Connect with us

Lajme

VMRO: Zaev sillet si njeri i trembur sepse…

Published

on

Zoran Zaev po vepron si i trembur, pasi përpiqet që me çdo kusht të ndikojë në hetimet e rastit me oktapodin zhvatës, ka thënë në konferencë për shtyp, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

“Qëllimi i tij është që mos të lejojë të zbardhet e vërteta se koka e krimit nuk është as Boki 13, as Katica Janeva, por vetëm kryesia e pushtetit të tij. Për këtë arsye Zaev me çdo çmim dëshron të ndikojë tek Prokuroria dhe organet gjyqësore, me qëllim që ky hetim të harrohet. Nëse pushteti i Zaevit do ishte i pastër, nuk do të kontaktonte me avokatët e të akuzuarës Katica Janeva dhe nuk do të parashikonte se paraburgimi i Katica Janevës do të shfuqizohet”, ka thënë Arskovski.

VMRO-DPMNE-ja thotë se tashmë opinioni e ka të qartë se hetimi për rastin “Zhvatja” është plotësisht i komprometuar dhe se Ruskovska dhe prokuroria po e udhëheqin në mënyrë joprofesionale.

“Është e qartë se prokuroria e Ruskovskës diçka po fsheh dhe po përpiqet me gjimnastikë juridike të shpëtojë funksionarë qeveritar pa të cilët zhvatjet milionëshe nuk do të ndodhnin. Kjo është arsyeja për të cilën Zaev e lut Zotin që punët në Prokurori të mbesin status quo, që të mund edhe në të ardhmen Prokuroria e gjunjëzuar t’i mbyllë sytë para kriminelëve.Por kjonuk do të kalojë. Opinioni pa dhe dëgjoi, por edhe do t’i zbulojë krimet e këtij pushteti”, ka thënë Arsovski, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, duke shtuar se shumë shpejtë do të vijë dita kur kriminelët do të dalin para drejtësisë.

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri

Published

on

By

Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale