Connect with us

Bota

Ja si duket tani shtatënjakët, që prindërit dikur nuk i dëgjuan mjekët dhe vendosën t’i lindin (VIDEO)

Published

on

Mjekët ishin të sigurt se në rastin e Bobby McCall, nuk do të ndodhte asnjë mrekulli. Ata pretendonin se ishte shumë e rrezikshme të lindnin të shtatë fetuset që i kishte ajo në mitër, dhe siç thanë në atë kohë, shanset janë më të vogla se sa një metor të godiste tokën, shkruan in7.

Kjo për babin Ken, atëherë 27-vjeçar dhe nënën Bobby, 29-vjeçare, sigurisht që nuk tingëllonte edhe aq mirë. Ata kishin një fëmijë, por donin të paktën të kishin edhe një fëmijë tjetër dhe as që u shkonte në mendje se do të kishin edhe shumë më shumë. Ken nuk mund të besonte kur dëgjoi nga gruaja e tij që në ultrazë ishin parë 7 fetuse dhe që nga ai moment ndryshoi gjithçka për ta.

Në këtë situat as mjekët nuk dinin se si të reagonin, pasi një rasti i tillë nuk kishte ndodhur deri atëherë dhe për ta ishte diçka e re dhe nuk dinin si të vepronin. Gruas shtatzënë, mjekët i kishin sugjeruar që të paktën të hiqte njërin fetus për një shans më të mirë të mbijetesës të gjashtë të tjerëve, por Bobby nuk kishte pranuar një gjë të tillë dhe kishte vendosur të mbante të gjithë fëmijët e saj të ardhshëm.

Kështu më 21 tetor 1997, Bobby lindi shtatë fëmijë dhe ndjehej e lumtur që nuk kishte dëgjuar sugjerimet e mjekëve. Në lindje kishin marrë pjesë 40 ekspertë. Foshnjat kishin lindur 9 javë para afatit të rregullt dhe që të gjithë kishin mbijetuar. Katër djem dhe tre vajza. Bobby lindjen e kishte bërë me prerje cezariane, kurse foshnjat kishin qëndruar plot dy muaj në maternitet.

Të kesh kaq shumë fëmijë nuk është edhe aq e lehtë. Çdo ditë ishin të nevojshme 42 shishe qumësht dhe 52 pelena, thonë prindërit.

Dy nga foshnjat kishin lindur me paralizë cerebrale, por ndërkohë përmes operacioneve kishin arritën që të ecnin pa ndihmën e të tjerëve.

Familjes në vitet e para i kishin ndihmuar një numër i madh i vullnetarëve, derisa jeta e nënës u bë për një nuacë më e lehtë. Më vonë vajzat kishin filluar të ndihmojnë nënën e tyre në kuzhinë,ndërsa djemtë ishin përfshirë në detyra të tjera të përditshme. Të gjithë fëmijët ishin të përgjegjshëm për detyrat e tyre në famijle.

Ken dhe Bobby më vonë ishin transferuar në një apartament të vogël, ndërkaq shtëpinë e madhe, me 7 dhoma, e kishin donuar për një organizatë që kujdesej për nënat e reja.

Continue Reading

Bota

Hovenier këndon himnin amerikan për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së (Video)

Published

on

Në oborrin e Ambasadës Amerikane në Kosovë po zhvillohet një manifestim në përkujtim të Ditës së Pavarësisë Amerikane.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryetarja Vjosa Osmani janë në mesin e disa personaliteteve publike.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka performuar edhe himnin kombëtar para të ftuarve për të intensifikuar edhe më shumë natyrën emocionale të kësaj ceremonie.

“I lumtur të pres partnerët dhe miqtë kosovarë këtë mbrëmje, ndërsa shënojmë përvjetorin e 246-të të Ditës së Pavarësisë. Faleminderit që festuat me ne” shkroi Hovenier në Twitter.

Continue Reading

Bota

Paralajmërimi i fortë i Erdogan: Nuk duam luftë me Greqinë, por nuk po i mban premtimet

Published

on

Turqia nuk dëshiron të hyjë në luftë me Greqinë, por do të vazhdojë t’i përgjigjet shkeljeve të hapësirës ajrore turke, tha Recep Tayyip Erdogan, një ditë pas kthimit nga Samiti i NATO-s në Madrid.

Presidenti turk është pyetur për marrëdhëniet greko-turke dhe mundësinë e zbutjes së tensionit, pas deklaratave të Kyriakos Mitsotakis në favor të Turqisë për çështjen e terrorizmit. Siç tha ai, nuk po mendon për ndonjë takim me kryeministrin grek, ndonëse sipas Erdogan, shumë liderë bënë përpjekje për t’i “pajtuar” në Madrid.

“Ne nuk kemi dëshirë të hyjmë në luftë me Greqinë. Megjithatë, Greqia nuk i mban premtimet e saj, ky është problemi”, theksoi Erdogan.

Në të njëjtin kontekst ai akuzoi Greqinë për shkelje.

“Kanë bërë 147 shkelje ajrore në një kohë shumë të shkurtër. Pra, nëse jemi fqinjë, nëse jemi miq, nëse duam të jetojmë në paqe, pse po na shkelni hapësirën ajrore 147 herë? Sigurisht, kur bëni një gjë të tillë, shkeljet, atëherë cila është detyra jonë? Forca jonë ajrore do të ngrihet dhe do t’ju japë imazhin dhe perspektivën që ju nevojitet. Këtë e bën forca jonë ajrore”, tha ai.

“Nëse nuk e bëj, çfarë do të thonë qytetarët e mi? Ku janë forcat tona të armatosura? Prandaj forcat tona të armatosura po bëjnë pjesën e tyre dhe nëse vazhdojnë këto shkelje të hapësirës ajrore, ne do të vazhdojmë të bëjmë atë që duhet. Këtu do të them se Mitsotakis na dha drejtësi, por shumë liderë, nuk e di kush e nisi, bënë përpjekje të mëdha për të na pajtuar. Ne thamë se nuk po mendojmë për këtë tani. Ne po shohim se çfarë do të sjellin kushtet në të ardhmen dhe ne do t’i vlerësojmë ato në përputhje me rrethanat”, tha ai.

Continue Reading

Bota

Çekia merr presidencën e BE

Published

on

Çekia merr nga sot presidencën e radhës të Bashkimit Europian, që zgjat deri në fund të vitit.

Nisja formale e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të jetë në fokusin e presidencës çeke ashtu si gjatë asaj franceze.

Mediat pranë Brukselit shkruajnë që po punohet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes BE-së dhe këtyre vendeve, që këtë muaj para nisjes së pushimeve verore.

Propozimi i presidentit francez Emanuel Makron për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Shkupit dhe Sofjes pritet të nxisë Bullgarinë të heqë veton që mban peng edhe Shqipërinë.

Kalimi simbolik i presidencës nga Franca në Çeki u bë përmes vizitës këtë të Premte, të krerëve të unionit në Pragë.

Continue Reading

Aktuale