Connect with us

Lajme

VMRO-DPMNE kërkon zëvendësimin e Ruskovskës dhe në vend të saj të jetë një profesor

Published

on

Kjo prokuroru duhe të ngelë e njëjta, por me një prokuror të ri për krimin e organizuar dhe korrupsionin, i cili gjithashtu mund të jetë profesor, është përgjigja e VMRO-DPMNE-së ndaj propozimit të ekipit qeveritar për ligjin e prokurorisë publike, njofton in7.

Opozita vlerëson se duhet të ndrohet prokurorja Vila Ruskoska dhe ka ofruar katër skenare për zgjdhjen e një prokurori të ri dhe në të gjitha këto ofertat, VMRO-DPMNE ka fjalën e fundit për zgjedhjet.

Deputeti Antonio Milososki, i cili është pjesë e ekipit negociator, dje ka thënë se modeli standard aktual duhet të ngelet si i tillë, i pandarë. Sipas tij, marrja e kompetencave nga PSP e deritanishme është OK, dhe nëse do të sillet ligji i ri për prokurorinë, ky ligj duhet të përmbajë edhe metodologji për zgjedhjen e një prokurori të ri për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupcionit, ku opozita, Kuvendi dhe Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime duhet të kenë një rol kyç.

“Në lidhje me vetë zgjedhjen, ne propozojmë një metodologji që do të sigurojë që qeveria të mos ketë fjalën e fundit dhe të zgjedhë një prokuror të kualifikuar nga qeveria, siç është rasti me zonjën Ruskovska, por opozita të propozojë një person nga ata që kanë konkuruar për këtë prokurori, nëse ky propozim nuk kalon atëherë të përsëritet e gjithë procedura edhe një herë, nëse teoritikisht edhe ai propozim nuk kalon atëherë opozita dhe shumica qeverisëse kanë mundësi që të propozojnë një personalitet të përbashkët deri tek Këshilli i Prokurorëve Publikë, por nëse edhe ky nuk kalon, atëherë opozita të ketë të drejtë që të propozojë tre kandidatë deri tek Këshilli i Prokurorëve Publikë, i cili do të vendosë në përputhje me standardet e ligjit dhe të zgjedhë prokurorin”, ka thënë Miloshoski.

Opozita beson se për zgjedhjen e prokurorit, përveç përgatitjeve profesionale, një prokuror për këtë prokurori mundet të nominohet edhe nga sfera akademike, që ka përvojë të përshtatshme në të drejtën penale, përkatësisht mund të jetë edhe profesor universitar.

Kryeministri Zoran Zaev dje ka thënë se nuk ishte i njohur me këtë propozimin, por theksoi se çdo propozim vlen për vëmendje, dhe se nuk duhet të lejohen situata kur politikanët dhe partitë të ndryshojnë prokurorët kur t’u kujtohet dhe bien dakord për diçka që është papranueshme.

“Ne nuk duhet të lejojmë – liderët, partitë të ulën kur t’ju kujtohe për të ndryshuar prokurorë. Vilma Ruskovska ka një mandat katër vjeçar, deri më tani është për dhjetë muaj si prokurore. Vilma Ruskovska udhëheq shumë raste, përfshirë atë dhe prokurorinë që udhëheq ajo. Njëra është ngjarjet e 27 Prillit dhe shumë të tjera dhe kjo është një arsye tjetër për të mos lejuar disa veprime që pengojnë këtë proces, kjo do të thotë gjyqësi e pavarur”, ka thënë Zaev.

Lidhur me një takim të ri të mundshën lidersh, Kryeministri Zaev ka thënë se ata do të presin sinjal nga grupet e punës dhe pastaj së bashku me ta, si udhëheqës të dy partive më të mëdha, apo vetëm të grupet e punës do të duhet që të zgjidhet kjo çështje e cila, sipas tij, është e rëndësishme për të siguruar vazhdimësinë e rasteve dhe se kjo është pritja minimale nga qytetarët dhe Bashkimi Evropian.

Continue Reading

Lajme

Edhe në sondazhin e ri Taravari shumë pranë Ahmetit

Published

on

By

Lideri i ASH-së, Arben Taravari sërish i afrohet me popullaritet atij të BDI-së, Ali Ahmeti. Në sondazhin e fundit realizuar nga Instituti për Politika Publike (IPP) “Arbën Xhaferi”, Taravari është katër përqind pas Ahmetit.

Sondazhi i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi për matjen e opinionit publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut


“Sondazhi i IPP Arbën Xhaferi i realizuar ekskluzivisht me shqiptarë në Maqedoninë e Veriut tregon se kur bëhet fjalë për opinionin publik për liderët partiakë, Ali Ahmeti (BDI) është më i popullarizuari, me besueshmëri neto prej zero (neutrale) dhe 49.7% të opinioneve pozitive. Arben Taravari (ASh) qëndron afër si i dyti, me besueshmëri neto prej -9.4 dhe 45% të opinioneve pozitive”, thuhet në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
Pas Ahmetit dhe Taravarit radhitet Izet Mexhi, si figure politike e popullarizuar te shqiptarët edhe pse nuk është kryetar partie. Pas Mexhitit janë Kasami i Besës dhe lideri i Alternativës, Gashi radhitet i fundit.
“Pas tensioneve të brendshme në BDI, Izet Mexhiti, lideri i fraksionit brenda BDI-së i njohur si “Grupi i Zjarrit” është lideri i tretë partiak më i popullarizuar me besueshmëri neto prej -28.8% dhe 35.3% të opinioneve pozitive. Bilall Kasami (Lëvizja Besa) renditet i katërti, me besueshmëri neto prej -43% dhe 28.2% të opinioneve pozitive. Lideri partiak me përkrahjen më të vogël popullore është Afrim Gashi (Alternativa), me besueshmëri neto prej -74.6% dhe vetëm 12.4% të opinioneve pozitive”, thuhet më tej në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
30.8% e shqiptarëve kanë thënë se do të votonin për BDI-në nëse zgjedhjet parlamentare do mbaheshin nesër. ASh renditet e dyta me 14.9%, e ndjekur nga Lëvizja Besa me 9.6%. Alternativa do të merrte vetëm 2% të votave, ndërsa PDSH është fare afër zeros (0.3%). Ndër partitë maqedone, 1.6% e shqiptarëve do të votonin për LSDM-në dhe vetëm 0.1% për VMRO-DPMNE-në.

Sondazhi i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi për matjen e opinionit publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut


“Interesante është se në mesin e atyre që kanë thënë se do të votonin për BDI-në, një e treta prej tyre (31.7%) do të zgjidhnin të votonin për “Grupin e Zjarrit” në rast se ky fraksion do të kandidonte si i pavarur nga BDI-ja. Kjo do të ndikonte seriozisht në skenën politike shqiptare, duke ulur përqindjen e votave të BDI-së në 19.5%, ndërsa “Grupi i Zjarrit” do të renditej si forca e katërt politike me 9.3%”, qendron në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
Sondazhi është realizuar me 1,000 të anketuar të moshës 18 vjeç e lart ku pjesëmarrësit janë anketuar ndërmjet 15 dhe 21 marsit përmes intervistave telefonike. Hulumtimi është kryer duke përdorur metodologjinë e përzgjedhjes rastësore, duke siguruar një përfaqësim gjithëpërfshirës të popullatës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, bazuar në karakteristikat demografike si gjinia, mosha, arsimi, si dhe njësia zgjedhore dhe komuna ku ata jetojnë. Margjina e gabimit është 3.1 pikë, me një nivel besimi 95 për qind.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Aktuale