Connect with us

Lajme

Ky është fati i prokurorëve të PSP, ja ku kthehen Stefanova, Fetai, Ristoska dhe të tjerët

Published

on

Prokurorja Lile Stefanova, e cila erdhi në PSP nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, nuk do të kthehet më atje ku Vilma Ruskovska tani është shefe, por në prokurorinë e Radovishit, ku edhe ka punuar më parë. Kjo u vendos sot në Këshillin e Prokurorëve Publikë.

“Sa i përket prokurores publike Lile Stefanova, u mor vendim për ndërprerjen e mandatit të saj në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekje Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Duke pasur parasysh që mandati i saj 4 vjeçar ka skaduar, i cili është përcaktuar me datë, përkatësisht ma ndati i saj në PTHP për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupcionit ka skaduar më 15 maj 2018”, ka thënë para gazetarëve Kryetari i Këshillit rë Prokurorëve Publikë, Aco Kolevski, përcjell in7.

Ndërkaq pjesa tjetër e prokurorëve të PSP do të kthehen në zyrat e prokurorisë, ku ata kishin punuar para se të transferoheshin në PSP. Shumica e tyre do të përfundojnë në prokurorinë e Shkupit: Fatime Fetai, Gavril Bubevski, Lençe Ristoska, Trajçe Pelivanov dhe Artan Ajro.

Burim Rustemi, ndërkohë, do të jetë prokuror në Prokurorinë e Kumanovës, Elizabeta Josifovska në Prokurorinë e Gostivarit, Ljubomir Lape në Kumanovë dhe Stevno Donev në Koçani.

Continue Reading

Kosovë

Kandidati serb shkon në qendrën e votimit me ‘stiker’ në gojë

Published

on

Qytetarët e Kosovës po e shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen sot.

Deri më tani pjesëmarrja më e madhe e qytetarëve është shënuar në Mitrovicë të Veriut.

Lideri i Iniciativës “Srpski Opstanak”, Dushan Millunoviq është fotografuar në një nga qendrat e votimit atje, por paraqitja e tij ka tërhequr vëmendjen.

Ai është shfaqur me sticker të vendosur në gojë.

Millunoviq është kandidat për këshilltar komunal në komunën e Mitroviës Veriore.

Theksojmë se deri në ora 11, pjesëmarrja e qytetarëve në votime në gjithë Kosovën është 8.2%.

Continue Reading

Kosovë

Voton Vjosa Osmani: Shpresoj që zgjedhjet sot të kalojnë pa asnjë incident (Video)

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar te gjithë qytetarët e Kosovës që të dalin të votojnë për zgjedhjet lokale të cilat po mbahen në terë territorin e Republikës së Kosovës. Ajo ka thënë se ky proces është tejet i rëndësishëm për jetën e të gjithë qytetarëve.

Presidentja Osmani është deklaruar pasi ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik.

“Sot qytetarët tanë pa dallim në çdo cep te vendit tonë, në çdo komunë votojnë për kualitetin e jetës së tyre, votojnë për komunat e tyre, votojnë për udhëheqësinë e cila do ta determinojë edhe mënyrën se si në katër vitet e tyre do të jetë jeta në komunat ku ata jetojnë. I ftoj që në numër sa më të madh të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor, ta dëshmojnë sërish që qytetarët e Kosovës janë ata që në radhë të parë e mundësojnë e në radhë te dyte e mbrojnë çdo proces demokratik, çdo proces të lirë dhe të drejtë që ka të bëjë me jetën e tyre. Shpresoj që zgjedhjet sot të kalojnë pa asnjë incident”, ka thënë Osmani.

E para e shtetit të Kosovës ka bërë thirrje për respektim të masave antiCOVID.

Osmani ishte e shoqëruar nga bashkëshorti dhe dy vajzat e saj.

https://alsat.mk/wp-content/uploads/2021/10/Voton-Vjosa-Osmani.mp4?_=1

Continue Reading

Lajme

Vrapçisht, dalja më e ulët në votime deri më tani

Published

on

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka bërë të ditur se deri në orën 11:00 dalje më të madhe në votime ka në Komunën e Novacit me 25.84%, e ndjekur nga Kriva Pallanka me 20.44% dhe Vevçani me 18.61%.

Dalje më të ulët ka në Komunën e Vrapçishtit me 4.92%. /SHENJA/

Continue Reading

Aktuale