Connect with us

Komente

Artan Dika zbulon: Në Klinikën ku punon Bujar Osmani nuk ka asnjë shkronjë shqipe

Published

on

JO ASNJË FJALË SHQIP POR AS EDHE NJË SHKRONJË E VETME NË SHQIP NË INSTITUCIONIN E TIJ

Pasi e çkoqi miletin me disa konferenca propagandistike për ndërtimin e minirrugës nga Shkupi deri në kufi me Kosovën – rrugë me vetëm 12 km që nuk ka asnjë shenjë se do të fillojë, edhe përkundër premtimit 15 vjeçar të partisë së tij – tipi qenka nisur në aksion për t’i hedh hi syve popullit prap, tash me tabela. Asgjë për tu habitur. Kariera politike e tij njeh storje të rrenave pompoze, premtimeve të bujshme pa asgjë konkrete, spine mashtruese dhe njolla të zeza të turpshme të deklarimeve publike (si ato për rastin “Monstra” dhe Haki Azirin), të gjitha të bëra bazuar në parimin “qëllimi e arsyeton mjetin” dhe “gënje sa të mundesh se qëllimi arrihet, gjënjeshtra harrohet”. Për këto në një postim tjetër se janë shumë e nuk kam shumë kohë.
Tipi paska dal tash nëpër kojshi me kerr edhe paska slikat disa pllaka e tabela në hyrje të disa institucioneve që i ka zgjedhur vet paraprakisht. Por si i thojnë llafit: “para se me e pa kojshin shif shtëpinë tate”, ne i bëmë një vizitë institucionit ku tipi është i punësuar dhe ku nuk guxon ta hapë gojën para drejtorit të tij. Ajo që pamë është në fotot më poshtë në të dy katet e kësaj klinike. Jo asnjë fjalë, po asnjë shkronjë në gjuhën shqipe. As në ato fletët e bardha që ndërrohen shpesh se kur është “poseta”! Nuk po e ngarkojmë këtë postim edhe me foto të izveshtajeve (raporteve), upateve (udhëzimeve), otpusnopismove (flëtlëshimeve), historive të pacientëve, etj., etj., ku tipi dhe qeverisja tragjiko-komike e partisë së tij nuk ka arritur të ndryshojë jo 700.000 po as edhe një shkronjë të vetme.
Si ka mundësi tash që tipi nuk e shef mungesën e gjuhës shqipe në institucionin e vet, ku ai shkon në punë çdo javë, por del në shëtitje me kerr edhe e kërkon atë nëpër komshilluk? Vetëm hipokrizi dhe hedhje hi syve popullit quhet kjo, asgjë tjetër!
Ligji i fundit për gjuhët ishte kusht i tjetërkujt për të hyrë në qeveri në vitin 2017, ashtu si edhe tabelat në oborrin e Qendës Klinike që i vendosi tjetërkush kur ishte ministër. Historia më e re në Maqedoni na mëson se BDI-ja ka sjellë dy ligje për gjuhën shqipe: 1. kur hyri në qeveri në vitin 2008 dhe 2. ndryshimi dhe plotësimi i ligjit kur hyri në qeveri në vitin 2011, të cilat jo vetëm që nuk e zyrtarizuan gjuhën shqipe por e sakatosën atë aq keq sa e bënë përdorimin e saj jopraktik.
Meqë ra fjala, kush është Bujari që përmendej në bisedën e Kryetarit të partisë së tij me Zv. Kryeministrin e ri, se po ndërhyn që faji i vrasjes së një personi t’i mvishet një të pafajshmi? Asnjë Bujar nuk është identifikuar deri tani, apo jo … e çuditshme!

Continue Reading

Komente

Aliu: Deputeti Ademi i frustruar, paramendoni të ishte ky kryeparlamentar

Published

on

Në emisionin Klan Debat, analisti Qenan Aliu komentoi incidentin në Kuvend duke thënë se:

”Kjo që pamë nga këto skena duket një gjë shumë e shëmtuar dhe e trishtë për syrin e njeriut, sepse ata janë deputet dhe kanë marrë legjitimitetin e popullit, ky Arbër Ademi duket i frustruar paramendoni të jetë ky kryeparlamentar si do reagonte, unë mendoj se ky mundohet të tregojë forcë karshi kryetarit të tij se ai mund ti bëj ballë deputetëve opozitarë” – tha Qenan Aliu. /KlanMacedonia/

Continue Reading

Komente

Koci: “Shqetësuese, numri i grave me shami po rritet në mënyrë rapide”

Published

on

Avokati kosovar, Arianit Koci, po thotë se numri i grave që po bartin mbulesa në Kosovë është në rritje. Për këtë, ai tha se arsyeja është te mungesa e lirisë së lëvizjes nëpër Europë dhe se izolimi i krijon hapësirë ardhjes së një ideologjie politike fetare. Ndonëse thotë se e konsideron liri e të drejtë individuale, Koci s’mendon se mbulesa është identitet shqiptar.

“Nuk e di sa po e vëreni, por te ne, në mënyrë rapide mos me thënë shqetësuese, po rritet numri i zonjave dhe zonjushave që kanë filluar me e vendosë mbulesën në kokë. Dhe atë, jo mbulesën çfarë e kanë bartë disa gjyshe tana, por mbulesë tipike që e shpreh përcaktimin fetar”.

Koci gjithashtu pyet se a ka pasë “kaq shumë zonja apo zonjusha me mbulesa 20 apo 30 vite më herët?”.
“Mungesa e komunikimit me Evropën, kryesisht për shkak të izolimit që na ka bërë padrejtësisht Bashkimi Evropian, është një prej arsyeve kryesore të depërtimit të ideologjisë fetare. Ideologjisë politike fetare. Thjesht është kjo punë: sa më tepër komunikon me Europën, thith prej kulturës, dokeve dhe zakoneve të saj. Në të kundërtën, strukturat retrograde që e përhapin ideologjinë politike përmes feve, e krijojnë terrenin dhe momentumin për zhvillim e vet. E për momentin, ato po lulëzojnë! Prandaj, liberalizimi i vizave dhe komunikimi me botën është esencial për neve. Këtë duhet ta kuptojë Evropa, sa nuk është bërë vonë. E kur bëhet vonë, ky do të jetë problem më i madh për Evropën se për vetë Kosovën”.

Koci në një postim në Facebook tregoi edhe një ngjarje me të cilën është përballur një ditë.

Postim i i plotë:

1. Qëndrimi im që shamia e kokës mund të ndalohet vetëm me ligji – e jo me improvizime që po bëhen, është i njohur.
Në fakt, besoj që baza e një shoqërie demokratike dhe e shëndoshë është liria e shprehjes.
Kjo është arsyeja që unë ia mbroj lirinë e shprehjes, edhe ndonjë personi me të cilin nuk pajtohem thuaja për asgjë. E mbroj atë liri, me çdo kusht. E në kuadër të lirisë së shprehjes hyn edhe e drejta për bartjen e shamisë së kokës/mbulesës.

2. Nuk e di sa po e vëreni, por te ne, në mënyrë rapide mos me thënë shqetësuese, po rritet numri i zonjave dhe zonjushave që kanë filluar me e vendosë mbulesën në kokë. Dhe atë, jo mbulesën çfarë e kanë bartë disa gjyshe tana, por mbulesë tipike që e shpreh përcaktimin fetar.A reflekton kjo identitetin shqiptar dhe përcaktimin tanë evropian? Aspak!

3. Isha pardje në një spital. E punësuara – rreth të 30-ave të vonshme- zonjë që e njoh ka kohë, e kishte vendosur shaminë e kokës. Para disa muajve, nuk e ka pasur! Kolegja e saj ishte po ashtu me shami. Në pritje, edhe dy zonja ishin me mbulesë të kokës. As në Turqi, nuk ndodh që prej gjashtë zonjave në një hapësirë, katër të jenë me shami.

4. E drejtë individuale dhe liri e shprehjes?
Patjetër!
A kemi pasur kaq shumë zonja apo zonjusha me mbulesa 20 apo 30 vite më herët?
Jo! Absolutisht jo!
A reflekton kjo identitetin tanë shqiptar dhe përcaktimin tanë evropian?
Aspak!
Kur kanë bartur burka nënat dhe gratë shqiptare?
Kurrë!
Sa herë kaloj në rrugën Bajram Kelmendi (ish-Vellusha), në qendër të Prishtinës, shoh zonja me burka.

5.Mungesa e komunikimit me Evropën, kryesisht për shkak të izolimit që na ka bërë padrejtësisht Bashkimi Evropian, është një prej arsyeve kryesore të depërtimit të ideologjisë fetare. Ideologjisë politike fetare.Thjesht është kjo punë: sa më tepër komunikon me Evropēn, thith prej kulturës, dokeve dhe zakoneve të saj.
Në të kundërtën, strukturat retrograde që e përhapin ideologjinë politike përmes feve, e krijojnë terrenin dhe momentumin për zhvillim e vet.

E për momentin, ato po lulëzojnë! Prandaj, liberalizimi i vizave dhe komunikimi me botën është esencial për neve.
Këtë duhet ta kuptojë Evropa, sa nuk është bërë vonë. E kur bëhet vonë, ky do të jetë problem më i madh për Evropën se për vetë Kosovën.

Continue Reading

Komente

Reagon i revoltuar aktori tetovar: Nuk më punësojnë për arsye politike

Published

on

Aktori tetovar, Abdulla Osmani, ka reaguar i revoltuar pas mospranimit të tij në Teatrin e Tetovës.

Para pak kohësh Teatri i Tetovës hapi konkurs për punësimin e tre aktorëve të rinj. Tek i njëjti, konkuroi edhe aktori Osmani, por edhe pas përmbushjes së kushteve, ai u refuzua.

Postimi i plotë:

“Teatri… mollë e ndaluar për mua!
Të nderuar, e di se shumica prej jush e keni të vështirë të solidarizoheni për arsye se edhe juve ky rregjim mund t’ju hakmerret. Ju kuptoj dhe ju mirëkuptoj por në këtë situatë e kam të domozdoshme që t’a mbroj veten time dhe dinjitetin tim. Aq më tepër se nën përgjegjsinë time, kam një vajzë dhe një fëmijë tjetër rrugës, e që si prind nuk kam se si t’ja shpjegoj vajzës sime se edhe pas 5 roleve si aktor profesionist, në konkursin e fundit për 3 aktorë në Teatrin e Tetovës unë nuk jam pranuar.

Në fakultetin e Artit Dramatik jam regjistruar në vitin 2011 edhe pas 11 viteve në këtë fushë, unë akoma nuk mund të punësohem, vetëm e vetëm për bindjet e mija politike. Por mua nuk mund të më detyroni që të largohem nga vendlindja ime ashtu siç ‘evakuohet’ shumica e rinisë nga ky vend.
Për këtë situatë po njoftohen një nga një të gjitha institucionet vendore dhe të huaja. Teatri është i qytetarëve dhe si i tillë mundësia duhet të jetë për të gjithë e njejtë.

I jam falenderues publikut që më kanë përkrahur në ç’do shfaqje dhe kjo më bën që unë të vazhdoj në rrugën dhe drejtimin që kam sakrifikuar plot 7 vite studim.” – ka shkruar aktori Osmani në fejsbukun e tij.

Continue Reading

Aktuale