Lajme
Janeva në këmbim të tre banesave kërkon lirim nga paraburgimi
Katica Janeva kërkon të lirohet nga paraburgimi në Shutkë. Ajo garanton se nuk do të arratiset dhe ofron si garanci apartamentet e vajzës dhe të birit dhe një apartament tjetër të një familjari të ngushtë .Ish- prokurorja speciale kërkon një masë më të butë për shkak të përkeqësimit të shëndetit në burgun Shuto Orizar në Shkup. Avokatja e saj Irena Fërçkovska pretendon se Janeva nuk ka pse të jetë në paraburgim.
“Katica Janeva është shkarkuar nga posti i Prokurores Publike Speciale, si dhe nga posti prokuror publik në Gjevgjeli. Pra në asnjë mënyrë nuk mund të ndikojë as te dëshmitarët, as në lëndët. Tashmë ekzistojnë kushte ligjore për të mos zbatuar masën më të rreptë të ndalimit, por të përcaktohen masa të tjera të kujdesit. Përveç kësaj, garancia është një lloj sigurie për praninë e saj”-tha Irena Fërçkovska, avokate e Katica Janevës.
Avokatja kërkesën e saj për të shfuqizuar paraburgimin e Janevës e dorëzoi në gjykatë. Dhe ndërsa mbrojtja sqaron pse Janeva duhet të dalë nga Shutka, Prokuroria e Krimit të Organizuar po analizon nëse ish-shefes së PSP-së do ti zgjatet apo ti zëvendësohet paraburgimi me masë më të butë.
“A thua prokurorja (Vilma Ruskovska) do ta përdorë atë të drejtë ligjore dhe të kërkojë zgjatjen e masës së paraburgimit, ose do të propozojë një zëvendësim me një masë më të butë, këtë nuk mund ta themi aktualisht, sepse ende punohet në analizën e dëshmive verbale dhe materiale”-thonë na Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit
Paraburgimi 30-ditor i Janevës skadon të premten. Ajo, së bashku me Bojan Jovanovskin dhe Zoran Mileski -Kiçeec, janë të dyshuar rastin “Reket”, për marrjen e një milion e gjysmë eurove, për shfuqizimin e paraburgimit të biznesmenit Orce Kamcev, të paditur në rastin “Perandoria”. Përndryshe, sipas listës anketuese, dy fëmijët e Janevës kanë nga një apartament në Shkup, njëri me vlerë 100,000 dhe tjetri 60,000 euro. Janeva posedon një shtëpi prej 370 metrash katrorë në Gjevgjeli e cila, sipas avokatit, është dhënë në hipotekë për kredi. Janeva gjithashtu ka tokë dhe tokë bujqësore në Gjevgjeli, si dhe kursime të parave prej rreth 100,000 eurove.
BURIMI: ALSAT
Lajme
Treni në Maqedoni përplas për vdekje dy emigrantë që flinin në hekurudhë

Policia në Maqedoninë e Veriut njoftoi se dy emigrantë humbën jetën në jug të vendit, mëngjesin e të mërkurës herët të mërkurën kur një tren mallrash i goditi teksa flinin pranë shinave në errësirë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës jashtë Miravcit, një fshat afër kufirit me Greqinë. Policia tha se dy emigrantët vdiqën menjëherë. Ata nuk dhanë asnjë informacion mbi identitetin apo kombësinë e viktimave.
Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut thuhet se të mërkurën në ora 02:20 në Stacionin Policor të Gjevgjelisë është raportuar se në linjën hekurudhore, ndërmjet stacionit hekurudhor Miravci dhe stacionit hekurudhor të Klisurës, një tren mallrash i cili udhëtonte në linjën Stacioni Hekurudhor Gjevgjeli – Ngarkesa Trubarevë, ka goditur dy persona të cilët kanë qenë të shtrirë në hekurudhë. Organet kompetente po punojnë për identifikimin e trupave të pajetë.
Emigrantët shpesh përdorin shinat hekurudhore si udhërrëfyes ndërsa në mënyrë klandestine nisen drejt Evropës qendrore. Një aksident i ngjashëm vrau 14 emigrantë nga Afganistani dhe Somalia në vitin 2015-të.
Policia tha se ka kapur qindra emigrantë në muajt e fundit pasi e ashtuquajtura rrugë ballkanike, e cila kalon përmes Maqedonisë së Veriut, është bërë më aktive pas heqjes së kufizimeve të udhëtimit nga COVID-19.
Bota
Stoltenberg: Marrëdhëniet me Rusinë në gjendjen më të keqe që nga Lufta e Ftohtë

