Connect with us

Lajme

Pendarovski: Në seancën e Këshillit të Sigurimit kam ftuar edhe liderin e opozitës

Published

on

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka realizuar një takim me anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në takim morën pjesë anëtarët dhe zëvendësit e tyre nga qeveria dhe opozita, një praktikë që, sipas Presidentit, duhet të ishte në të gjitha takimet ku diskutohet për sigurinë e shtetit.

“Unë jam presidenti i të gjithëve, pavarësisht se kush më ka nominuar apo ka votuar për mua. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit kam ftuar edhe liderin e opozitës. Unë do të vazhdoj ta bëj këtë, pasi mbrojtja dhe siguria e shtetit nuk janë çështje personale”, ka thënë Presidenti Pendarovski.

Presidenti Pendarovski vlerësoi pozitivisht reformat në sferën e sigurisë dhe theksoi faktin se ato mbështeten edhe nga qeveria edhe opozita.

Në takim ata shkëmbyen mendime për situatën aktuale në Republikën e Maqedonisë së Veriut në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe për situatën në rajon.

Presidenti Pendarovski informoi anëtarët e komitetit se deri më tani, 22 shtete kanë përfunduar procesin e ratifikimit të Protokollit të pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, ndërsa shtatë vendet e tjera anëtare nuk kanë pengesa politike për të përfunduar procesin.

Në kontekstin e sigurisë në rajon, qëndrimi i udhëheqjes së shtetit, siç njofton Presidenti, është se ndryshimi i kufijve të Ballkanit është një ide e rrezikshme.

Në takim, Presidenti Pendarovski u njoftua me punën e deritanishme të komisionit, edhe miratimet e ligjeve në sferën e sigurisë. Anëtarët e komisionit vlerësuan pozitivisht mundësinë e takimit me Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe theksuan rolin e tij në tejkalimin e ndarjeve në shoqëri. Presidenti Pendarovski theksoi se në të ardhmen rregullisht do të realizohen koordinime të përbashkëta dhe do të ketë komunikime të rregullta me Komisionin.

Continue Reading

Kosovë

Komunat me shumicë serbe me daljen më të madhe në votime

Published

on

8,26 për qind e qytetarëve që kanë të drejtë vote kanë votuar deri tani në Kosovë.

Ndërsa, komunat me përqindjen më të madhe të daljes në zgjedhje janë ato me shumicë serbe.

Në Zveçan kanë votuar deri tani 29,42 për qind e qytetarëve apo 2 mijë e 24 qytetarë.

Në Komunën e Mitrovicës së Veriut deri tani kanë votuar 30.96 për qind e qytetarëve, apo 5 mijë e 486 qytetarë.

Në Leposaviq kanë votuar 20,49 për qind e qytetarëve apo 1 mijë e 696 qytetarë.

Continue Reading

Lajme

Zgjedhjet lokale, KSHZ: Jehona e votuesve deri në ora 11 është 10,22 për qind

Published

on

Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve në konferencën e sotme për shtyp në ora 11:30, njoftoi se nga të dhënat e 2.544 vendvotimeve, respektivisht nga 73.1 për qind e vendvotimeve, deri në ora 11:00 kanë votuar gjithsej 135.906 qytetarë, gjegjësisht 10,22 për qind, shkruan Alsat. Nga KSHZ njoftojnë se më së paku votues deri në ora 11 janë regjistruar në Vrapçishtë.

“Më tepër dalje ka në komunën Novaci me 25.84 për qind, Kriva Pallanka me 20,44 për qind, Vevçani me 18.61 për qind. Ndërsa komuna me më së paku votues deri në ora 11 është Vrapçishta me 4.92 për qind”, tha Lubka Guguçevska nga KSHZ.

Continue Reading

Lajme

Istrefi: Ora e Strugës filloi

Published

on

By

Votën e tij në kutin e votimit e ka hedhur para pak çastesh edhe kandidati i opozitës shqiptare për Strugën, Idri Istrefi ka kryer të drejtën e tij të votës.

Ja çfarë shkruan Istrefi në rrjetin e tij social Facebook:

Sot është ditë feste për të gjithë qytetarët, po sidomos në Strugë. Sot qytetarët tanë vendosin për të ardhmen e tyre, për të ardhmen e fëmijëve të tyre, për të ardhmen e qytetit të tyre. Prandaj, me buzë në gaz, me kokën lartë dhe sa më shumë në numër, dilni e votoni. Shprehni vullnetin tuaj me votë. Votoni për Strugën. Ora e Strugës ka filluar. Shpresoj se procesi do të vazhdojë qetë e pa probleme e në fund të ditës të festojmë siç na ka hije“, shkruan kandidati Istrefi.

Continue Reading

Aktuale