Lajme
Pse nuk kumunikojnë partitë politike shqiptare në RMV me qytetarët?!
Në garën politike deri tani vazhdimisht kanë dalë subjekte të reja politike, të cilët konkurrojnë me programet e tyre politike për të tërhequr elektoratin.
Në fillim të pluralizmit politik ka funksionuar vetëm një parti politike shqiptare, Partia për Prosperitet Demokratik (PPD).
14 vite më vonë skena politike shqiptare pasurohet me dhjetëra parti të reja, shumica prej të cilëve kohë pas kohe kanë shuar aktivitetin e tyre politik.
Formimi i partive politike është shndërruar në një trend më të preferuar nga shumica e qytetarëve dhe grupacioneve të ndryshme, që synojnë ardhjen e tyre në pushtet, shkruan in7.
Por për të ardhur në pushtet duhet që të dukesh edhe në qendër të mediave, duke qenë sa më afër qytetarit, qoftë përmes deklaratave apo konferencave për shtyp, siç bëjnë partitë politike të bllokut maqedonas, të cilat në ditë kanë nga dy, tre apo më shumë paraqitje mediatike, kurse partitë e bllokut politik shqiptar janë strukur në selitë e tyre dhe heshtin.
Sipas njohësit të rrethanave politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Arben Llalla, rezultat i këtij moskumunikimi dhe qytetarin shqiptar të përfaqësuesve politik është se partitë politike tani nuk kanë ideologji, por tek këta mbisundojnë vetëm interesat e ngushta individuale.
“Partitë politike shqiptare pas botimet e bombave nga Zaevi kur ishte në opozitë janë kthyer në shërbëtor të partive sllavomaqedonase sepse ndihen në presion nga LSDM dhe VMRO për botimin e ndonjë skandali të madh të tyre. Për mendimin tim përfundimisht përfundojë koha që partitë shqiptare kishin ideologji, tashmë mbizotëron interesi i ngushtë individualë që sapo vjen në postë i harron votuesit e tij sepse e ka mendjen për tu pasuruar në mënyrë korruptive. Më vjen keq të them se nuk duhet pretenduar tashmë për daljen në terren të politikanëve shqiptar për vota apo për të dëgjuar hallet e votuesve të tyre. Votat tek shqiptarët janë me të numëruar që para votimeve sepse kemi një emigracion të madh të cilët nuk rikthen për të jetuar e jo më për të votuar. Dihen votat,. Votojnë administratorët dhe pensionistët, kështu BDI do e kemi në pushtet edhe 10 vite të tjera, ndërsa partitë opozitare shqiptar do mjaftohen që lideri partiak të zgjidhet deputet, ndoshta edhe ndonjë person tjetër nga katundi i madh”, thotë për in7, Abren Llalla.
Ndërkaq për analistin politik, Bujar Plloshtani partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut heshtin karshi qytetarit dhe votuesit pasi nuk kanë oferta reale politike që si rezultat i kësaj ato edhe e kanë humbur besimin tek qytetarët dhe kjo ka reflektuar edhe brishtësinë e kumunikimit midis tyre.
“Partitë politike shqiptare nuk janë parti politike që dinë ta përçojnë interesin e përgjithshëm, por grupime interesi për ta marrë pushtetin. Detyra e parë e tyre ka qenë dhe vazhdon të jetë ndarja e kulaçit për përfitime personale. Partitë politike shqiptare janë egocentrike, të drejtuar më shumë kah vetja, se sa nga interesi i qytetarëve. Asnjë prej partive politike shqiptare nuk kanë vërtetuar deri tani se janë të angazhuar për mirëqenien kolektive, por veprimet politike në praktikë janë parë si ndarje të kulaçit për çështjet personale. Mendoj se problemi kryesor i partive politike shqiptare qëndron në mungesën reale të ofertave politike, dhe se politikat e deritanishme kanë bërë popullin të humb besimin te të gjitha autoritetet, siç ka ndodhur me shqiptarët, dhe kjo ka reflektuar edhe në brishtësinë e komunikimit në njërën anë mes partive, dhe qytetarëve në anën tjetër. Humbja e besimit e kthen popullin në përbuzje deri në atë shkallë, sa të të shmangë, duke të lënë të shesësh mjegull në mesin e militantëve partiak”, thotë për in7, Bujar Plloshtani.
Partitë politike janë një komponentë e rëndësishme e demokracisë. Me pjesëmarrje në zgjedhje, përmes punës së tyre në legjislaturë dhe ekzekutiv, si dhe me mobilizimin e qytetarëve rreth koncepteve të veçanta të politike, partitë u ofrojnë qytetarëve zgjedhje të rëndësishme për qeverisje, si dhe mundësi për pjesëmarrje politike për ndryshimin e së ardhmes të vendit të tyre.E gjitha kjo bëhet edhe me kumunikim në mes të partive dhe qytetarëve, kurse partitë politike shqiptare janë mbyllur hermetikisht dhe nuk kumunikojnë me qytetarin, kjo është si rezultat i frikës së krerëve të partive për dështimet e njëpasnjëshme, apo nga mungesa e aftësive për të nuhatur problematikat, kjo ende nuk është e qartë. Por sidoqoftë, luftën politike partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut ua lënë vetëm partive të bllokut maqedonas, gjë që u lë hapësirë që qytetarët shqiptar të ndjehen të papërfaqësuar./in7.tv/
Bota
Hovenier këndon himnin amerikan për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së (Video)

