Connect with us

Bota

Facebook ka pezulluar “chat-botin” e Netanyahut

Published

on

Facebook ka pezulluar një “chat-bot” në llogarinë e kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu, pasi ka shkelur ligjin që ndalon sondazhet e opinionit publik gjatë ditëve para mbajtjes së zgjedhjeve.

Kjo është hera e dytë brenda një javë që Facebook ka ndërmarrë veprime kundër faqes së Netanyahu, i cili përdor një veçori të automatizuar bisede për të komunikuar me ndjekësit, raportoi AP.

Javën e kaluar, Facebook sanksionoi faqen e kryeministrit izraelit për shkeljen e një ndalimi të gjuhës së urrejtjes në rrjetin social.

Në një deklaratë të sotme, Facebook tha se kishte pezulluar chat-bot për shkelje të ligjit vendor derisa qendrat e votimit në Izrael u mbyllën sot.

Në një video të postuar në Facebook, Netanyahu e quajti masën “jo proporcionale” dhe “të padrejtë”, duke pretenduar se partia e tij Likud ishte në shënjestër të komisionit zgjedhor të vendit.

Bëhet fjalë për një asistent virtual që falë inteligjencës artificiale, iu përgjigjet me mesazhe kërkesave të përdoruesve.

Continue Reading

Bota

Norvegji: Gruaja hakmerret për djegien e Kur’anit

Published

on

Pas një ndjekjeje spektakolare në autostradë, kreu i një grupi ekstremist anti-islamik në Norvegji u sulmua nga një makinë, pak minuta pasi dogji një Kur’an, në periferi të Oslos.

Policia norvegjeze ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona, mes tyre edhe drejtuesin e mjetit që përplasi qëllimisht makinën e Lars Toren dhe e përmbysi. Toren është kreu i organizatës radikale Stop islamizimit të Norvegjisë (SIAN). Pesë personat që udhëtonin në mjet kanë pësuar lëndime të lehta. Njëri prej tyre duhej të dërgohej në spital.

Në një video që tregon të gjithë episodin, e cila u postua në Facebook, Lars Toren dhe anëtarët e tjerë të organizatës së tij fillimisht shkojnë në Mortensrud, një periferi e Oslos me një komunitet të madh musliman. Anti-islamistët djegin një Kur’an në një kryqëzim, duke shkaktuar një reagim të ashpër nga banorët, të cilët përpiqen të shuajnë flakët.

Një turmë e vogël mblidhet shpejt për të protestuat. Dallon mes tyre një grua që rrëmben atë që ka mbetur nga libri i djegur. Më pas ajo hipën në një Mercedes që nis të ndjekë zjarrvënësit e Librit të Shenjtë. Por pak sekonda më vonë, Mercedesi mbërrin godet në rrugë automjetin e ekstremistëve, duke e përmbysur.

“Ne kemi të gjitha arsyet për të besuar se makina e SIAN është përplasur qëllimisht”, tha policia në një deklaratë.
Shumë aktivistë anti-islamikë të ekstremit të djathtë në Skandinavi, si danezo-suedezi Rasmus Palundan, e kanë bërë zakon vitet e fundit të djegin Kur’anin në lagjet ku jetojnë shumë muslimanë. Këto sfida, të cilat ata i portretizojnë si “liri e shprehjes”, shpesh çojnë në incidente me kundërprotestuesit, siç ndodhi së fundmi në Suedi gjatë fundjavës së Pashkëve. /tesheshi.com/

Continue Reading

Bota

Palestinezët do të dorëzojnë në SHBA plumbin që vrau Shireen Abu Akleh

Published

on

Autoritetet palestineze kanë rënë dakord që të dorëzojnë tek autoritetet amerikane, plumbin që e vrau gazetaren palestinezo-amerikane Shireen Abu Akleh gjatë një bastisje të bërë nga ana e forcave izraelite në territorin e okupuar të Bregut Perëndimor, bëri të ditur një zyrtar palestinez.

“Kemi rënë dakord që ta transferojmë plumbin për ekzaminim tek amerikanët”, tha të shtunën për Reuters prokurori i përgjithshëm palestinez Akram al-Khatib, duke mos dhënë detaje më të hollësishme.

Zyrtarët palestinezë, grupet për të drejtat e njeriut dhe mediet, kanë arritur në një konkludim se gazetarja e Al Jazeera Abu Akleh, është vrarë nga ushtria izraelite.

Gjatë muajit të shkuar, zyra për të drejtat e njeriut në OKB tha se nga informatat e mbledhura, del se plumbi që e vrau Abu Akleh me 11 maj u qëllua nga forcat izraelite.

Disa dëshmitarë thanë gjithashtu se forcat izraelite ishin ata që e kanë vrarë gazetaren e lindur në Jerusalem.

Sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore dhe balistikës, plumbi me maje të gjelbër është i projektuar për të shpuar jelekët anti-plumb dhe përdoret në pushkët M4. Ky plumb u nxor nga koka e gazetares.

Plumbi u analizua duke përdorur modele 3D, dhe sipas ekspertëve, ishte i kalibrit 5.56mm – i njëjti kalibër që përdoret nga ushtria izraelite. Plumbi ishte projektuar dhe prodhuar në SHBA thanë ndër të tjera ekspertët.

Glenn Carle, një ish-zëvendës oficer i inteligjencës kombëtare për kërcënimet ndërkombëtare në CIA tha se rezultatet e hetimeve mund ta vendosin presidentin amerikan Joe Biden në një pozitë të vështirë.

Continue Reading

Bota

Ushtria ruse e humbi kontrollin, e fundos anijen e vetë

Published

on

Marina ruse duket se ka hedhur në erë aksidentalisht një nga anijet e saj në Detin e Zi, duke shënuar një prej gabimeve më të rënda të forcave ushtarake të Vladimir Putin.

Një mjet lundrues raportohet të ketë shpërthyer kur goditi një minë detare ruse pranë Mariupolit. Ekuipazhi thuhet se i ka mbijetuar incidentit, por reputacioni i komandantëve të marinës ruse nuk është aq i padëmtuar.

Continue Reading

Aktuale