Connect with us

Kulturë

Apolloni tregon tre librat që duhet lexuar patjetër

Published

on

Shkrimtari dhe profesori Ag Apolloni, së fundmi ka dhënë tri propozime librash për lexuesit.

I pyetur nga Libraria Dukagjini, ai ka rekomanduar këto libra:

  1. “Pesë Qoshet” – Mario Vargas Llosa
  2.  “Loja e rruazave prej qelqi” (dy vëllime) – Hermann Hesse
  3.  “Pavdekësia” – Milan Kundera

“Kur ta kuptoni që realiteti i Pesë Qosheve ju ka lodhur, kërkojeni kuptimin e jetës te Loja e rruazave prej qelqi dhe mos pushoni së ëndërruari Pavdekësinë! Lexim të këndshëm”, ka shkruar Apolloni në Facebook.

/GazetaObserver/

Continue Reading

Kulturë

Ndërron jetë poeti Xhevdet Bajraj

Published

on

Ka ndërruar jetë poeti dhe profesori universitar, Xhevdet Bajraj.

Për kalimin në amshim të poetit nga Rahoveci, ka njoftuar vëllai i tij, Fadil Bajraj.

“Njoftim mortor: sot pas një sëmundje të shkurtër ndërroi jetë vëllai im Xhevdet Bajraj. Për datën e varrimit ju lajmërojmë në ditët në vijim”, ka shkruar ai.

Xhevdet Bajraj ishte poet dhe përkthyes. Ai ka marrë disa çmime letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.

Poezia e tij krahas përfshirjes nëpër antologji të ndryshme në gjuhën shqipe, spanjolle, serbe dhe angleze, është përkthyer në disa gjuhë të huaja.

Në Meksiko Siti (Meksikë) jetonte nga viti 1999, ku shkoi me bursën e Parlamentit Ndërkombëtar të Shkrimtarëve.

Kishte nënshtetësi Meksikane dhe nga viti 2002 punonte si profesor në Akademinë e Krijimtarisë Letrare në Universidad Autónoma de la Ciudad de México (UACM), ku ligjëronte disa lëndë mbi poezinë. Që nga viti 2016 mirrte bursë nga Sistemi Kombëtar i Krijimtarisë Artistike (meksikane).

Continue Reading

Kulturë

Lajm i mirë për fasnat e “Joker”

Published

on

Zyrtarisht është konfirmuar lajmi për vazhdimin e filmit “Joker”.

Lajmin e ka bërë të ditur regjisori Todd Phillips i cili ka zbuluar se titulli për vazhdimin do të jetë Joker: Folie à Deux.

Phillips, i cili drejtoi dhe shkroi filmin e parë Joker me Joaquin Phoenix, po bashkohet sërish me bashkë-skenarin Scott Silver në vazhdim.

Ai ndau kopertinën e kuqe të skenarit në faqen e tij në Instagram.

Ndërsa asnjë detaj i komplotit të vazhdimit nuk u zbulua nga Phillips, nëntitulli në frëngjisht i filmit në përgjithësi përkthehet si “çmenduri për dy” dhe mund të nënkuptojë një mashtrim të përbashkët midis dy njerëzve.

Disa media kanë sugjeruar që kjo mund të sjellë një paraqitje nga partnerja e Joker-it, Harley Quinn, një personazh i luajtur më parë nga Margot Robbie – përballë versionit të Xhokerit të Jared Leto – në “Suicide Squad” të 2016-ës.

Continue Reading

Kulturë

“Mjekimi” – Shuplakë institucioneve të shëndetit mendor

Published

on

By

“Mjekimi” – Shuplakë institucioneve të shëndetit mendor

Me tekst të Endal Walsh, e regji të Qazmedin Nuredini, mbrëmë Teatri Ultra dha premierën e shfaqjes “Mjekimi”, në Shtëpinë e Kulturës në Kumanovë, shkruan Alsat.

Me një lojë brilante të aktorëve: Shkëlqim Islami, Faton Ibrahimi, Sefedin Shabana dhe Qazim Ameti-bateri, kjo shfaqje solli para audiencës një kritikë të ashpër ndaj institucioneve tona të shëndetit mendor dhe në mbarë botën.

“Mjekimi” – është një shfaqje absurdi që mjegullon kufirin midis kastit dhe audiencës, një meditim qesharak dhe prekës se si trajtohen ata që ne i quajmë “të sëmurë mendor”.

Shfaqja u mirëprit nga audienca që ishin në numër mjaft të madh, derisa më 30 maj pritet ta ketë reprizën e parë, para një rrugëtimi të gjatë nëpër festivale të shumta që e presin këtë shfaqje./ Alsat.mk

Continue Reading

Aktuale