Në oborrin e Ambasadës Amerikane në Kosovë po zhvillohet një manifestim në përkujtim të Ditës së Pavarësisë Amerikane.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryetarja Vjosa Osmani janë në mesin e disa personaliteteve publike.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka performuar edhe himnin kombëtar para të ftuarve për të intensifikuar edhe më shumë natyrën emocionale të kësaj ceremonie.
“I lumtur të pres partnerët dhe miqtë kosovarë këtë mbrëmje, ndërsa shënojmë përvjetorin e 246-të të Ditës së Pavarësisë. Faleminderit që festuat me ne” shkroi Hovenier në Twitter.
Happy to host Kosovan partners and friends this
evening as we mark our 246th Independence Day. Thank you for celebrating with us. #USInKosovo #USABirthday2022🇺🇸🇽🇰https://t.co/ZqrGrwqi6g pic.twitter.com/TdqUKHzjbU— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 1, 2022
Lajme
Propozimi francez, grup i qytetarëve proteston para Qeverisë

Pasditen e sotme para godinës së Qeverisë një grup i qytetarëve po proteston kundër propozimit të ri francez.
Protestuesit me flamuj qëndrojnë para Qeverisë, ndërkaq kërkojnë dorëheqjen e ekzekutivit, ndërsa thonë se i njëjti është i dëmshëm për interesat shtetërorë.
Përndryshe, edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare ka paralajmëruar protesta kundër këtij propozimi me arsyetimin se qeveria pronon bullgarizimin e vendit. /Telegrafi/
Kosovë
Policia jep detaje për aksionin në veri, gjeti laborator për kultivimin e kanabisit

Policia e Kosovës pas hetimeve paraprake, sot ka parashtruar kërkesë për urdhër-kontroll në organet e drejtësisë për kontrollin e një objekti pronë e të dyshuarit G.J., në Leshak të Leposavicit, pasi në objekt dyshohej se kultivohej bima e kanabisit.
Sipas Policisë, pas marrjes së këtij urdhri, sot rreth orës 10:10, gjatë realizimit të kontrollit të objektit, në dy kate të tij, janë gjetur pajisje për kultivimin e kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro.
“Laboratori ishte i pajisur mirë dhe ishte në gjendje të gatshme për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit, pra aty mungonin vetëm bimët, pasi gjithçka tjetër ishte e gatshme. Në konsultim me prokuroren ka filluar sekuestrimi i pajisjeve që janë gjetur në atë ndërtesë.
I dyshuari gjendet në arrati, kurse policia do të vazhdojë me hetimin dhe kompletimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
-
Lajmet kryesore8 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota4 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë6 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme9 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi