Connect with us

Lajme

Këto ishin përgjimet e lëshuara në gjykatë për rastin ‘Monstra’

Published

on

Bisedat private dhe jo thelbësore u lëshuan në 13 nga 25 bombat në gjykatë për rastin ‘Monstra’, përcjell in7.

Në biseda dëgjohen Koce Trajanovski, Mile Janakieski, Gordana Jankuloska, Saso Mijalkov, Nadezhda Gruevska, Nikolla Gruevski, sekretarja personale e Gruevskit Lençe Samarxhiski, Katerina Najdenova, Vllatko Mijalkov, Olivera Trajkovska, Orce Kamçev, Mitko Çavkov dhe Ivo Kotevski.

Ajo që është karakteristike për këto bisedime është se deri më tani këto biseda janë private,që nuk kanë detaje thelbësore për vrasjen, por versionet e tyre për atë që ka ndodhur dhe cilat mund të ishin motivet.

Koce Trajanovski pyet Janakieskin nëse mundet që të hiqen shtylla e dritave përreth qarkores afër të cilës edhe ka ndodhur vrasja.

Jankuloska në bisedën me Janakieskin thotë se nuk kishte pasur ndonjë ngjarje më të tmerrshme në historinë e vendit me kaq shumë civilë të vrarë, madje as në Luftën e Parë Botërore apo Luftën e Dytë Botërore.

Katerina Najdenova dhe Lençe Samarxhiski diskutojnë për ngjarjen. E para i thotë të dytës se sipas parashikimeve të saja ka të involvuar edhe njerëz të uniformuar: “Personat e uniformuar do të jenë përfshirë”.

Nëna e Gruevskit bisedon me nipin e saj, Vlatko Mijalkov dhe i thotë se ajo i ka dërguar Saso Mijalkov një mesazh me versionin e saj të ngjarjes.

“Ideja është e imja, nuk është patjetër të pranohet”, thotë Nadezhda Gruevska.

Ajo e fton Vlatkon për drekë, i thotë se ka ndezur qirinj në kishë për të, Nikollën dhe për të gjithë.

“Kjo është bërë në mënyrë profesionale”, i thotë më tej Nadezhda, Vlatko Mijalkov.

Trajkovska dhe Kamcev diskutojnë dy herë për ngjarjen. Ata janë të impresionuar që policia i ka kapur shpejt të akuzuarit.

Gjykata dha pushim, për të vazhduar pas me publikimin e ‘bombave’. Në seancë marrin pjesë edhe të afërmit e të rinjëve të vrarë.

Për vrasjen e pesfishtë që ka ndodhur më 12 Prill 2012, ku u vranë të rinjtë, Kire Triçkovski, Filip Slavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Nakevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, ndërsa nga gjykata me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri dhe Afrimi dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata Supreme rrëzoi vendimet në dhjetor të vitit 2017, i liroi të arrestuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u shqiptoi masë kujdesi.

Pasi u rrëzuan aktgjykimet, rasti ‘Monstra’, kaloi tek PSP, kurse lënda ishte rikthyer në gjykim./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Gostivari pushton mediat e Shqipërisë

Published

on

By

Dje, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Bashkisë së Tiranës z.Erion Veliaj, ishte në Gostivar. Atij ju akordua titulli Qytetar Nderi i Gostivarit me motivacionin promovim dhe mbështetje e jashtëzakonshme për qytetin e Gostivarit.
Në fjalën e tij kryetari Komunës z.Arben Taravari tregoi miqësinë e veçantë që e lidh me kryebashkiakun tiranas, dhe shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë projektet e mbështetura nga Veliaj në Gostivar.
Nga ana e tij Erion Veliaj tregoi se dashuria e dedikimi i tij për Gostivarin, ishte e natyrshme për të, sepse ky qytet në drejtimin e Taravarit është një histori suksesi dhe është e lehtë të afeksinohesh pas komunave të sukseshme.
Më poshtë ju sjellim vegëzat dhe video nga ngjarja e cila u trajtua nga mediat më të rëndesishme të Shqipërise, kjo padyshim është një mjeshtri e Taravarit për promovimin e Gostivarit në arenën rajonale.



Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit: Krenar të kontribuoj për këtë qytet. Taravari: Tirana, qyteti më dinamik në Ballkan
Veliaj “Qytetar Nderi” i Gostivarit: “Krenar të kontribuoj për këtë qytet”; Taravari: “Tirana, qyteti më dinamik në ballkan” – Vizion Plus
Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit – Tv Klan

Continue Reading

Lajme

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit publik Vullnet Selimi zgjidh problemin e 163 të punësuarve pa kontrata

Published

on

By

163 punonjës shëndetësor në Shtëpitë e Shëndetit publik – Shkup që javën e kaluar protestuan në shenjë pa kënaqësie për faktin se kishin disa muaj që punonin pa kontrata pune tashmë çështja e tyre është zgjidhur.
Edhe pse ka vetëm pak ditë që është emëruar në krye të detyrës së drejtorit organizativ në Shtëpinë e Shëndetit publik- Shkup, drejtori Vullnet Selimi ka njoftuar se në koordinim me Ministrinë e Financave ka arritur të zgjidh çështjen e këtyre punonjësve.
“Pas pëlqimit të marrë nga Ministria e Financave gjatë javës së ardhshme do tu paguhen pagat për këto muaj si dhe do tu përgatisim kontratat për muajt vijues”, ka shkruar Selimi në rrjetin social Facebook.
https://www.facebook.com/1461036551/posts/pfbid064nfVH252tzRrKFk4qE13g3EuSFEis637cn3m7PemKZPsNkUbAUBSP4XosuDoHerl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale