Connect with us

Bota

Me paratë që ua vodhi prindërve pagoi një vrasës për t’i vrarë ata

Published

on

Një 17-vjeçare nga Jumatile, është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar t’i vrasë prindërit e saj në Florida.

Alice Michelle Hatcher akuzohet se ka vjedhur 1.400 dollarë nga prindërit e saj Michael dhe Tammy Scheller.

Ajo, fillimisht vodhi kartelën e tyre bankare dhe tërhoqi 500 dollarë, 100 prej të cilave i shpenzoi për kokainë, ndërsa 400 i dha mikut të saj për të vrarë prindërit e saj.

17 vjeçarja ishte përpjekur dy herë të punësojë dikë për t’i vrarë ata.

Pasi shoku i saj u largua, ajo pagoi një person tjetër me 900 dollarët e mbetur.

Rasti u raportua në polici nga një i ri, i cili tha se Alice i kishte dhënë një shoku të tij “një grusht parash” për të gjetur dikë për ta kryer vrasjen.

Sipas The Indenpedent, i dashuri i saj i tha policisë se ka parë Alice më 9 shtator në një vend të njohur për shitjen e drogës dhe se ajo i tha se dëshironte të vriste prindërit. Ajo i rrëfeu se kishte paguar dy persona për ta kryer vrasjen, njofton Telegrafi.

Pas presionit të policisë, ajo pranoi se pas dështimit të parë, kishte paguar një burrë me ngjyrë , 900 dollarë.

Ajo do të mbetet në paraburgim, ndërkohë që prindërit kanë paralajmëruar padi. Vajza e tyre do të dalë në gjykatë më 3 tetor.

Continue Reading

Bota

Kokaina në çantat e fëmijëve, zbulohet operacioni miliona dollarësh i trafikantëve

Published

on

By

Kokaina në çantat e fëmijëve, zbulohet operacioni miliona dollarësh i trafikantëve

Pesë persona në Nju-Jork u akuzuan se kanë organizuar një rrjet të trafikimit të kokainës me vlerë miliona dollarë, duke përdorur çanta me të cilat fëmijët marrin ushqimin në shkollë.

Çantat e përdorura, shumica prej të cilave mbanin fotot e personazheve të dashur për fëmijët, dërgoheshin me postë në Nju-Jork dhe Masaçusets, sipas Prokurorit Special të Antidrogës. “Kjo ishte praktika normale e punës për këtë organizatë”, tha prokurorja speciale Bridget G. Brennan. “Por policisë nuk ia hodhën dot me këtë taktikë”.

Drejtuesit e kësaj bande, Carlos Duarte, 36 vjeç, dhe Alexis Garcia, 41 vjeç, akuzohen se kanë dërguar disa pako me çanta të mbushura me kokainë nga Porto Rico në Nju-Jork në periudhën maj 2020-korrik 2021.

Përveç tyre janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë, Bryan Centeno-Rosado, 23 vjeç, Raul Sweeney, 27 vjeç, dhe Wesley Coddington, 43 vjeç. Hetuesit thanë se gjatë operacionit kanë sekuestruar 30 kilogramë kokainë.

Continue Reading

Bota

Miliarderi gjendet i vdekur dy muaj pas martese

Published

on

Një 33-vjeçar, biznesmen dhe pronar i disa hoteleve ka ndërruar jetë në rrethana misterioze në Londër. Sipas mediave britanike mësohet se Vivek Chadha, i cili ishte i afërt me Partinë Konservatore, u rrëzua dhe ndërroi jetë pas një feste në klubin e natës Myfair të Londrës. Ai ishte donator i Partisë Konservatore dhe shfaqej rregullisht në evente të rëndësishme së bashku me ish-kryeministra si David Cameron dhe Theresa May.

Vdekja vjen vetëm tetë javë pasi ai u martua me modelen 29-vjeçare Stuttee Chadha, në një dasmë luksoze në hotelin JW Marriott Grosvenor House. Miqtë besojnë se ai mund të ketë pësuar një atak të papritur në zemër, por nuk dihej nëse vuante nga ndonjë sëmundje. “Jam e shokuar dhe ende përpiqem të kuptoj situatën. Ne u martuam vetëm tetë javë më parë dhe ishte diçka e bukur. Tani më duhet të përballem me humbjen e dashurisë së jetës sime. Jam e shtangur dhe zemërthyer”- tha partnerja e tij.

Continue Reading

Bota

Ndodh edhe kjo! Gjermanja lë në rrugë burrin shqiptar që ndaloi të pinte duhan në autostradë!

Published

on

Kush është dalllimi mes një shqiptari dhe një gjermani?

Rasti është mjaft domethënës. Një burrë me origjinë shqiptare në Gjermani nuk mund ta kishte menduar se ndalesa për të pirë një cigare në rrugë do t’i kushtonte shumë.

Ai udhëtonte me bashkëshorten e tij sipas mediave gjermane në autostradën A7 në Fussen, por për arsye ende të paditura ajo që ishte në vendin e shoferit vijoi udhëtimin duke e lënë në rrugë.

Disa minuta më vonë, burri bëri një telefonatë në policinë e Bavarisë duke i shpjeguar ngjarjen. Një patrullë policie e mori atë duke e bashkuar me bashkëshorten, ndërsa kur u pyet ajo tha se e kishte harruar burrin e saj në rrugë dhe vijoi udhëtimin.

Continue Reading

Aktuale