Connect with us

Lajme

Fotografia që la nën hije derbin e Ligës së Kampioneve

Published

on

Një fotografi e publikuar sot në rrejtet sociale ka bërë bujë ndër komentuesit dhe simpatizantët e partive politike, pëcjell in7.
Në fotografinë e publikuar nga neurologu Bujar Selmani në rrjetin social Facebook, shihen në një tavolinë Ali Ahmeti i BDI-së dhe Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët. Kaq ka mjaftuar që vëmendja e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve të kthehet në rrjetet sociale, nga garë mes tifozësh futbolli në garë e debate mes simpatizantësh partiakë.
Siç mëson in7, në tryezën e shtruar nga neurologu nga Vaksinca, Bujar Selmani të ftuar kanë qënë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe zëvendëskryeministri Sadulla Duraku. Këta të dy kanë që të ftuar si miq dhe bashkëpartiakë të nikoqirit Selmani.
Ndërsa nga ana tjetër, Arben Taravari ka qënë i ftuar si mik, koleg dhe si Mentor i Bujar Selmanit.
Fotografinë e ka komentuar edhe njëri nga anëtarët e LSDM-së nga Likova, Hadi Osmani.
“Kur po e shoh se çfarë opozite kemi më mbushet mendja të formoj një parti antiopozitare” – ka shkruar Osmani.
“Mishi i ka bërë bashkë Taravarin dhe Ahmetin” – janë disa nga komentet dhe titujt në mediat e ndryshme, përcjell in7.

Continue Reading

Bota

Hovenier këndon himnin amerikan për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së (Video)

Published

on

Në oborrin e Ambasadës Amerikane në Kosovë po zhvillohet një manifestim në përkujtim të Ditës së Pavarësisë Amerikane.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryetarja Vjosa Osmani janë në mesin e disa personaliteteve publike.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka performuar edhe himnin kombëtar para të ftuarve për të intensifikuar edhe më shumë natyrën emocionale të kësaj ceremonie.

“I lumtur të pres partnerët dhe miqtë kosovarë këtë mbrëmje, ndërsa shënojmë përvjetorin e 246-të të Ditës së Pavarësisë. Faleminderit që festuat me ne” shkroi Hovenier në Twitter.

Continue Reading

Lajme

Propozimi francez, grup i qytetarëve proteston para Qeverisë

Published

on

Pasditen e sotme para godinës së Qeverisë një grup i qytetarëve po proteston kundër propozimit të ri francez.

Protestuesit me flamuj qëndrojnë para Qeverisë, ndërkaq kërkojnë dorëheqjen e ekzekutivit, ndërsa thonë se i njëjti është i dëmshëm për interesat shtetërorë.

Përndryshe, edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare ka paralajmëruar protesta kundër këtij propozimi me arsyetimin se qeveria pronon bullgarizimin e vendit. /Telegrafi/

Continue Reading

Kosovë

Policia jep detaje për aksionin në veri, gjeti laborator për kultivimin e kanabisit

Published

on

Policia e Kosovës pas hetimeve paraprake, sot ka parashtruar kërkesë për urdhër-kontroll në organet e drejtësisë për kontrollin e një objekti pronë e të dyshuarit G.J., në Leshak të Leposavicit, pasi në objekt dyshohej se kultivohej bima e kanabisit.

Sipas Policisë, pas marrjes së këtij urdhri, sot rreth orës 10:10, gjatë realizimit të kontrollit të objektit, në dy kate të tij, janë gjetur pajisje për kultivimin e kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro.

“Laboratori ishte i pajisur mirë dhe ishte në gjendje të gatshme për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit, pra aty mungonin vetëm bimët, pasi gjithçka tjetër ishte e gatshme. Në konsultim me prokuroren ka filluar sekuestrimi i pajisjeve që janë gjetur në atë ndërtesë.

I dyshuari gjendet në arrati, kurse policia do të vazhdojë me hetimin dhe kompletimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Aktuale