I pyetur nëse NATO po supozon se ne po hyjmë në një Luftë të dytë të Ftohtë, Stoltenberg thotë se NATO është përpjekur për marrëdhënie më të mira me Rusinë për dekada, përcjell Bota sot.
I pyetur nëse NATO po supozon se ne po hyjmë në një Luftë të dytë të Ftohtë, Stoltenberg thotë se NATO është përpjekur për marrëdhënie më të mira me Rusinë për dekada, përcjell Bota sot.
Ai thotë se Rusia u ftua të merrte pjesë në shumë aktivitete dhe u konsiderua një partner strategjik i NATO-s në vitin 2010, por “është Rusia ajo që u largua” nga përpjekjet për të ndërtuar partneritet.
Ai e ka bërë këtë me një model sjelljeje – duke përdorur forcën kundër Gjeorgjisë, duke aneksuar Krimenë dhe duke përdorur forcën në Donbas në Ukrainën lindore që nga viti 2014, thotë ai.
Marrëdhëniet e NATO-s me Rusinë janë në nivelin më të ulët që nga fundi i Luftës së Ftohtë, thotë ai, por nuk ka dyshim se përgjegjësia për këtë është nga Rusia.
Ai thotë se anëtarët e NATO-s dhe vendet e tjera me të njëjtin mendim dëshirojnë t’u drejtohen vendeve që “nuk janë po aq të mendimit”, por “ne nuk mund të jemi naivë” dhe ka nevojë të sigurohet se nuk ka rrezik për ndonjë veprim ushtarak kundër një vend i NATO-s.
Kosovë
Qeveria e Kosovës obligon kthimin në RKS të targave të komunave paralele

Qeveria e Kosovës ka vendosur masa reciprociteti për hyrje të shtetasve të Serbisë në Kosovë. Në mbledhjen elektronike, Qeveria Kurti vendosi që aplikojë të njëjtën masë, sikur Beogradi zyrtar, që nuk pranon letërnjoftimin, por në hyrje kosovarët i pajisë me një letër që zëvendëson dokumentet e identifikimit. Në njoftimin për media të qeverisë thuhet se gjithashtu është marrë vendim që banorëve, kryesisht në veri të vendit që kanë targa të lëshuara nga Serbia, por në emër të qyteteve të Kosovës, t’ua japë edhe një shans,”të fundit”, për kthim në targa RKS. Sipas Qeverisë, pronarëve të veturave me këto targa u është mundësuar që kthimin në RKS ta bëjnë në periudhën 1 gusht 2022 – 31 shtator 2022.
Miratimin e kabinetit qeveritar e mori edhe vendimi sipas të cilit çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë. Fletë-deklarimi do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore.
Gjithashtu, sipas vendimit, automjetet me targa të regjistrimit të Serbisë që paraqiten për kalim të kufirit shtetëror dhe kanë për qëllim të lëvizin në territorin e Republikës së Kosovës, duhet të kenë të vendosur ngjitësin në pjesën e simboleve dhe emërtimit shtetëror, nga data 01.08.2022. Mekanizmi i tillë do të vlejë deri me 31.10.2022.
Ky mekanizëm është pa paragjykim ndaj afatit maksimal të qëndrimit të automjeteve të tilla në territorin e Republikës së Kosovës, thuhet në kumtesën e qeverisë, transmeton klankosova.tv.
-
Lajmet kryesore8 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota4 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë6 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme9 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi