Connect with us

Kosovë

Hashim Thaçi niset për SHBA, do të marrë pjesë në pritjen e Trumpit

Published

on

Presidenti Hashim Thaçi, sot është nisur për në SHBA, ku do të ketë takime zyrtare në Iowa dhe New York.

Në Des Moines, kryeqytetin e Iowa-s, me të cilin është binjakëzuar Kosova, kreu i shtetit do të vizitojë pjesëtarët e FSK-së që janë duke ndjekur trajnime në Gardën Kombëtare të shtetit të Iowa-s.

Ai po ashtu do të takojë studentet kosovare që kanë shkuar të ndjekin studimet postdiplomike në kuadër të programit “Gratë në energji” të “MFK”.
Ndërsa, në New York, presidenti Thaçi do të ndjek punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Takimi kryesor është pritja te Presidenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Donald Trump.

Thaçi do të marrë pjesë edhe në darkën e shtruar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, për liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, numri një Kosovës pritet të takojë krerë shtetesh të vendeve nga bota dhe liderë të organizatave ndërkombëtare.

Continue Reading

Kosovë

16 raste të reja COVID-19 sot në Kosovë

Published

on

By

Në 24 orët e fundit në Kosovë fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rasti me fatalitet si pasojë e koronavirusit.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 16 raste të reja nga 1.557 testime, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, duke iu referuar të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.597 doza të vaksinës kundërCOVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.553.816 doza të vaksinës. Deri më sot 716.855 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i tyre është 157.292. Në total numri i rasteve aktive është 428.

Continue Reading

Kosovë

Kurti për kërcënimin: Nuk ndjehem i rrezikuar, s’e kam ndryshuar agjendën

Published

on

By

Kurti për kërcënimin: Nuk ndjehem i rrezikuar, s’e kam ndryshuar agjendën

Kryeministri i Kosovës Albini Kurti, ka folur në konferencë për media për kërcënimet që ka marrë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Në një postim në Facebook, një person me llogari false kishte thënë se do të paguante para për vrasjen e Kurtit.

Kurti ka thënë se nuk ndihet i kërcënuar dhe se nuk e ka ndryshuar agjendën që e kishte të planifikuar. Ai nuk ka dhënë detaje se për çka është kërcënuar dhe nga kush.

“Unë nuk ndjehem i rrezikuar, por janë organet e sigurisë që i vlerësojnë rrethanat e caktuara, përndryshe unë as dje e as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”, tha Kurti.

Kurti u përgjigj edhe sa i përket pyetjes për braktisjen e institucioneve nga përfaqësuesit serb.

“Mund të ketë pretekste të imagjinuara, por nuk ka arsye që përfaqësuesit serb t’i braktisin institucionet”, tha Kurti.

Burimi

Continue Reading

Kosovë

U kërcënua me jetë, zbulohet mesazhi në “Facebook”: 50 mijë euro për atë që vret Kurtin

Published

on

By

U kërcënua me jetë, zbulohet mesazhi në “Facebook”: 50 mijë euro për atë që vret Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë mbrëmjen e djeshme kërcënime për jetën.
Edhe pse zëdhënësi i kryeministrit të Kosovës, Përparim Kryeziu, nuk dha detaje se nga kush është kërcënuar apo në çfarë rrethanash, mediat kosovare kanë zbuluar një postim publikuar në rrjetin social Facebook, përmes së cilës ofrohen 50 mijë euro për këdo që e vret Kurtin.

Kështu një person ka shkruar në faqen “Shes Blej Gjithçka” se do të jepte 50 milionë euro atij që vret Albin Kurtin, ndërkohë që ka listuar edhe listën e çmimeve që janë rritur në Kosovë.

Po ashtu, në po të njëjtin grup, një tjetër person ka shkruar se do t’i jepte 35 mijë euro shpërblim atij që e vret Kurtin.

Continue Reading

Aktuale