Lajme
Çavkovi bën “luks” në burg
Mitko Çavkov, ish drejtor i Byrosë për Siguri Publike, i akuzuar dhe i dënuar për rastin e 27 Prillit, aktualisht po vuan ditët e burgut në Shtëpinë Ndëshkuese Korrektuese në Shtip, përcjell in7.
Por, sipas disa fotografive të publikuara nga gazetari, Zoran Bozhinovski, shihet se Çavkovi nuk ia del keq në Burgun e Shtipit. Në fotografi, Çavkovi “shijon burgun” me cigare kubaneze, birra dhe mish me bollëk.
“Vallë për komandantin e artë të 27 Prillit ekzistojnë rregulla të arta” – pyet Bozhinovski, duke bërë me dije se për të burgosurit tjerë nuk vlejnë rregullat si për Çavkovin, të cilit sipas tij, ushqimin ia sjellin prej jashtë dhe lejohet të bëjë qejfe sipas dëshirës. Ndërsa për cigaret kubaneze, Bozhinovski thotë se ia ka dërguar kreu i VMRO-DPMNE-së, përcjell in7.
Përndryshe, Mitko Çavkov u shpall fajtor nga Gjykata Penale për përfshirjen dhe organizimin e ngjarjeve të turpshme të 27 Prillit të vitit 2017, kur turma e protestuesve kundër qeverisë që formohej atëkohë, hynë brenda Kuvendit duke sulmuar deputetët. Nga sulmi më së shumti e pësoi kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili mezi u mbijetoi plagëve. U sulmua edhe kryeministri Zaev dhe disa deputetë e pjesëtarë të sigurimit të Kuvendit dhe funksionerëve shtetëror.
Mitko Çavkov është dënuar me 18 vite burg./in7.tv/
Lajme
Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24
“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri
Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare