Lajme
Askush nuk guxon t’ju shqetësojë në vendin e punës, në të kundërtën ka sanksione dhe dënime
Çdo lloj ngacmimi në vendin e punës si dhe abuzimi i të drejtave në vendin e punës është i ndaluar me ligj, shkruan in7.
Ngacmimi në vendin e punës mund të jetë në formën e ngacmimit psikologjik dhe seksual.
Si ngacmim psikologjik në vendin e punës, llogaritet çdo sjellje negative nga një individ ose grup që përsëritet, në vazhdimësi dhe në formë sistematike, e që shkel dinjitetin, integritetin, reputacionin dhe nderin e punonjësit dhe i shkakton atij një ndjenjë frike ose siklet, poshtërim, qëllimi i të cilit mund të jetë një shkelje e shëndetit fizik dhe mendor, duke kompromentuar të ardhmen profesionale të punonjësve, ndërprerjen e punësimit ose largimin nga puna.
Ndërsa ngacmimi seksual, në kuptimin e këtij akti, është çdo sjellje verbale, jo-verbale, apo fizike që ka natyrë seksuale, që synon ose përbën shkelje të dinjitetit të kandidatit për punësim ose të punësuarit, e cila shkakton ndjenjë frike ose siklet, apo poshtërim.
Kush mund të jetë kryesi i ngacmimit?
Si ekzekutorë të ngacimit në vendin e punës mund të jetë: një ose më shumë persona me sjellje negative, pavarësisht nga statusi i tyre – punëdhënësi në cilësinë e personit fizik, personi përgjegjës tek punëdhënës – person juridik, i punësuar ose grupi i punonjësve tek punëdhënës ose një palë e tretë me të cilin punonjësi apo punëdhënësi vjen në kontakt gjatë kryerjes së punës në vendin e punës.
Vendi ku ndodh ngacmimi
Si vend ku mund të kryhet ngacmimi psiqik apo seksual në vendin e punës cilsohet vendi/vendet ku kalon i punësuari dhe që i nënshtrohet ngacmimit gjatë largimit apo ardhes së tij në punë, vetëm nëse ngacmimi vjen nga i punësuar tek i njëjti punëdhënës, apo me punonjësin e punëdhënësit të njëjtë me të cilin udhëtoni bashkë.
Procedura e mbrojtjes
Punonjësi ose personi i angazhuar në një kontratë pune me një punëdhënës dhe i cili e konsideron veten të ngacmuar në vendin e punës duhet t’i drejtohet me shkrim personit të cilin ata e konsiderojnë ngacmues dhe ta këshillojë atë që sjellja e tij ose e saj është e papërshtatshme, e papranueshme dhe e padëshirueshme, me synimin për të zgjidhur situatën e diskutueshme, d.m.th., kërkohet një zgjidhje pa filluar procedurën për mbrojtje kundër ngacmimit në vendin e punës dhe për të paralajmëruar se do të kërkojë mbrojtje ligjore nëse sjellja e tillë nuk pushon menjëherë.
Para paraqitjes së padisë në gjykatën kompetente, punëmarrësi mund të paraqesë kërkesë me shkrim për mbrojtje kundër ngacmimit tek punëdhënësi.Kërkesa mund të paraqitet brenda gjashtë muajve nga koha e fundit kur ngacmimi në vendin e punës është kryer për herë të fundit. Punëdhënësi mund të vendosë një nga masat për mosrespektimin e rendit të punës dhe disiplinës, pra shkeljen e detyrimeve të punës, e nëse në afat prej gjashtë muajsh përsëri ai kryen ngacmim ose abuzim, punëdhënësi mund të anulojë kontratën e punës për ngacmuesin, ose të vendosë një masë të ndërprerjes së punës në përputhje me ligjin.
Mbrojtja ligjore
Nëse punonjësi nuk është i kënaqur me rezultatin e procedurës së mbrojtjes së ngacmimit, ai ose ajo mund të paraqesin padi në gjykatën kompetente. Në një proces gjyqësor, një punonjës që e gjen veten të ekspozuar ndaj ngacmimit në punë mund të kërkojë:
– konstatim se ai ose ajo ka pasur ngacmime në vendin e punës,
– ndalimi i sjelljes që paraqet ngacmim në punë, d.m.th. ndalimi i përsëritjes së ngacmimit në punë,
– ndërmarrjen e veprimeve për të eleminuar pasojat e ngacmimit në vendin e punës, dhe
– kompensimin e dëmit material dhe jomaterial të shkaktuar nga ngacmimet në vendin e punës.
Ndërkaq barra e provave se nuk ka patur sjellje specifike që paraqet ngacmim në vendin e punës i takon të pandehurit.
Sanksionet
Gjobë në vlerë prej 5,000 deri në 6,000 Euro në kundërvlerë në denarë do t’i shqiptohet punëdhënësit – personit juridik, nëse:
1) ngacmon në vendin e punës dhe abuzon me të drejtën e mbrojtjes nga ngacmimet në vendin e punës;
2) nuk merr masat e nevojshme parandaluese dhe të tjera për të mbrojtur punonjësin nga ngacmimet në vendin e punës;
3) nuk e informon punonjësin para punësimit dhe punonjësit që janë në punë në lidhje me ndalimin e ngacmimit në vendin e punës, detyrimet dhe përgjegjësitë në lidhje me kryerjen e ngacmimit në vendin e punës, mënyrën dhe mundësitë e mbrojtjes./in7.tv/
Lajme
Edhe në sondazhin e ri Taravari shumë pranë Ahmetit
Lideri i ASH-së, Arben Taravari sërish i afrohet me popullaritet atij të BDI-së, Ali Ahmeti. Në sondazhin e fundit realizuar nga Instituti për Politika Publike (IPP) “Arbën Xhaferi”, Taravari është katër përqind pas Ahmetit.
“Sondazhi i IPP Arbën Xhaferi i realizuar ekskluzivisht me shqiptarë në Maqedoninë e Veriut tregon se kur bëhet fjalë për opinionin publik për liderët partiakë, Ali Ahmeti (BDI) është më i popullarizuari, me besueshmëri neto prej zero (neutrale) dhe 49.7% të opinioneve pozitive. Arben Taravari (ASh) qëndron afër si i dyti, me besueshmëri neto prej -9.4 dhe 45% të opinioneve pozitive”, thuhet në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
Pas Ahmetit dhe Taravarit radhitet Izet Mexhi, si figure politike e popullarizuar te shqiptarët edhe pse nuk është kryetar partie. Pas Mexhitit janë Kasami i Besës dhe lideri i Alternativës, Gashi radhitet i fundit.
“Pas tensioneve të brendshme në BDI, Izet Mexhiti, lideri i fraksionit brenda BDI-së i njohur si “Grupi i Zjarrit” është lideri i tretë partiak më i popullarizuar me besueshmëri neto prej -28.8% dhe 35.3% të opinioneve pozitive. Bilall Kasami (Lëvizja Besa) renditet i katërti, me besueshmëri neto prej -43% dhe 28.2% të opinioneve pozitive. Lideri partiak me përkrahjen më të vogël popullore është Afrim Gashi (Alternativa), me besueshmëri neto prej -74.6% dhe vetëm 12.4% të opinioneve pozitive”, thuhet më tej në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
30.8% e shqiptarëve kanë thënë se do të votonin për BDI-në nëse zgjedhjet parlamentare do mbaheshin nesër. ASh renditet e dyta me 14.9%, e ndjekur nga Lëvizja Besa me 9.6%. Alternativa do të merrte vetëm 2% të votave, ndërsa PDSH është fare afër zeros (0.3%). Ndër partitë maqedone, 1.6% e shqiptarëve do të votonin për LSDM-në dhe vetëm 0.1% për VMRO-DPMNE-në.
“Interesante është se në mesin e atyre që kanë thënë se do të votonin për BDI-në, një e treta prej tyre (31.7%) do të zgjidhnin të votonin për “Grupin e Zjarrit” në rast se ky fraksion do të kandidonte si i pavarur nga BDI-ja. Kjo do të ndikonte seriozisht në skenën politike shqiptare, duke ulur përqindjen e votave të BDI-së në 19.5%, ndërsa “Grupi i Zjarrit” do të renditej si forca e katërt politike me 9.3%”, qendron në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
Sondazhi është realizuar me 1,000 të anketuar të moshës 18 vjeç e lart ku pjesëmarrësit janë anketuar ndërmjet 15 dhe 21 marsit përmes intervistave telefonike. Hulumtimi është kryer duke përdorur metodologjinë e përzgjedhjes rastësore, duke siguruar një përfaqësim gjithëpërfshirës të popullatës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, bazuar në karakteristikat demografike si gjinia, mosha, arsimi, si dhe njësia zgjedhore dhe komuna ku ata jetojnë. Margjina e gabimit është 3.1 pikë, me një nivel besimi 95 për qind.
Lajme
Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.
Lajme
Anëtarë te Besës në Gostivar kalojnë në ASH
Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare