Connect with us

Komente

Qytetarë, po pse i hudhni mbeturinat nga ballkoni?

Published

on

A kështu do të ecim përpara? A mendoni se kështu do të na presin në Evropë? Kështu do ta ndërtojmë një vend modern dhe evropian, a?

Përpara të tjerëve jemi të ëmbël si mjaliti. Aktrojmë zonjën dhe zotëriun. Po kush në të vërtetë jemi ne?

Fqinjët janë një “fenomen” i veçantë në mjedisin tonë. Ne jemi të parët që shohim se çfarë po ndodh tek komshiu, ku do të shkojë, nga ku i kanë paratë për pushime dhe për makinë të re. Kur kthehen nga shëtitjet dhe a është vonuar sot nga puna dhe nëse do t’i sjellë çantat e mbushura nga marketi…

Të gjithë dinë për të gjithë. Të pyesësh fqinjët diçka për ty sigurisht se dinë diçka që edhe ti nuk e di për veten tënde.

Në çdo lagje, në çdo ndërtesë, ka të paktën një fqinj që qëndron para të tjerëve. Më shpesh këta janë gratë fqinje që kemi. Ajo është një grua që nuk shkon kurrë në punë dhe gjithë jetën e saj ka qenë një shtëpiake. Grua e cila e ka patjetër që të shkojë pesë herë në ditë për kafe tek fqinjët tjerë. Nga njëra del, tek tjetra hyn.

Këtë që ta them dua të ngelet mes nesh…. A thua vallë është e vërtetë kjo a?, janë fjalët e zakonshme që i dëgjojmë nga këto gra.

E të tillat gjëra janë me të vërtetë një problem i madh. Të paktën ky është konkluzioni im.

“Kam jetuar në këtu që kur kam lindur dhe e dini që kjo politikë kështu ka qenë dhe është. Unë jam në katin e katërt, kam një fqinje q[ është një kat më lartë, në të pestin. Ajo çdo ditë teston aftësitë e saja personale dhe besoni për gati 30 vjet kurë nuk ka qenë e saktë.Ndërsa të gjithë janë në gjumë (pasi ashtu mendon ajo) qeset me mbeturinat i hedh nga ballkoni, në mënyrë që të goditë në koshin e mbeturinave poshtë ndërtesës. Por asnjëherë nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Dhe jo një herë, jo dy herë, po për 30 vjet rresht.”, thotë një bashkëbisedues i yni, përcjell in7.

“Letër tualeti, qese patatinash dhe gjithçka tjetër, gjejmë përpara hyrjes së ndërtesës çdo mëngjes. Të gjithë që jetojmë këtu e dimë se kush e bën një gjë të tillë. Disa herë dikushi është munduar që t’i thotë por ka qenë e kotë. Bisedat gjithnjë kanë përfunduar në një grindje, e di ti punë grashë… ajo çdoherë nuk është fajtore dhe askush nuk e do atë…. E kështu me radhë edhe sot e kësaj dite”, vazhdon ai të qajë hallin si shumë e shumë të tjerë.
Për ta bërë historinë edhe më “komike”,ai na tregoi se në ndërtesë ka ardhur edhe një çift i ri, së fundmi. Një shtëpiake e re, me një fëmijë të vogël. Por, ndryshe nga kjo fqinja e moshuar, ajo nuk pret që të bëhet natë, që askush të mos e shohë. Në çdo kohë të ditës, kur mbledh mbeturinat, del në ballkon dhe i hedh. Por rinia është rinia. Dhe ndonjëherë ajo gjuan në shenjë, tregon ai duke qeshur, përcjell in7.

Një gjë e tillë, kur flasim seriozisht nuk duhet të merret me të qeshur por ka të bëjë me vetëdijen qytetare. Po, ku është ajo vallë?/in7.tv/

Continue Reading

Komente

Aliu: Deputeti Ademi i frustruar, paramendoni të ishte ky kryeparlamentar

Published

on

Në emisionin Klan Debat, analisti Qenan Aliu komentoi incidentin në Kuvend duke thënë se:

”Kjo që pamë nga këto skena duket një gjë shumë e shëmtuar dhe e trishtë për syrin e njeriut, sepse ata janë deputet dhe kanë marrë legjitimitetin e popullit, ky Arbër Ademi duket i frustruar paramendoni të jetë ky kryeparlamentar si do reagonte, unë mendoj se ky mundohet të tregojë forcë karshi kryetarit të tij se ai mund ti bëj ballë deputetëve opozitarë” – tha Qenan Aliu. /KlanMacedonia/

Continue Reading

Komente

Koci: “Shqetësuese, numri i grave me shami po rritet në mënyrë rapide”

Published

on

Avokati kosovar, Arianit Koci, po thotë se numri i grave që po bartin mbulesa në Kosovë është në rritje. Për këtë, ai tha se arsyeja është te mungesa e lirisë së lëvizjes nëpër Europë dhe se izolimi i krijon hapësirë ardhjes së një ideologjie politike fetare. Ndonëse thotë se e konsideron liri e të drejtë individuale, Koci s’mendon se mbulesa është identitet shqiptar.

“Nuk e di sa po e vëreni, por te ne, në mënyrë rapide mos me thënë shqetësuese, po rritet numri i zonjave dhe zonjushave që kanë filluar me e vendosë mbulesën në kokë. Dhe atë, jo mbulesën çfarë e kanë bartë disa gjyshe tana, por mbulesë tipike që e shpreh përcaktimin fetar”.

Koci gjithashtu pyet se a ka pasë “kaq shumë zonja apo zonjusha me mbulesa 20 apo 30 vite më herët?”.
“Mungesa e komunikimit me Evropën, kryesisht për shkak të izolimit që na ka bërë padrejtësisht Bashkimi Evropian, është një prej arsyeve kryesore të depërtimit të ideologjisë fetare. Ideologjisë politike fetare. Thjesht është kjo punë: sa më tepër komunikon me Europën, thith prej kulturës, dokeve dhe zakoneve të saj. Në të kundërtën, strukturat retrograde që e përhapin ideologjinë politike përmes feve, e krijojnë terrenin dhe momentumin për zhvillim e vet. E për momentin, ato po lulëzojnë! Prandaj, liberalizimi i vizave dhe komunikimi me botën është esencial për neve. Këtë duhet ta kuptojë Evropa, sa nuk është bërë vonë. E kur bëhet vonë, ky do të jetë problem më i madh për Evropën se për vetë Kosovën”.

Koci në një postim në Facebook tregoi edhe një ngjarje me të cilën është përballur një ditë.

Postim i i plotë:

1. Qëndrimi im që shamia e kokës mund të ndalohet vetëm me ligji – e jo me improvizime që po bëhen, është i njohur.
Në fakt, besoj që baza e një shoqërie demokratike dhe e shëndoshë është liria e shprehjes.
Kjo është arsyeja që unë ia mbroj lirinë e shprehjes, edhe ndonjë personi me të cilin nuk pajtohem thuaja për asgjë. E mbroj atë liri, me çdo kusht. E në kuadër të lirisë së shprehjes hyn edhe e drejta për bartjen e shamisë së kokës/mbulesës.

2. Nuk e di sa po e vëreni, por te ne, në mënyrë rapide mos me thënë shqetësuese, po rritet numri i zonjave dhe zonjushave që kanë filluar me e vendosë mbulesën në kokë. Dhe atë, jo mbulesën çfarë e kanë bartë disa gjyshe tana, por mbulesë tipike që e shpreh përcaktimin fetar.A reflekton kjo identitetin shqiptar dhe përcaktimin tanë evropian? Aspak!

