Kolumna
Shpëtimi i shqiptarëve, rrëzimi i dyshes Rama – Thaçi
Shkruan, Enver BYTYÇI
Në këtë përfundim kanë arritur shumica e shqiptarëve në Shqipëri, në Kosovë e përtëj kufijve të dy shteteve tona. Krizat e vazhdueshme institucionale, mungesa e perspektivës, humbja e shpresës, rrënimi moral, ekonomik e social, krizat politike kanë shenjuar vetëm një fajtor:
Dyshen me emrat Edi Rama dhe Hashim Thaçi. Por interesant është se në këtë përfundim ka arritur këto ditë edhe një institut serioz e prestigjioz, ai i Studimeve Ballkanike dhe të Lindjes se Mesme (IFIMES) në Slloveni. Drejtori i këtij instituti, Zijad Beçiroviç, thoshte para pak ditësh se ‘Edi Rama e ka kriminalizuar politikën në vend’ dhe se’afrimi i tij me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin shikohet si një përpjekje për të mos rrezikuar pushtetin e tij personal. Nëse rrezikohet Thaçi, të njëjtin fat do të ketë edhe Edi Rama’.
Tashmë askush nuk dyshon se të dy këta udhëheqës autoritarë dhe arrogantë, të korruptuar e njëkohësisht të lidhur me bandat kriminale, janë shndërruar në rrezik kombëtar për Shqipërinë dhe Kosovën e anasjelltas.
Shënova kundrinorin anasjelltas, sepse gjurmët e krimit dhe pushtetit të pakufizuar të njërit ose tjetrit nuk ndjehen përkatësisht vetëm në vendet ku secili prej tyre sundon, por edhe në vendin respektiv. Tashmë është krijuar një lidhje simbiozë e Hashim Thaçit dhe Edi Ramës me interesat e Beogradit dhe qendrave antishqiptare kudo në botë.
Të dy këta kanë harmonizuar një politikë të përbashkët jo vetëm në qëllime dhe objektiva, por edhe në metodë, stil e gjestikulacione, në dëm të interesave kombëtare e qytetare në të dy vendet tona. Kurthet, intrigat, lufta e paprinciptë me kundërshtarët politikë brenda vendit, nepotizmi, arroganca në marrjen e vendimeve, futja në dorë e të gjitha pushteteve, përfshirë gjyqësorin, përdorimi për interesa personale i buxhetit të shtetit, të gjitha këto dukuri kanë çuar në rrënimin ekonomik të qytetarëve në të dy vendet tona, në regresin e reformave, në dështimet politike sa i përket integrimeve euro-atlantike e në fusha të tjera.
Kosova, Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë qenë me fat as në periudhat e qeverisjeve të mëparshme. Por nuk ka ndodhur asnjëhherë që vendet tona të zbrazen nga rinia si në kohën e qeverisjes së Edi Ramës dhe Hashim Thaçit. Kosova përjetoi tragjedinë e eksodit të madh të vitit 1999. Por nuk u zbraz, qindramijë shqiptarë të dëbuar u rikthyen brenda javës pas 1o qershorit në shtëpitë e vatrat e tyre. Kjo ndodhi se nuk humbi shpresa.
Më parë, sidomos në dekadën e fundit, Kosova i rezistoi sundimit brutal të Milosheviçit. Por nuk mundi t’i rezistojë arrogancës së pushtetit të Hashim Thaçi gjatë qeverisjes së tij pas pavarësisët. Ndaj dhe migrimi shihet si i vetmi mjet shpëtimi për qytetarët e Kosovës. Më parë shqiptarët fajësonin Milosheviçin për migrimin tonë, ndërsa tani ata fajësojnë në të njëjtën masë Hashim Thaçin. Në kushtet e pushtimit e të sundimit serb, edhe pse pa ushtri, polici e administratë shtetërore, Ibrahim Rugova synoi dhe realizoi politikën e moszbrazjes së Kosovës. Ndërsa Hashim Thaçi po e zbraz atë në kushtet e paqes e të administrimit të vendit me polici, ushtri, administratë dhe institucione legjitime e të pavarura nga Serbia.
