Connect with us

Kosovë

Kurti: Më mirë ta kishte emrin himni “Kosova” dhe jo “Evropa”, pra duhet të ndryshohet, të paktën teksti duhet shtuar”

Published

on

Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, njëkohësisht kreu i saj, Albin Kurti, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka thënë se himni i Kosovës duhet ndryshuar. Ai tha se as himni dhe as flamuri nuk janë të Shqipërisë, por të kombit shqiptar.

Nuk kanë faj lojtarët për himnin e flamurin, për himnin që s’e këndojnë dot.

Më mirë ta kishte emrin himni “Kosova” dhe jo “Evropa” si edhe e ka, pra duhet të ndryshohet, të paktën teksti duhet shtuar”, është shprehur Kurti.

Ai tha se flamurin e Kosovës nuk do ta heqë as nga zyra e kryeministrit nëse do të bëhet.

“Në zyrën e kryeministrit nuk do ta heq flamurin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Kurti. Kreu i VV-së tha se himni dhe flamuri nuk janë të Shqipërisë, por të kombit shqiptar.

Kurti ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për çështjen e flamurit, simboleve dhe himnit të Republikës së Kosovës.

“Si kryeministër natyrisht se do t’i respektoj. Por duhet të mbani mend se jam lider i Vetëvendosjes dhe i përfaqësoj edhe ato vlera që për ne janë të mëdha. Himni nuk është i Shqipërisë por i gjithë shqiptarëve. Si shqiptarë kemi të përbashkëta të mëdha që nga historia, flamuri etj… Flamuri i Kosovës nuk është as histori, as një vlerë tjetër veçse gjeografike. E dimë se ka qenë gabim, por tani s’kemi arsye tjetër, pos ta pranojmë”.

Continue Reading

Kosovë

Lista Serbe shkon e organizuar për të votuar, Rakiç fton qytetarët të votojnë

Published

on

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, sot pas votimit në Shkollën Teknike në veri të Mitrovicës u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë në mënyrë masive.

Ai ka thënë se të gjitha qendrat janë hapur me kohë dhe çdo gjë po shkon në rregull.

“Siç po e shihni qytetarët po marrin pjesë në mënyrë masive për të zgjedhur përfaqësuesit.

Ftoj të gjithë të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës duke respektuar masat kundër COVID-19”, tha ai.

Ndryshe, Lista serbe në mënyrë të organizuar kanë dalë për të votuar.

Continue Reading

Kosovë

Voton Arben Vitia

Published

on

Kandidati për kryetar të Prishtinë, Arben Vitia, ka votuar në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Vitia kandidon nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Vitia ka votuar rreth orës 9 në shkollën “Ali Sokoli” në kryeqytet.

“Në këtë ditë të bukur vjeshte me mot të mirë sapo ushtrova të drejtën e votës.

Pas një fushate të gjatë dhe fer nga kandidatët sot është një ditë shumë e rëndësishme për demokracinë.

I ftoj qytetarët që të dalin sa më masivisht në këto zgjedhje, sepse sa më shumë që dalin aq më i fortë është verdikti i qytetarëve. Falenderoj institucionet dhe të gjithë ata që po punojnë në këtë ditë të dielë.

Qoftë kjo një ditë e mbarë për Kosovën”, ka thënë Vitia në Klan Kosova.
Ndryshe, Vitia ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë për të kandiduar për të parin e kryeqytetit.

Continue Reading

Kosovë

Zgjedhjet në Kosovë, 41 mijë e 12 qytetarë do të votojnë për herë të parë

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kohë më parë ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila tregon për numrin e votuesve brenda dhe jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale 2021, ndërsa numri i votuesve të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë është 41 mijë e 12 votues.

KQZ njofton se prej 41 mijë e 12 votues, 24 mijë e 697 kanë arritur moshën 18 vjeç pas datës 14 shkurt 2021 dhe 8 mijë e 937 votues të cilët mund të konsiderohet se janë regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror civil pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021, e cila do të shpërndahet në vendvotime, në ditën e zgjedhjeve më 17 tetor, përmban:

– 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.

– Numri i votuesve të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë, është: 41 mijë e 12 votues, prej të cilëve 24 mijë e 697 kanë arritur moshën 18 vjeç pas datës 14 shkurt 2021 dhe 8 mijë e 937 votues të cilët mund të konsiderohet se janë regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror civil pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Po ashtu, si votues të rinj, konsiderohen edhe 7 mijë e 378 votuesit të cilët janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe që ishin larguar nga lista votuese sepse kanë pasur vetëm dokumente identifikimi të lëshuara nga UNMIK-u.

– Numri i emrave të personave që janë larguar si të vdekur nga lista votuese pas zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të datës 14 shkurt 2021, është: 18 mijë e 252 votues, ndërsa numri i personave që janë larguar nga kjo listë për arsye se kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës, pas atyre zgjedhjeve, është 1 mijë e 158 votues.

– Numri i qendrave të votimit në të gjithë Republikën e Kosovës është 883 me gjithsej 2 mijë e 477 vendvotime.

Ndërkaq, numri i qytetarëve me të drejtë vote jashtë vendit, të cilët kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës është: 15 mijë e 532 votues.

– Periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës ka filluar më 10 korrik dhe është përmbyllur më 18 gusht 2021. Gjatë kësaj kohe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 18 mijë e 852 aplikacione për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 15 mijë e 532 ndërsa janë refuzuar 3 mijë e 320 aplikacione pasi nuk kanë plotësuar kriteret juridike.

– Të gjithë aplikuesit të cilët janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës kanë pasur mundësinë të votojnë përmes postës gjatë periudhës e cila ka filluar më 15 shtator, ndërkaq fletëvotimet është dashur të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 15 tetor 2021.

Continue Reading

Aktuale