Lajme
Bundestagu pritet të japë dritën e gjelbër për negociatat me BE-në
Javën e ardhshme, Bundestagu gjerman do të vendosë nëse është për fillimin ose jo të negociatave të Maqedonisë së Veriut për integrim në Bashkimin Evropian.
Vota e Gjermanisë është e rëndësishme pasi ishte pikërisht arsyeja e shtyerjes së dhënies së datës në qershor. Zv.kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani ndodhet për vizitë zyrtare në Berlin ku thotë se ka marrë garancë që Gjermania do të mbështesë fillimin e negociatave me Shkupin.
Osmani në Berlin ka takuar ministrin shtetëror për Evropë Mihajl Rot.
“Mora konfirmim për mbështetje të fuqishme nga Gjermania dhe për votë në Këshill por edhe pritje që Bundestagu do të verifikojë ose do të aprovojë bindshëm rekomandimin e Komisionit Evropian për fillim të bisedimeve. Ajo që gjithashtu ishte moment i rëndësishëm dhe i mirë për mua sot ishte letra për mirëseardhje nga kryetari i Bundestagut, presidenti i Parlamentit gjerman që të marr pjesë në seancën plenare të Bundestagut javën e ardhshme në atë moment kur Gjermania do të aprovojë vendimin për fillim bisedimesh”-tha Bujar Osmani, zv/kryeministri për çështje evropiane.
Ndërkohë gjatë javëve të ardhshme do të dihet se kur, për këtë çështje, do të vendosin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deputeti special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor në një intervistë për Zërin e Amerikës ka deklaruar se shpreson që Maqedonia e Veriut të marrë dritë jeshile për fillimin e negociatave.
“Ne shpresojmë që Maqedonia e Veriut do t’i fillojë negociatat për anëtarësim pas takimit të Këshillit të Evropës më 16 tetor. Ne besojmë se qeveria në Maqedoninë e Veriut e ka kaluar këtë kriter, madje shumë herë. Maqedonia e Veriut, gjithsesi se mund ta ndihmojë kauzën e saj me zbatimin e agjendës së reformave dhe zbatimin e ligjit të ri për Prokurorinë Publike. Ne do të donim të ishim partnerë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në mbështetje të agjendës së reformave. Duam ta ndihmojnë atë vend të ecë përpara”-pohoi Metju Palmer, Deputeti special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor.
Gjatë vizitës në Shkup ditë më parë, presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk ftoi vendet anëtare të BE-së të bëjnë pjesën e tyre, gjegjësisht të votojnë për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut.
Lajme
Krenar Lloga kockë e fortë në Qeveri!?
Motoja e Aleancës për Shqiptarët që nga hyrja në Qeveri ishte për të bërë dallimin. Me të nisur punën ministrat e ASH-së vërshuan takimet me ambasadorë të ndryshëm të vendeve evropiane por edhe me përfaqësues amerikanë, e edhe me grupe dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm në vendin tonë.
SmartNews në këtë editorial konstaton se më i zëshëm dhe me performancë të jashtzakonshme tani po paraqitet edhe Krenar Lloga, ministër i drejtësisë. Ai ka bërë bujë me deklaratat dhe qëndrimet e tij të cilat bëjnë dallimin në qëndrime nga partitë e tjera të koalicionit.
Vetingu në drejtësi u paraqit si prioritet dhe po punohet me faktorin ndërkombetarë.
Mund të dallojmë fokusin e veçantë të tij në rastet e montuata politike, ku Lloga tha se beson se ka njerëz të pafajshëm në burgjet e Maqedonisë. Ai tha se për rastin “Alfa” jam i interesuar edhe para emërimit si ministër.
Ai foli edhe për kërkesën për ekstradim të ish-kryeministrit Gruevski, si dhe vendimi për amnesti të të dënuarve gjatë pandemisë.
Por së fundmi qëndrimi i tij për hapjen e preambules dhe heqjen e 20% nga kushtetuta siç duket ishtë kafshatë e vështirë për partnerët e koalicionit të cilët reaguan njëzëri kundër kësaj ideje të ministrit të Drejtësisë.
Ai tha se nuk heq dorë nga qendrimi i tij dhe sot ka përsëritur se ndryshimi i preambulës është prioritet, ndërsa me hapjen e Kushtetutës duhet të përmirësohen edhe zbrastirat kushtetuese dhe të hiqet termi 20%.
Ai tha se këto kanë qenë propozimet e tij gjatë takimit me kryeministrin dhe faktorët e tjera, ndërsa vendimet do të duhet të merren me konsensus.SmartNews.mk
Lajme
Lloga: Unë mbes në qëndrimin tim!
Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, ka pesëritur sot qëndrimin e tij se ndryshimi i preambulës është prioritet, ndërsa me hapjen e Kushtetutës duhet të përmirësohen edhe zbrastirat kushtetuese dhe të hiqet termi 20%.
Ai tha se këto kanë qenë propozimet e tik gjatë takimit me kryeministrin dhe faktorët e tjera, ndërsa vendimet do të duhet të merren me koncenzus.
Lajme
Lloga dhe Ministrja e Drejtësisë e Austrisë, Alma Zadiq, nënshkruan një deklaratë të përbashkët për fuqizimin e bashkëpunimit për reformat në gjyqësor
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, zhvilloi një takim pune me Ministren e Drejtësisë së Austrisë, Alma Zadiq. Austria mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Lloga dhe Zadiq nënshkruan një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim të të dy ministrive në fushën e mbrojtjes së zbatimit dhe të parimeve të sundimit të ligjit, reformave në fushën e ligjit civil dhe penal, luftën kundër korrupsionit dhe digjitalizimin e gjyqësorit. Të dy ministrat u pajtuan, Austria nëpërmjet të ekspertëve të saj të bart diturinë dhe përvojën, duke përfshirë dhe trajnime profesionale të gjykatësve dhe prokurorëve. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, tha se çdo ndihmë e Austrisë është e mirëseardhur për zhvillimin e mëtutjeshëm të shtetit. Ministrja e Drejtësisë e Austrisë, Alma Zadiq, i dëshiroi punë të suksesshme Ministrit Lloga dhe e porositi se përqëndrimi i rajonit duhet të jetë në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e reformave.
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid031M7FHbLEZ3ejuiCTazN2kcE4Nt1fBfjbR3nj4n3vtsKrjpexCnJPGRJyrn7JmGWil/?mibextid=cr9u03
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare