Connect with us

Lajme

Planifikoni të udhëtoni në BE: Ja sa para duhet të merrni me vete!

Published

on

Të gjitha vendet anëtare të BE-së kanë të caktuar një shumë minimale të parave që duhet të posedoni gjatë qëndrimit në vendin e tyre në ditë, shkruan in7.

Kështu që të qëndroni në Francë është e nevojshme që të keni të paktën 120 euro për shprnzime në ditë. Ju duhet të shpenzoni kaq para në ditë për të qëndruar në atë vend. Përndryshe rojet kufitare kanë të drejtë t’ju ndalojnë të hyni në vend nëse nuk e përmbushni këtë detyrim.

Për shkak të vërshimt nga azilkërkuesit dhe migrantët drejt Evropës, disa vende i kanë forcuar kontrollet e tyre nëpër pikat kufitare.

Rumunët janë të rreptë dhe nuk pranojnë garanci bankare dhe karta, ata rreptësisht kërkojnë të keni para të gatshme.

Kështu hyrja në Kroaci kërkon 70 euro në ditë, ndërsa hyrja në Hungari 30 euro në ditë. Hyrja në Gjermani 45 euro në ditë, dhe për Italinë sa më i gjatë të jetë qëndrim, aq më e vogël është shuma e kërkuar, për pesë ditë atje do t’ju duhet 280 euro.

Pra nëse keni vendosur të udhëtoni jashtë shtetit përveç parave, duhet të kontrolloni dy herë datën e skadimit të pasaportës tuaj.

Arsyeja është se në vendet e BE-së vlefshmëria e pasaportës llogaritet ndryshe, pasi në të kundërtën mund të ktheheni nga kufiri. Në vendet e BE mund të udhëtoni nëse pasaporta skadon për tre muaj, por jo nga data e udhëtimit, por data e kthimit në vend.

Sa i përket vendeve jashtë BE-së, dokumenti i udhëtimit duhet të jetë i vlefshëm për të paktën 180 ditë, pra 6 muaj nga data e nisjes, kjo vlen për në Tunizi dhe për në Egjipt. Pasaportat e fëmijëve kanë një afat më të shkurtër kohore./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

KSHZ-ja nxjerr rezultatet e para paraprake të zgjedhjeve lokale

Published

on

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, në një dalje për shtyp, ka nxjerrë rezultat e para të kandidatëve që kanë fituar komunat që në raundi e parë dhe ato që shkojnë në balotazh, pas dy javësh, më 31 tetor.

Rezultatet parapake të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit:

Haraçina shkon në balotazh, LSDM-BDI

Manastir shkon në balotazh LSDM-VMRO-DPMNE

Bogovina shkon në balotazh

Bevernica shkon në balotazh

Butel ka fituar VMRO-DPMNE-ja

Silevo shkon në balotazh VMRO-LSDM

Vevçan shkon në balotazh LSDM-VMRO

Vrapçisht shkon në balotazh ASH-BDI

Gazi Baba ka fitura në raundin e parë

Gjevgjeli shkon në balotazh LSDM-VMRO

Gradsko ka fituar VMRO-ja

Dibër shkon në balotazh BDI-ASH

Dimir Hasar shkon në balotazh VMRO-LSDM

Dollnen shkon në balotazh LSDM-BDI

Zhelinë shkon në balotazh Besa-BDI

Kërçovë shkon në balotazh BDI-VMRO

Kratov shkon në balotazh LSDM-VMRO

Kriva Pallanka fiton LSDM

Krushevë fiton LSDM

Kumanovë shkon në balotazh LSDM-kandidat i pavarur

Likovë fiton BDI

Kamenicë shkon në balotazh VMRO-LSDM

Makedonski Brod shkon në balotazh VMRO-LSDM

Ohër shkon në balotazh VMRO-LSDM

Continue Reading

Kosovë

Për humbjen në Prizren, Anton Quni ia lë fajin edhe horoskopit

Published

on

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka arritur t’i marrë vetëm 14,98% të votave në zgjedhjet e djeshme, ku doli i treti pas Mytaher Haskukës së Lëvizjes Vetëvendosje (40,43%) dhe Shaqir Totajt të Partisë Demokratike të Kosovës (31,10%).
Një nga faktorët për humbjen e djeshme, Quni tha se ishte edhe pozita e yjeve në horoskop. Ai tha se LDK-ja e filloi vonë fushatën në këtë komunë, ndërsa tha se beson që e kanë bërë më të mirën e mundshme, raporton Express.

“Është fakt që kemi filluar vonë. Kjo më shumë lidhet me shëndetin tim.

Thuajse nga salla e operacionit jam kyçur në fushatë. Besoj që e kemi bërë më të mirën që kemi mundur, me prezantimin e programit, me agjendën tonë, me takimet, me bashkëbisedimet, me promovimet e të gjithë atyre vlerave që ne i ofrojmë për qytetarët. Normal, kjo çështje varet nganjëherë edhe nga pozita e yjeve në horoskop. Këto nuk kanë qenë në favorin tonë”, tha Quni për Klan Kosovën.

Ai shtoi se ka pasur edhe faktorë tjerë që kanë ndikuar në rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“Janë edhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë. Krijohet një opinion. Vetë fakti se përsëriteshin sondazhet publikisht, tregohet sadopak se nga duhet të orientohet vota”, tha Quni.

Ai deklaroi se nuk kanë vija të kuqe për LVV-në dhe LDK-në që do të garojnë në balotazh.

“Me Z.Haskuka nuk kemi përvoja të mira”, tha Quni, i cili shtoi se “me seriozitetin më të madh do ta analizojmë situatën”.

Continue Reading

Lajme

Ja sa këshilltarë kanë partitë politike në Strugë

Published

on

Ja numri i 27 këshilltarve të rinj në Këshillin e ardhshëm komunal të Strugës, 2021-2025:

BDI- 10 këshilltarē
ASH-AA- 7 këshilltarë
VMRO-DPMNE- 5 këshilltarë
LSDM- 4 këshilltarë
BESA – 1 këshilltarë

Në Strugë do të ketë raund të dytë në garën për kryetar komune mes Ramis Merkos nga BDI dhe Idri Istrefit nga ASH-AAA.

Continue Reading

Aktuale