Connect with us

Denoncime

Vajza nga Shkupi shkon në Zvicër për punë, por heq të zitë e ullirit në atë që gjeti atje

Published

on

Një vajzë nga Shkupi ka treguar historinëe saj se si kishte shkuar në Zvicër që të fitonte ndonjë denar në shumë në mënyrë që ajo dhe më të dashurit e saj të kishin një të ardhme më të mirë, por atje kishte gjetur diçka tjetër shumë stresuese për të, shkruan in7.

Ja historia e saj:

Ajo kishte shkuar për të punuar në Zvicër. Punën e kishte gjetur nga një shpallje në internet. Ky vend pune ishte si një kamariere në një sallë lojërash për fëmijë.Duke pasur përvojë të mëparshme në këtë veprimtari, ajo kishte aplikaur dhe kishte marrë një përgjigje pozitive dhe mundet të shkonte por të punonte në të zezë. Me dëshirën për një të ardhme më të mirë ajo kishte pranuar.

Me të mbërritur atje, atë e kishte pritur punëdhënësi me të cilin kishte kumunikuar, një meso burrë nga Bosna. Ditët e para ai e kishte lënë të pushonte dhe të adaptohet me ambientin, më pas kur duhej të fillonte me punë fillon edhe kalëvari i saj, transmeton in7.

Në vend që të fillonte punën në sallë lojërash për fëmijë, ai e kishte dërguar të punonte në një sallon lojërash fati. Aty ajo duhej që të jetë kamarieve, pasi në sallën e lorave për fëmijë nuk i duhej kamarier. Dokumentat asaj ia kishte marrë më herët gjoja për të rregulluar vendqëndrimin në polici.

Vajza edhe përskaj këtyre ndyshimeve të befta, kishte pranuar punën. Ditët e para, ai i ka treguar se çfarë të bënte. Jo vetëm që ajo do të jetë kameriere, do të duhej që të punonte edhe në aparatet e lojërave të fatit.

Sipas asaj që tregon ajo ishte dashur që të punojë vetëm ndrimi i dytë, deri në mesnatë, por kjo nuk ndodhi asnjëherë. Ajo kishte qëndruar deri në mëngjes në punë.

“Ishte një tmerr i vërtetë për mua. Ditët e para mendova se ishte një gjë e thjeshtë. Do të punoja dhe do të fitoja para. Por nuk ishte ashtu. Punëdhënësi më detyroi që në punë të mos shkoja me atlete ose mbathje të ulëta, por çdoherë të kisha taka të larta, të isha e grimosur dhe e veshur në mënyrë provokuese, pasi siç me tha, duhet që të tërhiqja njerëz për të ferkuentuar lokalin”, thoë ajo, shkruan ballkan.mk, përcjell in7.

“Gjërat filluan të bëheshin më të qarta, por gjithmonë thoja që nuk kisha ndonjë rrobë të tillë, siç kërkonte ai, me vete. Një ditë, kur u ktheva në banësë më pritnin një duzinë me rroba të reja. Të nxehta dhe provokativ. taka të larta dhe grime të ndryshme. Kur shkova në punë i thash punëdhënësit se më nuk dua të punoj dhe se dua që të kthehem në shtëpi. Atëherë mara një shuplakë të nxehtë nga ai. Më tërhoqi zvarrë dhe më mbylli në një depo të errët.”, tregon më tej ajo.

“Aty më la për dy ditë. Pa ujë dhe pa ushqim. Pastaj sikur të kishte mëshirë për mua. Më liroi. Më mbajti një leksion se aty unë nuk isha vetëm një punëtore e thjeshtë, kamariere, por edhe të kënaq njerëzit që vinin atje. Doja të ikja. Por më kot kur dokumentet e mia ishintek ai. Një ditë qëndrova deri në ora 2 pas mesnate në lokal. Atë natë dikush befas erdhi tek dera, Ishte policia dhe inspekcioni. Isha i lumtur në atë moment. U ngrita menjëherë. U tregova se çfarë më kishte ndodhur. Më arrestuan. Kam qenë në burg për katër ditë. Por edhe punëdhënësi im. Më kthyen në në fund në Maqedoni. Tani jam këtu, por mora një leksion të mirë”, përfundon tregimin e saj kjo vajzë që dëshironte të jetë anonime./in7.tv/

Continue Reading

Denoncime

Xhaferi: Autobusat e Teuta Arifit për 1 muaj kanë harxhuar 15 mijë euro për naftë

Published

on

Aktivisti Arianit Xhaferi në faqen e tij në facebook ka publikuar të dhënat e borxhit të Ndërmarrjes për Transport Publik e cila arrinë rreth 15.000 euro tek pompa e benzinës po aq borxh ka dhe Ndërmarrja e Parkinqeve të Tetovës, përcjell in7

Postimi i plotë:

Ndërmarrja për Transport Publik, borxh mbi 15,000 euro tek pompa e benzinës. Poashtu dhe Ndërmarrja e Parkingjeve me një borxh rreth 15,000 euro tek pompa e benzinës. Të dy ndërmarrjet pothuajse jashtë funksionit.

