Kosovë
Haradinaj publikon 100 prioritetet e qeverisjes së tij
Në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar ‘100 zotimet e mia’, duke i bashkëngjitur edhe disa fotografi.
Më poshtë gjeni 100 zotimet e Haradinajt:
- Kosova e 17 shkurtit, taksa deri në njohje, jo ndarje, jo “Dodik Republikë”
- Statusi i Kandidatit për BE (Aplikim deri në fund të vitit 2020).
- Përmbyllja e vendimit për liberalizimin e vizave brenda vitit 2020.
- Rritje ekonimike 6 % në pjesën e parë të mandatit, 8 % deri në fund të mandatit.
- 25-30 mijë vende të reja pune për çdo vit.
- Subvencionim nga shteti deri në 50 % të pagës, për çdo punësim fillestar të bizneseve prodhuese.
- Investim direkt për 10.000 të trajnuar për IT dhe programim.
- Paga minimale 250 Euro, deri në fund të mandatit 350 Euro.
- Rritje e pagave deri në 10% çdo vit.
- Buxheti mbi 3 miliardë deri në fund të mandatit
- Uljen e evazionit dhe ekonomisë joformale, së paku 4% në vit;
- Autostrada e Dukagjinit
- “Bondstili Ekonomik“ – Gjakovë ( funksionalizimi i plotë )
- Autostrada Hekurudhore e Kombit
- Termocentrali i ri – Kosova e Re
- Energji e ripërtëritshme shtesë. Minimum 30 % të kapaciteteve prodhuese të energjisë.
- Prishtina e Re
- Aktivizimi i plotë i Trepçës
- Ndërtimi i unazës së jashtme (Qarkorja e Prishtinës) – Prishtinë
- Parku Inovativ dhe Trajnues Kosovaro-Gjerman (funksionalizimi i plotë) – Prizren
- Investime në partneritet publiko-privat përgjatë rrjedhës së Drinit të Bardhë
- Qendra Olimpike “Majlinda Kelmendi” – Pejë
- Qendra për Energji të Ripërtëritshme – Mitrovicë
- Stadium i Qytetit – Gjakovë
- Qendra Nacionale e Panaireve – Ferizaj
- Qendra Nacionale e rehabilitimit nga varësia e narkotikëve
- Ndërtimi i Spitalit të qytetit – Prishtinë
- 5 liqej akumulues – zgjidhje afatgjatë për ujë të pijes dhe ujitjes në nivel nacional.
- Përfundimi final i projekteve me rëndësi në infrastrukturë:
- Prishtinë –Pejë (pjesa e mbetur Kijevë-Zahaq)
- Prishtinë-Gjilan
- Prishtinë-Mitrovicë
- Prishtinë-Podujevë
- Besi – Merdare (Rrjeti R7, Durrës-Morinë-Prishtinë-Merdare)
- Klinë – Gjakovë
- Zgjatja e pistës së Aeroportit “Adem Jashari”. Aeroporti më modern në rajon për aeroplan të distancave të largëta.
- Modernizim i rrjetit hekurudhor (Fushë Kosovë – Hani i Elezit dhe Fushë Kosovë-Mitrovicë)
- Zgjerimi i hyrjeve dhe daljeve të qyteteve Prizren, Gjilan dhe Ferizaj
- Zhvillimi i projekteve me partneritet publiko-privat i zonave rurale e turistike si Restelica, Kompleksi i Alpeve, Rugova dhe Parku i Sharrit.
- Ndërtimi i Stadiumit Kombëtar të Kosovës
- Rritja e pagesave direkte – subvencioneve për bujqësi:
- Vreshtari nga 1000 € në 1300 € për hektar
- Perimtari nga 300 € në 600 € për hektar
- Drithëra nga 150 € në 300 € për hektar
- Shtesat e Fëmijëve – program nacional
- Ligji për mbrojtjen e Investimeve nga Diaspora
- Ligji për Qeverinë – Reduktimi i numrit të Ministrive
- Pasaporta e Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës
- Mediat – pjesë e ligjit për sponzorizim.
- Harta e Gjelbërt e Kosovës – Brezi i ulët i gjelbërt përmes hapësirave unike gjelbëruese në tërë territorin e Kosovës.
- Program nacional për reduktimin e ndotjes – eleminimi i përdorimit të qymyrit nga bizneset dhe amvisëritë dhe minimizim të përdorimit të drurit për nxemje. Programe subvencionimi të vazhdueshme nga Qeveria.
- Zero taksë administrative për regjistrim të veturave. Taksa rrugore dhe ajo ekologjike do të ridizajnohet.
- Rritje e buxhetit për mbrojtje deri në 2% të BPV, sipas standardeve të NATO-s
- Thellim i partneritetit strategjik me SHBA-të në fushën e mbrojtjes
- Modernizim me pajisje dhe armatim ushtarak
- Qendra Kombëtare kundër Terrorizmit – Kosova pjesë e luftës kundër Terrorizmit
- Byroja Nacionale e Hetimeve – forcim i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit,
- Themelimi i Policisë Komunale të Prishtinës
- 2000 policë shtesë deri në fund të mandatit.
- + 100 gjyqtarë shtesë – mbështetje për sistemin e drejtësisë
- + 100 prokurorë të rinjë – forcim i luftës kundër krimit dhe korrupsionit
- Pagesa e TVSH-së brenda vendit dhe në shitje (implemetim i ligjit për TVSH).
- Lirim nga TVSH për faturat e paarkëtuara.
- Lirimi nga tatimi i kallove dhe skrapit
- Pagesa e akcizës në shitje
- Rimbursimi i humbjes.
- Arka fiskale pa tarifa dhe ngarkesa tjera.
- Minimizimi i ndëshkimit të bizneseve nga ATK.
- Eliminimi i akcizës për gaz dhe naftë për bujqësi.
- Lirim nga Tatimi në fitim për produktet vendore të eksportuara.
- Vetëm 4% tatim në të ardhura për punëtorët në prodhim.
- Eliminimi i “maksigrafit” në furnizim të energjisë për biznese.
- Ligji për tregtinë e jashtme dhe të brendshme (mbron prodhuesit vendor)
- Lehtësira të veçanta fiskale dhe administrative për zona të veçanta ekonomike (me vendime qeveritare, p.sh. Zona Amerikane në Gjakovë, Zona Gjermane në Prizren, etj).
- Krijimi i Fondit për Zhvillim (për bizneset ekzistuese dhe investimet e reja)
- Krijimi i Fondit për Punësim (psh. punësimi pwrmes investimeve të reja subvencionohet pasi të dëshmohet nga ATK)
- Mbështetja e eksporteve (investim në degë të caktuara që krijojnë vende pune dhe përmirësojnë bilancin tregtar)
- Themelimi i zonave ekonomike;
- 2 me partneritet ndërkombëtar,
- 1 virtuale,
- 2 IT dhe shërbime,
- 2 specifike.
- Mekanizma preferencial për tatimpagues të rregulltë si vegël për fiskalizimin sa më të madh të ekonomisë.
- Zgjerimi i games së produkteve me 8% TVSH;
- Themelimi i Fondit të Performancës së komunave për investime dhe vende pune (10 milion).
- Kalimi i pronave të nevojshme për zhvillim ekonomik nga AKP në pronësi të komunave.
- Rrjet unik kombëtar i sistemit të ujitjes së tokave bujqësore.
- AgroFondi për sigurimin e dëmeve bujqësore
- Fondi për kosolidimin e tokave bujqësore (oazat bujqësore)
- Impiante për Trajtimin e Ujërave të Zeza për të gjithë Kosovën. Brenda mandatit qeverisës, kompletim i plotë i infrastruktures për trajtim të këtyre ujërave.
- Fondi për Sigurim Shëndetësor
- Pension i parakohshëm për sektorët specifik
- Depolitizim i punësimit në sektorin publik përmes rekrutimit digjital
- Ndërtimi i 40 qerdheve të reja publike varësisht nga nevojat e qyteteve.
- Mjeku në shkolla (standardizimi i kontrolleve sistematike mjekësore)
- Implementimi i kurrikulës standard në të gjitha kopshtet/çerdhet e Kosovës
- Rritja e kuotës për stafin e edukatorëve për secilën komunë
- Mësimi gjithëditor
- Riorganizimi i shkollave: të përmbushet standardi i numrit të nxënësve për klasë (15-25)
- Shujta të shëndetshme për nxënësit e shkollave fillore
- Pajisja e shkollave me laboratorët përkatës
- Digjitalizimi i literatures shkollore;
- Shkolla profesionale – Ridestinimi i tyre për nevojat e tregut;
- Edukimi digjital – Futja e lëndës së Kodimit në gjimnazet matematikore/natyrore;
- Fond për bursa për të gjitha nivelet për studime jasht dhe brenda vendit, në veçanti për programet deficitare;
- Biblioteka elektronike me qasje në bibliotekat ndërkombëtare
- Krijimi i Këshillit Kombëtar për Shkencë;
- Hapja e profileve në harmoni me potencialet minerale
- Fuqizim i plotë i institucionit të Mjekut Familjar.
- Institucionalizim i Kujdesit Shëndetësor Shtëpiak.
- Çdo vit do të inkuadrohen 200 mjekë të rinjë të specializuar në fushat më të rëndësishme të shëndetësisë, duke i përdorur projektet e veçanta.
