithatë Banka Popullore i përmend edhe burimet e rreziqeve.

“Te kreditimi i familjeve, dallohen dhe kombinohen disa tipare që potencialisht mund të paraqesin burim të ardhshëm të rrezikut kreditor: afatet kryesisht të gjata të kthimit të kredive, pjesëmarrja e lartë e kredive me komponentë valutore, përdorimi i përqindjeve të ndryshueshme të kamatave dhe prania e përqindjeve të kamatave që mund të përshtaten në kontratat për kredi, përqendrimi më i lartë i borxhit te familjet me të ardhura më të ulëta dhe lehtësimi i kërkesës për lartësinë e raportit midis obligimit mujor për kthimin e kredisë dhe të ardhurave të personave fizikë, para së gjithash te kreditë konsumatore”- njoftojnë nga BPM-ja.

Për rikthim, më problematike kreditë konsumatore dhe atyre banesore!

Pas një viti të tërë të trendit rënës – është regjistruar rritje e kredive të përgjithshme jofunksionale të sektorit privat që i përfshin amvisëritë dhe kompanitë. Përqindjet e zvogëluara të kamatës, por edhe sasia e zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme e kredive të shlyera jofunksionale janë arsyet kryesore për shkak të të cilave saldoja e borxheve problematike dhe kontestuese shënoi rritje.

Në nivel vjetor, kreditë jofunksionale të amvisërive u rritën për 7.6% ose 2.4 milionë euro më shumë në fillim të vitit 2019. Kjo situatë me qytetarët në mënyrë të pashmangshme u reflektua edhe në saldon e kredive të përgjithshme jofunksionale në nivel vjetor.

“Kreditë jofunksionale të shoqërive jo-financiare shënuan rritje dyshifrore prej 12.2% (ose 23.2 milionë euro), që për herë të fundit u vërejt në tremujorin e parë të vitit 2015, ndërsa që nga futja e masës për shlyerjen e detyrueshme e deri në shkurt të vitit 2019, kreditë “e këqija” të këtij sektori kryesisht kishin dinamikë të rënies në nivel vjetor”- thonë nga Banka Popullore.

Për sa i përket kredive për familjet, rreth 36% e kredive të rregullta konsumatore janë të pasigurta, rreth 20% e kredive të rregullta konsumatorëve janë të siguruara me garant dhe kambial.

Te firmat, madje 80% e kredive janë të destinuara në tre sektorë: industri, tregti me shumicë dhe pakicë dhe ndërtimtari. Kreditë në këto veprimtari janë të siguruara në 99.5% të rasteve, ndërsa pronarët e kompanive zakonisht për këtë ofrojnë pasuri të paluajtshme dhe sende të luajtshme, makineri, pajisje, depo, fabrika.

Bankierët thonë se në fund të këtij viti kalendarik kushtet e kreditimit, veçanërisht për familjet, kanë një tendencë të mëtejshme lehtësuese dhe se në muajt e ardhshëm pritet rritje e mëtejshme e kërkesave për kredi.

“Rritje e kërkesës vërehet te të gjitha llojet e kredive për familje, veçanërisht te kreditë konsumatore. Rritja neto e kërkesës për kredi në sektorin e amvisërive në tremujorin e dytë është më e dobët në krahasim me pritjet e deklaruara më parë të bankave. Për tremujorin e tretë të vitit 2019, bankat presin një rritje neto të kërkesave për kredi për amvisëritë, që është më e moderuar sesa në anketën e mëparshme” – thuhet në Anketën e fundit të publikuar për aktivitetin kreditor që i përfshin qëndrimet, vlerësimet dhe pritjet e bankierëve.

Rritja e kreditimit të përgjithshëm në nivel vjetor është 8.1%, ndërsa “lokomotiva” kryesore janë kreditë për familjet.

“Nga pikëpamja sektoriale, rritja vjetore e kredive të përgjithshme në pjesën më të madhe është rezultat i kredive për amvisëritë, me një kontribut pozitiv edhe nga kreditë për ndërmarrjet. Rritja vjetore e kredive për amvisëritë në qershor arriti në 10.0% (9.8% në muajin e kaluar), me ç’rast edhe më tej rrjedh kryesisht nga kreditë konsumatore” – theksojnë nga BPM-ja.

Pushteti monetar tha se e ndjek me vëmendje gjendjen me plasmanin e kredive.

“Banka Popullore vazhdimisht i ndjek lëvizjet te kreditë konsumatore dhe është e gatshme të marrë masa adekuate nëse vlerëson se ka nevojë për t’i kufizuar rreziqet nga rritja dhe kushtet e lehtësuara të kredive konsumatore.”

Në bazë të kredive konsumatore, në fund të korrikut, familjet kanë pasur borxh prej 2.23 milionë eurosh – për kreditë banesore 790 milionë euro, ndërsa për kartelat kreditore 195 milionë euro.

Continue Reading

Lajme

Luma për incidentin në Kuvend: Ky akt duhet dënuar

Published

on

By

Luma për incidentin në Kuvend: Ky akt duhet dënuar

VIDEO

Continue Reading

Lajme

Video ku shihet si Arbër Ademi ofendon deputetin Halil Snopçen dhe ua ndalon fjalën deputetëve të ASH-së

Published

on

By

Video ku shihet si Arbër Ademi ofendon deputetin Halil Snopçen dhe ua ndalon fjalën deputetëve të ASH-së

Continue Reading

Kosovë

Kurti: S’do të lejoj “republikë serbe të dytë” në Kosovë

Published

on

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të lejojë një ‘republikë të dytë serbe’ në Kosovë ngjashëm me atë në Bosnjë e Hercegovinën.

Kurti ka thënë se në Bosnjë e Hercegovinë kanë filluar duke i bashkuar komunat me shumicë serbe drejt krijimit të një entiteti autonom i cili saboton shtetin e BeH.

“Unë nuk jam kundër serbëve, por Serbia është kundër nesh dhe nuk mund të lejoj një republikë serbe të dytë në Kosovë ngjashëm siç e kanë në Bosnje sepse edhe atje kanë filluar duke i bashkuar komunat me shumicë serbe drejt krijimit të një entiteti autonom, i cili e saboton shtetin e Bosnje Hercegovinës”.

“Unë besoj se ngjashëm e kanë synimin edhe në Kosovë, pa harruar asnjëherë se krerët në Serbi janë ata që para pak viteve provuan ta bëjnë projektin e shkëmbimit territorial, i cili si ide nuk mund të them se ka vdekur, por si projekt gjithsesi dështoi. Pra, të njëjtët që provuan ndarjen e Kosovës në emër të shkëmbimit territorial, janë ata të cilët tashmë me shumë ngulm e kërkojnë asociacionin e komunave me shumicë serbe, që është i papranueshëm për ne. Prej marrëveshjeve që përmendët, besoj se kryesorja që kurrsesi nuk bën të zbatohet është kjo”, tha Kurti.

Kurti në Syri Tv ka deklaruar edhe njëherë se nuk e dëshiron nismën “Ballkani i Hapur” që mbështetet nga Edi Rama dhe Presidenti serb Vuçiç. Kurti theksoi se Serbia kërkon të destabilizojë Ballkanin.

“Nuk besoj që PS është Partia e Punës, mirëpo sa i përket disa iniciativave rajonale ne nuk pajtohemi. Unë besoj se Serbia do të destabilizojë Ballkanin, që nuk është neutrale, por ka marrë anën e Kremlinit. Nuk mund të jesh neutral mes zjarrfikësit dhe zjarrit. Ata i kanë 14 aviona MIG29. 8 i kanë marrë nga Bjellorusia dhe 6 nga Rusia dhe këtu nuk ka dilema”, tha Kurti.

Më tej kryeministri i Kosovës tha se “nisma e Ramës dhe Vuçiçit me ‘Ballkanin e Hapur’ do të dështojë sepse Ballkani nuk mund të hapet ndaj askujt tjetër, pasi është e hapur prej vitesh vetëm ndaj BE-së, SHBA-së dhe NATO-s”.

“Nuk e di plotësisht nëse plani është ta zëmë, ky Ballkani i Hapur si ide. Unë nuk mendoj se do të ketë sukses. Edhe mendoj se është i gabueshëm. Ballkani i Hapur nënkupton një synim që nuk na qenka i hapur, por duhet ta hapim, por ndaj kujt? Ne jemi të hapur ndaj BE-së dhe SHBA-së, dhe NATO-s. Por të hapet Ballkani ashtu siç është hapur Serbia për Federatën Ruse dhe Kinën, unë mendoj se është gabim”, deklaroi Kurti.

Ndër të tjera lidhur me këtë çështje, Kurti u shpreh se çdo gjë që nuk është e mirë për Kosovën, nuk është e mirë as për Shqipërinë.

“Çdo gjë që nuk është e mirë për Kosovën nuk është e mirë as për Shqipërinë , çka nuk është e mirë për Shqipërinë nuk është e mirë as për Kosovën. Ne jemi dy shtete por jemi një komb dhe duhet të rrisim bashkëpunimin dhe ndjeshmërinë për njëri-tjetrin. Në ‘Procesin e Berlinit’ udhëheq Gjermania, në ‘Ballkanin e Hapur’ udhëheq Serbia, unë besoj se procesi i Berlinit nën udhëheqjen e kancelarit Scholz është rruga e duhur drejt integrimit evropian. Nuk është shpejt por nuk ka rrugë më të mirë dhe mos harroni që Serbia dëshiron që faktorët perëndimorë të mos jenë në një vijë. Serbia dëshiron që as Gjermania të mos pajtohet me Francën dhe as Brukseli më Uashingtonin. Ndërkohë që interesi i shqiptarëve është raporti i mirë trans-atlantik, ne kemi interes sinkronizimin e dyfishtë, sinkronizimin Paris-Berlin dhe Bruksel-Uashington”, tha Kurti.

Continue Reading

Aktuale