Connect with us

Lajme

A do të japë dritë jeshile Bundestagu për fillimin e negociatave me BE-në?!

Published

on

Parlamenti gjerman përgatitet për debat mbi raportin e progresit të Komisionit Evropian për Maqedoninë Veriore. Ligjvënësit gjermanë, sipas disa burimeve të mediave gjermane nga Bundestagu, më 26 shtator do të duhet të vendosin nëse do t’i japin vendit dritë jeshile për të filluar negociatat me BE-në.

Nga këto burime mësohet se është e mundur që edhe një ditë më herët raporti të jetë në rend dite të seancës së Komisionit për Çështje Evropiane, i cili, sipas procedurës, i rekomandon Bundestagut që të debatojë për çështjen në fjalë, shkruan in7.

Ky Komision, merret me çështje themelore që lidhen me integrimin evropian, temat institucionale dhe çështjet e zgjerimit të BE-së. Prandaj ka kompetenca të veçanta dhe përbëhet nga 39 anëtarë. Disa prej tyre janë anëtarë të Bundestagut, e pjesa tjetër janë anëtarë të Parlamentit Evropian.

Sinjalet nga Berlini janë inkurajuese, por deri më tani askush nuk jep një garanci0n 100 përqind se do të hapet dera për fillimin e negociatave. Sipas raportimeve të deritanishme, ende diskutohet rreth asaj se çka do të bëhet me Shqipërinë. Nëse edhe ajo do të jetë në paket me Maqedoninë e Veriut, apo do të ndahet dhe të presë një rradhë tjetër për fillim të bisedimeve.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mas, pas takimit të realizuar me Ministrin e Jashtëm të RMV-së, Nikolla Dimitrov, në Berlin, ka thënë se ai nuk sheh pengesa për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

“Ajo që është bërë në procesin e reformimit është e jashtëzakonshme. Parakushtet për fillimin e negociatave janë përmbushur dhe për këtë arsye ne qëndrojmë për fillimit të negociatave – si për ne nga Bundestagu, poashtu edhe tek partnerët tanë në BE, ekziston një frymë e tillë”, ka thënë Mas.

Kanë mbetur 30 ditë para samitit vendimtar të BE. Diplomacia maqedonase ka shfrytëzuar intensivisht ditët e fundit për të bindur vendet anëtare që 18 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe 14 vite pas statusit të kandidatit, përfundimisht ne meritojmë fillimin e negociatave.

Për këtë arsye, për një javë, Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov,ka realizuar vizita në Paris, Bruksel dhe Berlin.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani dje ishte në Bruksel, ku realizoi një takim me kreun e diplomacisë evropiane Federica Mogherini. Pas Brukselit, ai do të shkojë në Berlin dhe më pas në Varshavë.

“Jemi 30 ditë nga vendimi i madh për të filluar negociatat, me të cilin do të vulosen përpjekjet e përbashkëta gjatë këtyre dy viteve e gjysmë për të rivendosur axhendën evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Osmani në këtë takim, duke përcjellë mirënjohjen e qeverisë për Mogherinin në përkushtin e saj për arritjet e përgjithshme në këtë proces.

Sipas tij, në një të ardhme të afërt, do të mbyllen të gjitha mundësitë skeptike tek të gjithë vendet anëtare dhe me këtë “ne do të dëshmojnë se e meritojmë hapjen e negociatave”.

Gjatë takimit me Mogherinin, Osmani gjithashtu ka përmendur edhe zhvillimet më të fundit në vend, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Pavarësisht nëse kjo nuk është kërkesë zyrtare për vendimin e tetorit, sundimi i ligjit mbetet standardi ynë i vazhdueshëm për të cilin ju siguroj se nuk do të ketë lëshime, as për sa i përket vendosjes institucionale për luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe as mbi bazën e ‘rekordit të vazhdueshëm’ në zbatimin e shtetit të së drejtës”, ka thënë Osmani.

Megjithatë, për disa, nuk përjashtohet mundësia q[ disa vende të shfrytëzojnë këtë problematikë dhe të mos ratifikojnë hapjen e negociatave.

Franca, e cila ka argumentuar prej kohësh se zgjerimi duhet të shqyrtohet së bashku edhe me sundimin e ligjit dhe vazhdimin e reformave. Ky ishte mesazhi që Dimitrov mori këto ditë në takimin e tij me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë Franceze të Evropës dhe Punëve të Jashtme, Amélie de Montschallen.

Ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov në një intervistë për Deutsche Welle, ka thënë se do të ishte e vështirë të thuash “jo”, por pranoi se Franca mbetet e pavendosur për dhënien e një date për fillimin e negociatave. Procesi i vendimmarrjes në Paris është në fazën përfundimtare, por ende nuk ka asnjë vendim.

I pyetur se çfarë i shqetëson ato vende që ende nuk kanë marrë një vendim, Dimitrov, ka thënë se sa i përket detyrave të shtëpisë, ajo që mbetet ende pa epilog, është rezultati i negociatave për Ligjin e Prokurorisë Publike.

“Sidoqoftë, jo çdo ligj funksionon. Ka shtete anëtare që kanë linja të kuqe: të mos humbasin rastet, hetimet, rrugës nga institucioni i vjetër tek institucioni i ri i ardhshëm, të mos ketë amnisti të fshehur, të mos jetë politika ajo që vendos es kush do të ndiqet penalisht, por sistemi gjyqësor, prokurori etj. Unë mendoj se do të duhet të jemi shumë të azhurnuar në ditët dhe javët në vijim për të shpjeguar se ku jemi dhe cilat janë ndryshimet. Sidoqoftë, unë e vlerësoj atmosferën si jashtëzakonisht pozitive” ka thënë Dimitrov.

Ai, gjithashtu ka paralajmëruar edhe për rreziqet nëse Bashkimi Evropian nuk cakton një datë fillimi për negociatat në tetor.

“Nëse nuk kemi perspektivë, ne do të dobësohemi, ndërsa skeptikët, forcat nacionaliste dhe populistët do të forcohen, kjo do t’i burrërojë ata që dyshojnë në projektin evropian, për këtë orientim strategjik tonin, ndërsa një vendim pozitiv do të na ndihmojë që ne themi se gjërat janë në duart tona”, ka thënë Dimitrov.

Ai gjithashtu theksoi se vendi mbështet plotësisht integrimin evropian të Shqipërisë, por që ne nuk duhet të biem viktimë e logjikës së vendosjes së vendeve në pako, duke përkujtuar se proceset bazohet në meritat individuale.

Donald Tusk sot në Shkup

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, sot do të zhvillojë një vizitë në Shkup, ku do të takohet me Presidentin Stevo Pendarovski dhe Kryeministrin Zoran Zaev. Mandati i presidentit aktual të Këshillit Evropian skadon më 1 dhjetor, në vend të tij do të vijë Kryeministri belg, Charles Michel. Tusk nuk ka fuqi vendimmarrëse në Këshillin Evropian, pasi vendimi varet nga vendet anëtare. Ajo që pritet, thonë ekspertët, është që ai të inkurajojë që të kemi një dosje sa më të pastër, për të marrë një vendim pozitiv në samitin e tetorit..in7.tv/

 

Continue Reading

Lajme

Luma për incidentin në Kuvend: Ky akt duhet dënuar

Published

on

By

Luma për incidentin në Kuvend: Ky akt duhet dënuar

VIDEO

Continue Reading

Lajme

Video ku shihet si Arbër Ademi ofendon deputetin Halil Snopçen dhe ua ndalon fjalën deputetëve të ASH-së

Published

on

By

Video ku shihet si Arbër Ademi ofendon deputetin Halil Snopçen dhe ua ndalon fjalën deputetëve të ASH-së

Continue Reading

Kosovë

Kurti: S’do të lejoj “republikë serbe të dytë” në Kosovë

Published

on

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të lejojë një ‘republikë të dytë serbe’ në Kosovë ngjashëm me atë në Bosnjë e Hercegovinën.

Kurti ka thënë se në Bosnjë e Hercegovinë kanë filluar duke i bashkuar komunat me shumicë serbe drejt krijimit të një entiteti autonom i cili saboton shtetin e BeH.

“Unë nuk jam kundër serbëve, por Serbia është kundër nesh dhe nuk mund të lejoj një republikë serbe të dytë në Kosovë ngjashëm siç e kanë në Bosnje sepse edhe atje kanë filluar duke i bashkuar komunat me shumicë serbe drejt krijimit të një entiteti autonom, i cili e saboton shtetin e Bosnje Hercegovinës”.

“Unë besoj se ngjashëm e kanë synimin edhe në Kosovë, pa harruar asnjëherë se krerët në Serbi janë ata që para pak viteve provuan ta bëjnë projektin e shkëmbimit territorial, i cili si ide nuk mund të them se ka vdekur, por si projekt gjithsesi dështoi. Pra, të njëjtët që provuan ndarjen e Kosovës në emër të shkëmbimit territorial, janë ata të cilët tashmë me shumë ngulm e kërkojnë asociacionin e komunave me shumicë serbe, që është i papranueshëm për ne. Prej marrëveshjeve që përmendët, besoj se kryesorja që kurrsesi nuk bën të zbatohet është kjo”, tha Kurti.

Kurti në Syri Tv ka deklaruar edhe njëherë se nuk e dëshiron nismën “Ballkani i Hapur” që mbështetet nga Edi Rama dhe Presidenti serb Vuçiç. Kurti theksoi se Serbia kërkon të destabilizojë Ballkanin.

“Nuk besoj që PS është Partia e Punës, mirëpo sa i përket disa iniciativave rajonale ne nuk pajtohemi. Unë besoj se Serbia do të destabilizojë Ballkanin, që nuk është neutrale, por ka marrë anën e Kremlinit. Nuk mund të jesh neutral mes zjarrfikësit dhe zjarrit. Ata i kanë 14 aviona MIG29. 8 i kanë marrë nga Bjellorusia dhe 6 nga Rusia dhe këtu nuk ka dilema”, tha Kurti.

Më tej kryeministri i Kosovës tha se “nisma e Ramës dhe Vuçiçit me ‘Ballkanin e Hapur’ do të dështojë sepse Ballkani nuk mund të hapet ndaj askujt tjetër, pasi është e hapur prej vitesh vetëm ndaj BE-së, SHBA-së dhe NATO-s”.

“Nuk e di plotësisht nëse plani është ta zëmë, ky Ballkani i Hapur si ide. Unë nuk mendoj se do të ketë sukses. Edhe mendoj se është i gabueshëm. Ballkani i Hapur nënkupton një synim që nuk na qenka i hapur, por duhet ta hapim, por ndaj kujt? Ne jemi të hapur ndaj BE-së dhe SHBA-së, dhe NATO-s. Por të hapet Ballkani ashtu siç është hapur Serbia për Federatën Ruse dhe Kinën, unë mendoj se është gabim”, deklaroi Kurti.

Ndër të tjera lidhur me këtë çështje, Kurti u shpreh se çdo gjë që nuk është e mirë për Kosovën, nuk është e mirë as për Shqipërinë.

“Çdo gjë që nuk është e mirë për Kosovën nuk është e mirë as për Shqipërinë , çka nuk është e mirë për Shqipërinë nuk është e mirë as për Kosovën. Ne jemi dy shtete por jemi një komb dhe duhet të rrisim bashkëpunimin dhe ndjeshmërinë për njëri-tjetrin. Në ‘Procesin e Berlinit’ udhëheq Gjermania, në ‘Ballkanin e Hapur’ udhëheq Serbia, unë besoj se procesi i Berlinit nën udhëheqjen e kancelarit Scholz është rruga e duhur drejt integrimit evropian. Nuk është shpejt por nuk ka rrugë më të mirë dhe mos harroni që Serbia dëshiron që faktorët perëndimorë të mos jenë në një vijë. Serbia dëshiron që as Gjermania të mos pajtohet me Francën dhe as Brukseli më Uashingtonin. Ndërkohë që interesi i shqiptarëve është raporti i mirë trans-atlantik, ne kemi interes sinkronizimin e dyfishtë, sinkronizimin Paris-Berlin dhe Bruksel-Uashington”, tha Kurti.

Continue Reading

Aktuale