Paratë për të paguar derivatet e mjeteve të këtyre dy ndërmarrjeve me gjasë kanë shkuar në buxhetin e blerjes së votave.

Kryetari i ri duhet patjetër të fusë një REVIZION TË PAVARUR PËR TË NXJERRË PARA DREJTËSISË DHE PAS GRILAVE TË BURGUT HAJNAT QË KANË ABUZUAR.- përfundon shkrimin e tij aktivisti Arianit Xhaferi./in7.tv/

Continue Reading

Denoncime

LSDM ia kërcënon kandidatin në Çashkë, BDI i mbështet LSDM në Shkup dhe Kumanovë

Published

on

Kandidati shqiptar për Komunën e Çashkës, Suat Shaqiri i cili garon me siglën e BDI-së në këto zgjedhje por për shkak të specifikave të kësaj komune dhe që e njëjta të drejtohet nga një shqiptar, kandidaturën e tij e kanë mbështetur edhe blloku i partive politike shqiptare ASH, Alternativa dhe BESA. Ai në garë në rrethinë e dytë është Goran Stojanovski nga LSDM-ja, partia e kryeministrit Zoran Zaev, partneri i koalicionit të BDI-së. Shaqiri në një postim në profilin e tij në fb ankohet për presione dhe kërcnime nga zyrtar të lartë të LSDM-së.

Ja postimi i tij i plotë:

Të gjithë qytetarët e Komunës së Çashkës janë dëshmitarë së në këtë periudhë të fushatës zgjedhore vizitori më i shpesht i të gjitha vendbanimeve është Ministri i punëve të Brendshme Oliver Spasovski. A duhet të pyesim se çka e lidh kaq shumë Goranin në ikje me këtë vizitor.

Bashkëqytetarë të Çashkës mos lejoni të jeni pjesë e reflektimit të vizitorëve të pa peshë edhe ato mund ta reflektojnë pushtetin por nëse ne jemi të vendosur të mos ua japim mbështetjen besoj thellë se ato sdo të mund të shfaqën as edhe në mesin e shoqërisë
Thuaju jo presioneve
Thuaju jo manipulimeve

Asnje herë për asnjë moment vendet tona nuk kanë qenë kaq shumë te vizituar nga njerëz që vendeve tona nuk u ngjasojnë.
Vota është e shenjtë dhe shumë e rëndësishme e gjithe kjo është per çdo qytetar të Çashkës pa dallim kombi dhe feje.

Continue Reading

Denoncime

Skandal / Aktivistë të sektorit civil publikojnë listat e qindra kontratave të Komunës së Tetovës ku dyshohet për blerje votash

Published

on

Aktivistët e njohur politik Artan Dika, Donika Bakiu dhe Ngadhnjim Mehmeti publikojnë lista ku shihen pagat e qindra kontratave të Komunës së Tetovës, me qytetarë, me të cilat këta aktivistë dyshojnë se blihen vota. Me lista konkrete dhe linqe nga institucione shtetërore (qasje në informacion publik) ku shihen pagesat ndaj disa personave fizik, për muajin shtator të vitit 2021, të cilat burojnë nga kontratat e Komunës së Tetovës, aktivistët në fjalë ngrejnë dyshimin se në këtë mënyrë “Agjenda e gjelbërt blen votat”.

“Nuk është as punë agjende e gjelbër, as punë agjende e kaltër. Është punë parash, vjedhjesh, hajnish në formë tenderash, honoraresh e përfitimesh si kjo lista këtu vetëm për muajin shtator 2021 në prag të zgjedhjeve. Me qindra përfitues që Komuna e Tetovës u ka shpërndarë para nga taksat e mbledhura nga populli. Mes tyre do gjeni edhe emra që do ju habisin.
Sot votat nuk blehen me 500 e 1000 denarë si dikur, e as me paratë e partisë. Sot votat blehen me 130-500 euro, me paratë e popullit nën maskën e honorareve, subvencioneve dhe tenderave. … dhe prap me gjithë votat e LSDM-së, do mbetet në 28% …
Koha për ta ndëshkuar të dielën!

P.S. Listën e keni të bashkëngjitur në komentin e Donika Bakiut sepse teknikisht më del e pamundur ta postoj si pjesë e bashkëngjitur e postimit..” thuhet në postimin në rrejtin social të mjekut të njohur Artan Dika. Bashkangjitur në komente janë listat nga aktivistja Donika Bakiu, ndërsa aktivisti nga Lëvizja më Mirë për Tetovën ka bashkangjitur në koment link nga nga faqja qeveritare për transparencë financiare ku mund të shihen të gjitha dokumentet publike të pagesave./Monitor.mk/

LINIKU I DOKUMENTIT

Ndërkaq, statusin dhe debatin e plotë mund ta lexoni në këtë link:

Continue Reading

Aktuale