Connect with us

Lajme

Kuvend/ Formohet iniciativa për një njësi zgjedhore

Published

on

Në Kuvendin e RMV-së u formua iniciativë për një njësi zgjedhore, në të cilën janë përfshirë 12 deputetë nga 10 parti dhe një deputet i pavarur. Grupi, siç informojnë nga Iniciativa, është formuar në takimin në Klubin parlamentar të deputetëve, të mbajtur më 11 shtator të vitit 2019, nga deputetë të cilët angazhohen për model zgjedhor proporcional me një njësi zgjedhore.

“Si deputetë nga Iniciativa kërkojmë që të përfshihemi në procesin e ndryshimit të Kodit Zgjedhor, në të cilin jemi të obliguar si shtet pas vërejtjeve të OSBE/ODIHR nga zgjedhjet e fundit parlamentare. Për këtë qëllim, sot me shkrim përmes arkivit kërkuam takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin dhe me kryetarët e tri partive LSDM, VMRO-DPMNE dhe BDI, të cilët e udhëheqin këtë proces”, qëndron në kumtesën e Iniciativës.

Prej atje vlerësojnë se në këtë mënyrë do të sigurohet transparencë më e madhe dhe përfshirje e gjithë procesit, si dhe respektim i vullnetit të atyre qytetarëve të cilët presin demokratizim të vendit përmes ndryshimeve në modelin zgjedhor.

“Gati dy dekada, që nga vitit 2002 e deri më tani, në Maqedoni është në fuqi modeli zgjedhor proporcional me gjashtë njësi zgjedhore. Kjo është periudhë e mjaftueshme që të mund të shihen dhe analizohen efektet pozitive dhe negative nga ai. Ai ishte gjithsesi model më i mirë nga modelet paraprake zgjedhore të shumicës, sepse siguroi zgjedhje më të drejtë të deputetëve sipas numrit të votave të votuesve. Megjithatë, shpërndarja e votave të tjera nga listat të cilat nuk siguronin mandat, përmes Metodës së Dontovit, shkon në favor të subjekteve më të mëdha”, theksojnë në kumtesë.

Sipas tyre e meta më e madhe e këtij modeli është kufizimi i listave të partive ose individëve që të sigurojnë mandat, nëse nuk kanë koncentrim të votave në një njësi zgjedhore. “Kështu, siç bëjnë të ditur, ka ndodhur që të bien lista të cilat në nivel të gjithë shtetit kishin 30-40.000 vota, ndërsa në Parlament të mund të hynë, me përjashtime të vogla, vetëm disa parti më të mëdha.

Vlerësojnë se kjo ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë negativ ndaj demokracisë në RMV, duke stimuluar vetëm disa parti të mëdha, duke i detyruar subjektet tjera politike për koalicione parazgjedhore, ndërsa duke iu pamundësuar qytetarëve që të ndikojnë direkt ndaj zgjedhjes së deputetit nga ndonjë profil i caktuar ideologjik, jashtë ofertës zi-bardh.

Pas iniciativës qëndrojnë Liljana Popovska, Maja Moraçanin, Rubin Zemon, Ferid Muhiq, Mirosllav Jovanoviq, Panço Minov, Samka Ibraimovski, Juliana Nikollova, Jusuf Hasani, Rexhep Memedi, Alia Kamberovski dhe Hamdi Bajram.

Continue Reading

Lajme

Shkupjanja me makinë “futet” në ndërtesën e BE-së (Foto)

Published

on

Gjatë mbrëmjes së djeshme një grua ma makinën e saj është aksidentuar në ndërtesën e BE-së në Shkup.

Si pasojë janë thyer dritaret e zyrës së BE-së. Ajo në makinë ka qenë së bashku me një person tjetër.

Continue Reading

Kosovë

​Gastronomët e Kosovës përmes borive të makinave shprehin pakënaqësinë e tyre me masat e reja antiCOVID-19

Published

on

Shoqata e Gastronomëve e Kosovës, në shenjë pakënaqësie me masat e fundit qeveritare, përmes borive të makinave, sonte për disa minuta ka protestuar në rrugën përballë objektit të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës në kuadër të masave të reja për luftimin e pandemisë, vendosi dje për shtyrjen e orarit të gastronomisë deri në orën 23:00. Më herët ky sektor ishte lejuar të punojë deri në 21:30. Ndërkohë ora policore mbetet në fuqi nga mesnata e deri në pesë të mëngjesit, me përjashtim të rasteve emergjente.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kërkon që të punohet sipas rregulloreve Komunale, që muzika të jetë në proporcion me këtë orar, dhe ora policore të hiqet.

“Masat nuk kanë kuptim që të kufizojnë veprimtaritë biznesore, por të stimulojnë vaksinimin e popullatës, si zgjidhja e vetme për daljen nga kjo krizë. Përderisa i lejojmë të hyjnë vetëm personat e vaksinuar dhe ata që ofrojnë dëshmi, pse të mos punojmë me kapacitete të plota?!”, thuhet në një reagim të kësaj shoqate e cila për nesër ka paralajmëruar mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, në orën 14:00.

Ndryshe, edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ka paralajmëruar se do të kërkojë serish heqjen e orës policore, pasi që numri i rasteve të reja me koronavirus po shënon rënie dhe tash e sa ditë nuk ka asnjë rast me përfundim fatal.

Continue Reading

Kosovë

Ushtarët e FSK-së do të nisen për në stërvitjen qendrore të Forcave të Armatosura Sllovene

Published

on

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës Armend Mehaj është deklaruar me rastin e dërgimit të një kontingjenti të FSK-së në stërvitjen e Forcave të Armatosura sllovene “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” (DRM2 EX21), me kolegët e tyre të forcave sllovene dhe 19 forcave të shteteve tjera të BE-së dhe NATO-s.

Në një postim në Facebook, ministri Mehaj thotë se kjo stërvitje synon të forcojë gatishmërinë e Forcave të Armatosura sllovene për të marrë pjesë në sistemin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera në Slloveni, si dhe për të integruar sigurinë me shtetet anëtare të BE-së dhe forcat tjera partnere, sikurse Kosova, në fushën e mobilitetit ushtarak dhe mbështetjes logjistike.

“Mirënjohje dhe vlerësim i lartë për partneritetin me ministrinë dhe forcat homologe sllovene. Besim i plotë në shkathtësitë profesionale specialistike të ushtarakëve tanë dhe aftësive ndërvepruese me forcat partnere. Forca djem, për Nderin e Kombit dhe Flamurin tonë! Për më të mirën, për veten dhe miqtë tanë!”, shkruan Mehaj.

Stërvitja “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” ka nisur më 18 tetor dhe zgjat deri më 29 tetor. Përveç Kosovës, në këtë stërvitje marrin pjesë edhe Shqipëria, Austria, Belgjika, Kroacia, Mali i Zi, BeH, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu, Maqedonia Veriore, Rumania, Çekia, Polonia, Rumania etj.

Continue Reading

Aktuale