3. Isha pardje në një spital. E punësuara – rreth të 30-ave të vonshme- zonjë që e njoh ka kohë, e kishte vendosur shaminë e kokës. Para disa muajve, nuk e ka pasur! Kolegja e saj ishte po ashtu me shami. Në pritje, edhe dy zonja ishin me mbulesë të kokës. As në Turqi, nuk ndodh që prej gjashtë zonjave në një hapësirë, katër të jenë me shami.

4. E drejtë individuale dhe liri e shprehjes?
Patjetër!
A kemi pasur kaq shumë zonja apo zonjusha me mbulesa 20 apo 30 vite më herët?
Jo! Absolutisht jo!
A reflekton kjo identitetin tanë shqiptar dhe përcaktimin tanë evropian?
Aspak!
Kur kanë bartur burka nënat dhe gratë shqiptare?
Kurrë!
Sa herë kaloj në rrugën Bajram Kelmendi (ish-Vellusha), në qendër të Prishtinës, shoh zonja me burka.

5.Mungesa e komunikimit me Evropën, kryesisht për shkak të izolimit që na ka bërë padrejtësisht Bashkimi Evropian, është një prej arsyeve kryesore të depërtimit të ideologjisë fetare. Ideologjisë politike fetare.Thjesht është kjo punë: sa më tepër komunikon me Evropēn, thith prej kulturës, dokeve dhe zakoneve të saj.
Në të kundërtën, strukturat retrograde që e përhapin ideologjinë politike përmes feve, e krijojnë terrenin dhe momentumin për zhvillim e vet.

E për momentin, ato po lulëzojnë! Prandaj, liberalizimi i vizave dhe komunikimi me botën është esencial për neve.
Këtë duhet ta kuptojë Evropa, sa nuk është bërë vonë. E kur bëhet vonë, ky do të jetë problem më i madh për Evropën se për vetë Kosovën.

Continue Reading

Komente

Reagon i revoltuar aktori tetovar: Nuk më punësojnë për arsye politike

Published

on

Aktori tetovar, Abdulla Osmani, ka reaguar i revoltuar pas mospranimit të tij në Teatrin e Tetovës.

Para pak kohësh Teatri i Tetovës hapi konkurs për punësimin e tre aktorëve të rinj. Tek i njëjti, konkuroi edhe aktori Osmani, por edhe pas përmbushjes së kushteve, ai u refuzua.

Postimi i plotë:

“Teatri… mollë e ndaluar për mua!
Të nderuar, e di se shumica prej jush e keni të vështirë të solidarizoheni për arsye se edhe juve ky rregjim mund t’ju hakmerret. Ju kuptoj dhe ju mirëkuptoj por në këtë situatë e kam të domozdoshme që t’a mbroj veten time dhe dinjitetin tim. Aq më tepër se nën përgjegjsinë time, kam një vajzë dhe një fëmijë tjetër rrugës, e që si prind nuk kam se si t’ja shpjegoj vajzës sime se edhe pas 5 roleve si aktor profesionist, në konkursin e fundit për 3 aktorë në Teatrin e Tetovës unë nuk jam pranuar.

Në fakultetin e Artit Dramatik jam regjistruar në vitin 2011 edhe pas 11 viteve në këtë fushë, unë akoma nuk mund të punësohem, vetëm e vetëm për bindjet e mija politike. Por mua nuk mund të më detyroni që të largohem nga vendlindja ime ashtu siç ‘evakuohet’ shumica e rinisë nga ky vend.
Për këtë situatë po njoftohen një nga një të gjitha institucionet vendore dhe të huaja. Teatri është i qytetarëve dhe si i tillë mundësia duhet të jetë për të gjithë e njejtë.

I jam falenderues publikut që më kanë përkrahur në ç’do shfaqje dhe kjo më bën që unë të vazhdoj në rrugën dhe drejtimin që kam sakrifikuar plot 7 vite studim.” – ka shkruar aktori Osmani në fejsbukun e tij.

Continue Reading

Aktuale