- Decentralizim i sistemit të shërbimit shëndetësor sekondar.
- Rregull për siguri në ndërtim;
- Digjitalizimi i plotë i Administratës,
- Procedura transparente të tenderimit duke aplikuar “OPEN CONTRACTING DATA STANDARD”
- Zbatimi 100% i prokurimit elektronik.https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/pcb.1353695634754847/1353692418088502/?type=3&theater
Kosovë
Ja pse Albin Kurti iu iku sot mediave, e la të vetëm Dimitar Kovaçevskin


Ja pse Albin Kurti iu iku sot mediave, e la të vetëm Dimitar Kovaçevskin
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ishte paraparë që te dale sot në konferencë për media bashkë me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, mirëpo kjo nuk ndodhi, shkruan Alsat.
Kurti, iu shmang mediave duke marrë kështu menjëherë rrugën për në Prizren, derisa pritej që kjo të ishte paraqitja e tij e parë para mediave pas zhvillimeve të mbrëmshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kurti mbrëmë në orët e vona të natës, vendosi ta shtyjë për 48 orë vendimin për gjobat ndaj targave në komunat e Kosovës me shumice serbe, e kjo erdhi pas kërkesës së SHBA-së.
Kujtojmë se dje takimi Kurti-Vuciq përfundoi pa marrëveshje. /Alsat.mk
Kosovë
Kalon propozimi për liberalizimin e vizave në janar të vitit 2024


Kalon propozimi për liberalizimin e vizave në janar të vitit 2024
Përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së u pajtuan me propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024.
Radio Evropa e Lirë merr vesh se pajtimi u arrit në një takim të këshilltarëve për viza të martën në Bruksel.
Kjo datë ishte kërkesë e Spanjës – njërit prej pesë vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.
Paraprakisht, Republika Çeke – e cila aktualisht udhëheq presidencën gjashtëmujore të BE-së – kërkoi që liberalizimi i vizave për Kosovën të fuqizohet më 1 dhjetor të vitit 2023.
Por, ky propozim nuk kaloi në një takim të grupit punues të BE-së për vizat, që u mbajt javën e kaluar, pasi Spanja e më pas edhe Sllovakia dhe Suedia paraqitën vërejtje dhe kërkuan, siç thanë, sqarime shtesë. Arsyet e tyre nuk u bënë të qarta.
Sipas propozimit të miratuar të martën, “hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të nisë në kohën kur të jetë funksional sistemi i udhëtimit ETIAS, por jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024”.
Miratimi i këtij propozimi do të jetë në rend dite në takimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, që do të mbahet të mërkurën.
Liberalizimi i vizave do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 26 shtetesh evropiane.
Për të arritur deri këtu, Kosovës i duhet t’i kalojë edhe disa shkallë:
Diplomatë të BE-së thonë se kalimi i propozimit është një gjë pozitive, sepse ekziston një datë konkrete për hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave.
Sipas tyre, nëse ETIAS bëhet funksional sipas pritjeve, përkatësisht në nëntor të vitit të ardhshëm, liberalizimi i vizave mund të hyjë në fuqi edhe më herët, më 1 nëntor, 2023.
Lidhja me sistemin ETIAS
ETIAS është një sistem digjital që synon të bëjë evidentimin e vizitorëve që hyjnë prej jashtë BE-së në zonën Schengen.
Ky sistem është dashur të nisë së funksionuari në vitin 2022, por data është shtyrë disa herë dhe tani si afat përmendet nëntori i vitit 2023.
Në një takim të grupit punues për viza të Këshillit të BE-së, të mbajtur më 13 tetor, zyrtarët francezë propozuan që liberalizimi i vizave për Kosovën të lidhet pikërisht me funksionalizimin e ETIAS-it.
Republika Çeke doli më pas me propozimin që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave të lidhej me funksionalizimin e ETIAS-it, por njëherësh të caktohej edhe data e fuqizimit të vendimit: “jo më vonë se 1 dhjetori i vitit 2023”.
Me kërkesën e Spanjës, kjo datë u shty për 1 janar të vitit 2024.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.
Kjo, me gjithë faktin se Komisioni Evropian, qysh në vitin 2018, ka konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva.
Kosovë
Albin Kurti nesër në Shkup, takohet me Kovaçevskin


Albin Kurti nesër në Shkup, takohet me Kovaçevskin
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nesër do të qëndroj për vizitë zyrtare në Shkup. Gjatë qëndrimit të tij në Shkup, Kurti do të pritet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Ndërkohë që për në ora 11:00 është paraparë edhe një konferencë e përbashkët e dy kryeministrave. /Alsat.mk
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare