Connect with us

Lajme

Është hapur procedurë parahetimore për ‘5% nga e tëra’, provizion që ka kërkuar Gruevski nga kinezët për kredi për ndërtimin e autostradave

Published

on

Ish-kryeministri në arrati i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski është duke u hetuar në një rast të ri me dyshimin se ka marrë një komision (provizion) për ndërtimin e autostradave kineze, transmeton in7.

Siç mësohet, çështja është duhe u hetuar jashtë rastit ‘Trajektorja’, e cila ka të bëjë me përzgjedhjen e tenderit të kompanisë kineze ‘Sinëhidro’, e cila ka qenë me ofertë më të shtrenjtë dhe me zgjedhjen e saj shteti është dëmtuar për 155 milion euro.

GJYKATA PENALE SHPËTOI GRUEVSKIN NGA AKUZA PËR AUTOSTRADAT KINEZE

Procedura paraprake është sekrete dhe sipas burimeve jozyrtare, në të janë të përfshirë ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe disa të tjerë.

Ky hetim financiar sapo ka filluar në Prokurorinë Speciale, por do të kalojë në Prokurorinë Themelore Publike, nën të cilën dotë transferohen edhe prokurorët specialë, me të gjitha rastet e tyre. Por, kush do të vazhdojë të udhëheqë, ende nuk dihet gjë, pasi Prokurori i Shtetit Ljubomir Joveski ende nuk i ka shpërndarë hetimet tek prokurorët dhe prokuroritë.

Biseda mes Mile Janakieski dhe Nikolla Gruevski, e publikuar si pjesë e ‘bombave’ të 14-të të Zoran Zaevit, më 26 mars 2015:

NG: Mile çfarë po bën?
MJ: Mirë, jemi mysafirë tek Kireja.
NG: Tek kush?
MJ: Te Kire, Kire.
NG: A kështu. Sa sugjeroni për këtë?
МЈ: 5 nga tërësia.
NG: Çka 5 nga e tërë?
MJ: 5%.
NG: Jo, jo në shumë të saktë?
MJ: Pra, tani varet nga ajo që do të jetë, midis 15 dhe 18.
NG: Si e thatë, atje fole për përqindje apo për shumë të saktë?
MJ: E po … ata e përmendën atë, dhe është në rregull në përgjithësi. 5 në atë që do të kalojë. Kjo gjë varet nga oferta, por do të lëvizte midis 15 dhe 18, sipas disa parashikimeve.
NG: A do t’ju pranojnë kaq shumë?
MJ: Nëse i themi që ata do të pranojnë, po, kjo nuk është asgjë. Dhe tjetra është kështu.
NG: Mos është shumë, be, a? Të mos ekzagjerohet, të mos e ekzagjerojnë gazetarët.
MJ: Këtu unë shkova me një analogji nga ajo e mëparshmja, dhe … dhe ata e përmendën atë në një rast. Dhe tre është … tre është e saktë.
NG: Mmm. Mundohuni me 15 të shihni se si reagojnë, pastaj më telefono.
MJ: Mirë.
NG: Ajde.

Bëhet fjalë për autostradën Kërçovç-Ohër dhe Shkup-Shtip, për të cilat shteti huazoi 580 milion dollarë nga Banka Kineze Exim. Periudha e shlyerjes së huasë për autostradat është 20 vjet, me 5 vjet grejs periudhëi. Autostrada Shkup-Shtip është lëshuar në përdorim, ndërsa autostrada Kërçovë-Ohër duhet të përfundojë deri në qershor të vitit 2021.

Gruevski, i cili përfitoi azil në Hungari, është i akuzuar në rastin ‘Trajektorja’ se ka marrë vetëm një shpërblim për ndikim të kundërligjshëm dhe se është akuzuar për një krim më të vogël, për shkak të vonesave të gjykimit nëpër labirinthet e gjykatatave, atij në tetor të vitit 2019 do t’i vjetërsohet lënda. Të akuzuarit tjerë kryesorë në këtë lëndë janë: Mile Janakieski, Vladimir Pesevski dhe Ljupco Georgievski.

Gruevski akuzohet se ka ndikuar për të hartuar një ligj në Kuvend me të cilin kërkon që shteti të konraktojë pikërisht tek “Synohydro”, dhe me këtë shteti është dëmtuar prej 155 milion eurove.

Dyshimi është se për këtë insistim, Gruevskit mund të kishe marrë provizion nga ky kredit dhe për këtë PSP kishte nisur hetimet.

“I pandehuri Nikolla Gruevski, i motivuar nga ‘pesë në tërësi’, ka përdorur ndikimin e tij të vërtetë dhe pozicionin zyrtar si kryeministër dhe i ka kërkuar të pandehurit Vladimir Pesevski si zv / kryeministër dhe Mile Janakieski, si ministër i transportit dhe komunikimit, të zgjedhë një kompani për ndërtimi i autostradave pa kryer një procedurë të prokurimit publik”, ka thënë prokurorja e PSP-së, Lile Stefanova në hapjen e gjyqit për rastin ‘Trajektorja’ i cili kishte filluar më 1 mars të vitit 2018, 9 muaj pasi ishte dorëzauar aktakuza./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Edhe në sondazhin e ri Taravari shumë pranë Ahmetit

Published

on

By

Lideri i ASH-së, Arben Taravari sërish i afrohet me popullaritet atij të BDI-së, Ali Ahmeti. Në sondazhin e fundit realizuar nga Instituti për Politika Publike (IPP) “Arbën Xhaferi”, Taravari është katër përqind pas Ahmetit.

Sondazhi i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi për matjen e opinionit publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut


“Sondazhi i IPP Arbën Xhaferi i realizuar ekskluzivisht me shqiptarë në Maqedoninë e Veriut tregon se kur bëhet fjalë për opinionin publik për liderët partiakë, Ali Ahmeti (BDI) është më i popullarizuari, me besueshmëri neto prej zero (neutrale) dhe 49.7% të opinioneve pozitive. Arben Taravari (ASh) qëndron afër si i dyti, me besueshmëri neto prej -9.4 dhe 45% të opinioneve pozitive”, thuhet në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
Pas Ahmetit dhe Taravarit radhitet Izet Mexhi, si figure politike e popullarizuar te shqiptarët edhe pse nuk është kryetar partie. Pas Mexhitit janë Kasami i Besës dhe lideri i Alternativës, Gashi radhitet i fundit.
“Pas tensioneve të brendshme në BDI, Izet Mexhiti, lideri i fraksionit brenda BDI-së i njohur si “Grupi i Zjarrit” është lideri i tretë partiak më i popullarizuar me besueshmëri neto prej -28.8% dhe 35.3% të opinioneve pozitive. Bilall Kasami (Lëvizja Besa) renditet i katërti, me besueshmëri neto prej -43% dhe 28.2% të opinioneve pozitive. Lideri partiak me përkrahjen më të vogël popullore është Afrim Gashi (Alternativa), me besueshmëri neto prej -74.6% dhe vetëm 12.4% të opinioneve pozitive”, thuhet më tej në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
30.8% e shqiptarëve kanë thënë se do të votonin për BDI-në nëse zgjedhjet parlamentare do mbaheshin nesër. ASh renditet e dyta me 14.9%, e ndjekur nga Lëvizja Besa me 9.6%. Alternativa do të merrte vetëm 2% të votave, ndërsa PDSH është fare afër zeros (0.3%). Ndër partitë maqedone, 1.6% e shqiptarëve do të votonin për LSDM-në dhe vetëm 0.1% për VMRO-DPMNE-në.

Sondazhi i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi për matjen e opinionit publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut


“Interesante është se në mesin e atyre që kanë thënë se do të votonin për BDI-në, një e treta prej tyre (31.7%) do të zgjidhnin të votonin për “Grupin e Zjarrit” në rast se ky fraksion do të kandidonte si i pavarur nga BDI-ja. Kjo do të ndikonte seriozisht në skenën politike shqiptare, duke ulur përqindjen e votave të BDI-së në 19.5%, ndërsa “Grupi i Zjarrit” do të renditej si forca e katërt politike me 9.3%”, qendron në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
Sondazhi është realizuar me 1,000 të anketuar të moshës 18 vjeç e lart ku pjesëmarrësit janë anketuar ndërmjet 15 dhe 21 marsit përmes intervistave telefonike. Hulumtimi është kryer duke përdorur metodologjinë e përzgjedhjes rastësore, duke siguruar një përfaqësim gjithëpërfshirës të popullatës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, bazuar në karakteristikat demografike si gjinia, mosha, arsimi, si dhe njësia zgjedhore dhe komuna ku ata jetojnë. Margjina e gabimit është 3.1 pikë, me një nivel besimi 95 për qind.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Aktuale