Shqipëria kaloi në vitin 1997 krizën më të thellë e më të madhe në historinë e saj moderne. Por nuk u zbraz si në gjashtë vitet e qeverisjes së Edi Ramës. Sepse së paku nuk u vra shpresa, se ky vend mund të bëhet edhe pse institucionet e tij u shkatërruan në jug. Ndërsa sot shqiptarët duket se kanë humbur gjënë më të çmuar, shpresën për të ardhmen, ndaj dhe ikin prej Edi Ramës, ikin madje duke mallkuar vendin e tyre, në vend që të mallkojnë shkaktarin e kësaj tragjedie njerëzore në kohë paqeje.
Dyshja Rama-Thaçi shkuan përtej imagjinatës dhe intuitës historike të shqiptarëve: U morën vesh me Beogradin për tjetërsimin e territoreve të Kosovës. Dhe jo vetëm kaq. U bënë bashkë me Ivica Daçiç dhe Aleksandër Vuçiq për të shenjuar ku janë e ku s’janë armiqtë e shqiptarëve dhe për të kërkuar bashkëpunimin e tyre për ta realizuar idenë e Serbisë së Madhe, duke e nisur këtë ide nga Ibri, Mitrovica e Trepça. Nëse shohim trajektoren e ushtrimit të diplomacisë serbe dhe të diplomacisë së Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, dallojmë faktin se të dy palët u takuan me të njëjtët njerëz, krijuan të njëjtat lidhje, bashkëpunim e miqësi me gjithkënd në botë që i ndihëmon ndarjes së Kosovës.
E gjithë kjo veprimtari antinjerëzore dhe antikombëtare është zhvilluar në ditën me diell, e kemi parë dhe e kemi përcjell herë me shqetësim dhe herë me mospërfillje. Disa e kanë mbështetur me idiotizmin e tyre. Ndaj dhe na duhet që një ditë t’u themi këtyre dy dinosaurëve antishqiptarë, ‘Mjaft është mjaft’! Çdo gjë e ka një kufi. Ju keni shkelur çdo limit në agresivitetin tuaj antishqiptar. Ju e keni dëmtuar rëndë jo vetëm kauzën dhe shtetësinë e dy shteteve shqiptare, por po shkatërroni dhe asgjësoni dinjitetin dhe integritetin territorial e moral të shqiptarëve!
Si të tillë Rama dhe Thaçi janë shndërruar në rrezik kombëtar e rajonal. Ndaj dhe Instituti Slloven i bën thirrje të ngarkuarit të SHBA-ve në rajon, zotit Palmer, që punën e tij ta nisë me shkatërrimin e kësaj dysheje të rrezikshme!
Kolumna
Fenomeni i një “Dvizhenje”-je dhe mendjemadhësisë


Fenomeni i një “Dvizhenje”-je dhe mendjemadhësisë
Nga: Mr. Driton Nebiu
Në konkurencën për të fituar titullin e “Mashtruesit më të madhë”, padyshim se vendi i parë i takon “më të madhit” të “Dvizhenjes” Besa e që me kalimin e kohës u shëndrrua në MOZHEME.
Ishte një tentim i planifikuar mirë, nga qarqe të dyshimta për të bërë gjoja një ndryshim në hapsirën politike brenda shqiptarëve të Maqedonisë së veriut, e paketuar si në aspektin finansiar, poashtu edhe në ate “kombëtar”, duke pasur parasysh se fillimisht morën për emër simbolin e të qenurit shqiptar, i përkushtuar në mbrojtjen e fjalës së dhënë – BESËS, e që realisht ishte Kali i Trojës brenda organizimit opozitar shqiptar, organizim që duhej të pengonte Lëzivjen për Reforma në opozitën e kohës, e cila tanimë kishte filluar rrugëtimin e vet të pandalshëm drejt të qenurit zëri i popullit në skenën politike të vendit.
“Lëvizja” e atëhershme e që më vonë do të shëndrrohet në “Dvizhenje”, si premtim bazë të veprimit e kishte një far lloj “Ridefinimi” të shoqërisë, e që realisht, më vonë u dëshmua, se ishte vetëm një floskulë e radhës, që u shfrytëzua sa për të përfunduar në listen e përbashkët parazgjedhore nën moton “Mozheme” sa për të fituar disa ulëse deputetësh tejet pasiv, po jo edhe ridefinimin e premtuar.
Duke shfaqur haptazi qëllimin real, ruajtjen e pozitave dhe pushtetit për grupe të ngushta të interesit, “Dvizhenja” nuk e tejkaloi veten as pas zgjedhjeve lokale ku falë opozitës shqiptare mori në menaxhim komunën më të madhe ndër shqiptarët, por përkundrazi në rastin e pare të mundshëm si shenjë falemnderimi e vetëdijshme për forcën reale politike në vend të barazuar me të qenurit vetëm një parti lokale e asgjë më shumë, tentoi të dobësojë ata që dje i ndihmuan, por kot.
Pretendimi aktual se ata përfaqësojnë opozitën shqiptare është edhe një tentim mashtrimi i radhës nga “më i madhi” i “Dvizhenjes” edhe pse është i vetëdishëm se nuk i kalon, por ja që kështu i është caktuar detyra dhe urdhërat duhet të zbatohen, e aq më shumë sot kur rejtingun duhet t’ua menaxhojë forca që pengon vendin drejt inkuadrimit në Bashkimin Evropain dhe vlerave perëndimore.
Stabiliteti politik, ekonomik e institucional i shtetit, e me këtë edhe ai i sigurisë së vendit, dhe orijentimi pro evropian është një kategori që nuk ka alternativë, por kërkon qasje serioze dhe subjekte serioze për menaxhim e përfaqësim, largë partive sezonale. Është kjo kategori e rëndë që kërkon fuqi e madhështi, e në këtë nivel gjithkush edhe nuk e ka vendin, përpos si spektatorë. Të tillë janë edhe këta të “Dvizhenjes”.
Jo më kot është thënë: “Mendjemadhësia është dhurata që bëri Zoti për njerëzit e vegjël…”.
Kolumna
Haraçina sot…


Haraçina sot…
Shkruan, Driton Nebiu, Magjister i shkencave politike
“Komunë e zhvilluar me një administratë efektive, me rrugë të asfaltuara, me shtigje për këmbësorë, me ujësjellës e me ujë të pijshëm të sjellur nga Penda e Likovës, me kanalizim, me shtëpi të shëndetit dhe përkujdesje 24 orëshe shëndetësore për popullatën, me transport të garantuar për të gjithë nxënësit nga ana e komunës, me kushte dhe standarde evropjane në shkolla, me investim në sport, me fushë futbolli për Klubin Futbollistik “Shkëndija”, me premtime të realizuara, pa paradime të kota politike sa për sy e faqe dhe për marketing të ulët politik, po qoftë edhe nga strukturat e larta shtetërore të mos them partiake, pa as edhe një donacion të huaj, po gjithçka me punë, përkushtim, mirë menaxhim nga ana e të parit të komunës.
Është ky një realitet i ditëve të sotme që po e jetojmë të gjithë ne banorët e Haraçinës…”
Nuk po më besoni?!
Keni të drejtë, ishte kjo vetëm një ëndërr dhe një dëshirë, po edhe një premtim i parealizuar parazgjedhor i dhënë në moment entuziazmi dhe pa asnjë lloj përgjegjësie se një ditë do të vijë edhe koha e ballafaqimit me realitetin, e që fatkeqësisht është e gjitha e kundërta e ëndrrës fillestare të përshkruar në këtë tekst.
U zbehën edhe fletushkat propaganduese, por na mbeti realiteti.
Haraçina edhe sot me një rrugë të asfaltuar nga “Rrugët e Maqedonisë” të cilën punë e përvetëson i pari i komunës. Haraçina pa as edhe një pikë uji nga Penda e Likovës, e fatmirësisht me ujë të siguruar nga donacioni i dhënë nga komuna “Ejup Sulltan” e Turqisë përmes Shoqatës së Brezës, edhe kjo punë që e përvetëson i pari i Komunës. Haraçina pa shteg për këmbësorët në veçanti për nxënësit e shkollës së niveleve të ulëta, po me mezi 1 km ndërtim të tillë e që si duket është kilometri i vetëm i punuar në të gjitha lëmitë brenda mandatit një vjeçar.
Haraçina pa përkujdesje shëndetësore, e lënë në mëshirën e shtëpisë së shëndetit në Maxhari dhe vet banorëve të saj, në stilin secili si të mundet, vetëm të sigurojë përkujdesjen për shëndetin e tyre. Haraçina pa transport të organizuar e të siguruar për nxënësit, të lënë në mëshirën dhe barrën e vet prindërve për një shkollim obligativ. Haraçina me kushte të mjerueshme në shkollë e pa as edhe një investim më të vogël në sport e kulturë, duke lënë Klubin futbollistik të zemrës së Haraçinës “Shkëndinë” që të zhvillojë ndeshjet në Hasanbeg, falë mëshirës së Klubit simotër “Fortuna”.
E kjo është Haraçina e ditëve të sotme, Haraçina e realitetit e jo e ëndrrës së kotë.
Këtë më së miri e dinë haraçinasit. Ata kuptuan se kush po gënjen e kush po mashtron. Këtij populli i duhen projekte e premtime të realizuara, e jo paradime të kota të atyre që nuk i duan as në lagjet e tyre. Popullata don punë, se për punë u ka dhënë votë.
Mos harroni se vota është e shenjtë, vota është AMANET. Mos e shkelni!
Edhe pse nuk e keni vetëm këtë që e shkelët.
U qoftë për nder!
Kolumna
Politikanët tanë – Fatkeqësia e popullit


Shkruan Lulzim Nasufi
POLITIKANËT TANË – FATKEQËSIA E POPULLIT
Sa të koordinuar janë politikanët tanë në mossuksesin e misionit të tyre dhe prapshtitë e tyre në politikbërje, ju përcjell disa fakte:
Më datë 25.09.2022, zëvendës-kryeministri për çështje ekonomike Bytyqi, për të justifikuar dështimin politik të politikanëve tanë paraprak, si zyrtar me post të lartë, dha informacion të saktë dhe të frikshëm se “nga RMV, brenda 8 viteve të fundit janë shpërngulur mbi 700.000 qytetarë në shtetet perëndimore” dhe po të njëjtën ditë kryetari i BDI-së Ahmeti, në një takim partiak, nga inatet ndaj disa anëtarëve të tij të ashtuquajtur “grupi i zjarrit” – konstatoi “jam me mision, jo në detyrë, ashtu që këtu do të më keni edhe katër vite”.
Sipas trendit të migrimit të popullsisë, bie që për katër vite, nga RMV janë shpërgulur 350.000 qytetarë. Sipas kësaj, misioni i Ahmetit është që edhe për katër vite në krye të BDI –së, me funksionarët e tij të korruptuar, të rrisë numrin e të ,,integruarve“ në botën perëndimore në 1.000.000 banorë, që i bie gjysma e numrit të popullsisë do të shpërngulen nga RMV.
Dhe si “qershia mbi tortë”, nga i gjithë ky “optimizëm i madh pozitiv dhe shpresëdhënës”, më datë 28.09.2022, numri një i shtetit, presidenti Stevo Pendarovski do të konstatojë: “edhe unë po të isha në vendin tuaj me rrogë prej 400 euro, do të kisha ikur prej RMV”.
Çështja thelbësore është se populli të gjitha këto i di dhe i bën. Mos e nënvlerësoni intelegjencën e popullit, nuk ka nevoj ju t’ia kumtoni dhe t’ia tregoni! Por, çfarë keni bërë ju, ose më thjeshtë, pse e keni sjellur popullin në situatë të këtillë gjithë këto vite dhe, më e rëndësishmja, çfarë plani – vizioni keni bërë për të ardhmen e këtij shteti dhe këtyre qytetarëve? Sepse për atë paguheni me paratë e popullit!
#NDRYSHIME
#DREJTËSI
#STOPKRIMITDHEKORRUPSIONIT
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare