Connect with us

Argëtim

Një test interesant/Çfarë vini re së pari në këtë foto, tregon se kush jeni

Published

on

Të gjithë ne kemi karakteristikat tona që na bëjnë ata që jemi. Ndonjëherë këto karakteristika mund të jenë të dukshme për të tjerët, por për ne mund të jenë të panjohura. Nëse doni të njihni më mirë veten tuaj, bëjeni këtë test dhe zbuloni një aspekt të fshehur të personalitetit tuaj, shkuan in7.

Shikojeni fotografinë … Çfarë vini re së pari në të? Përgjigja juaj mund të zbulojë diçka për karakterin tuaj për të cilin ju nuk jeni të vetëdijshëm.

Harpë (LIRË)

Ju keni një zemër të madhe dhe gjithmonë bëni diçka për të tjerët. Ndonjëherë ju jeni ekstrovert-e, i/e sjellshëm-e, i/e shoqëruesh(me)ëm dhe ndonjëherë edhe introvert, i/e kujdessh(me)ëm, i/e rezervuar. Për ju është stresuese kur jeni vetëm për një kohë të gjatë, kështu që më së shumti dëshironi të rrethoheni nga miqtë, sepse kështu merrni energjinë e nevojshme për ju. Disa nga aspiratat tuaja janë goxha joreale. Siguria është një nga qëllimet tuaja kryesore në jetë. Ju keni një intuitë të fortë dhe jeni një person shumë i kujdesshëm.

Fytyrë femre

Ju jeni një vlerësues-e i/e mirë i karakterit dhe keni një vullnet të fortë. Ju jeni krenar me atë që jeni shumë të mirë, në bashkëpunim me njerëzit tjerë, mbi të gjitha sepse dini se kujt t’i besoni, e kujt jo. Ju jeni shumë afër miqve tuaj më të mirë, të cilët janë nga njerëzit e paktë me të cilët ndiheni rehat. Nuk ndjeheni asnjëherë plotësisht të relaksuar kur jeni duke biseduar me njerëz të rinj, dhe ndonjëherë kur flisni veças, ndodh edhe me njerëz që i njihni, mund të ndjeheni jo rehat dhe të habitur. Ju gjithashtu keni shumë vetëvlerësim dhe luftoni për atë, që e dini, se e meritoni.

Qiell

Jeni një udhëheqës i mirë dhe me një efekt energjik, ndikues, mbi njerëzit … Ju jeni një person me të cilin secili do ta kalojë kohën – ju u jepni atyre energji dhe ju duket sikur ushqehen shpirtërisht. Ju jeni gjithashtu popullor dhe mund t’i drejtoni të tjerët – për ju kjo është e natyrshme sepse njerëzit ju besojnë dhe gjithmonë ju dëgjojnë. Por nuk jeni aq të sigurt me veten tuaj, siç mendojnë shumica e njerëzve dhe shpesh dyshoni në veten tuaj. Vetëm miqtë e tu më të afërt e dinë, sepse nga jashtë është e vështirë për tu vërejtur. Ju i kushtoni vëmendje të hollësishme dhe i shqyrtoni me kujdes pyetjet e rëndësishme pa u mbështetur në fat, i cili mundet edhe t’ju ndihmojë për zgjidhje ndonjëherë./in7.tv/

Continue Reading

Argëtim

Ky është aksidenti më qesharak me makinë në botë (Video)

Published

on

Një kamera sigurie ka regjistruar momentin kur dy makina duke u kthyer në mbrapa për të dalë në një rrugë me dy drejtime, përplasen me njëra-tjetrën.

Skena ka ndodhur, sikur të ishte me regji, në një mënyrë të sinkronizuar në mënyrë perfekte siç shihet në video, jashtë një servisi makinash në Sao Paolo të Brazilit.

Continue Reading

Argëtim

Spektatorja doli në pistën e një gare të çiklizmit pak para vijës së ‘finishit’ dhe përplaset me kampionin e mundshëm të garës

Published

on

By

Spektatorja doli në pistën e një gare të çiklizmit pak para vijës së ‘finishit’ dhe përplaset me kampionin e mundshëm të garës

Ky është momenti tronditës kur një spektatore në një garë çiklizmi doli në pistë pak para vijës së ‘finishit’ dhe u përplas me kampionin e mundshëm të garës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, tifozët që ishin të pranishëm dëgjohen duke bërtitur derisa gruaja dhe çiklisti përplasen në tokë.

E gjithë ngjarja u fimua të shtunën.

Incidenti besohet se ndodhi në eventin e çiklizmit Condaca Salmor në El Hierrro në ishujt Kanarie, Spanjë.

Pamjet tregojnë çiklistin duke shkuar drejt vijës së finishit pasi bëri rrugë prej 55 miljesh.

Përplasja bëri që të dy të përplasen në tokë, derisa çiklisti humbi garën.

Si pasojë e këtij incidenti, gruaja pësoi lëndime të lehta, çiklisti pësoi lëndim të lehtë të kokës dhe u dërgua për trajtim në spital. /Telegrafi/

Continue Reading

Argëtim

Qëndroi ulur në akull 3 orë për të thyer rekordin Guinness (VIDEO)

Published

on

By

Një burrë lituanez vuri në provë qëndrueshmërinë e tij duke kaluar 3 orë e 1 minutë i zhytur deri në qafë në akull, për të thyer Rekordin Botëror Guinness.

Valerjan Romanovski e rrëmbeu rekordin Guinness për qëndrueshmërinë më të gjatë të kontaktit të plotë të trupit me akullin, duke u ngjitur në një enë qelqi të mbushur me kube akulli në sheshin kryesor në qytetin historik të Vilniusit në Lituani.

Përfaqësuesit e Guinness ishin në dispozicion për të monitoruar përpjekjen, e cila zgjati 3 orë e 1 minutë. Ata thanë se do të duhet pak kohë për ta verifikuar rekordin në fjalë.

Rekordi aktualisht mbahet nga entuziastja franceze e qëndrueshmërisë, Romaine Vandendorpe, e cila kaloi 2 orë e 35 minuta e zhytur në akull në dhjetor 2020.

Continue Reading

Aktuale