Connect with us

Lajme

Mickoski: Askush nuk më pyeti se pse isha tek Orban dhe për çka lobova

Published

on

Do të marrim datë për fillimin e negociatave me BE-në në tetor apo jo, në këtë pyetje kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili mbrëmë ishte i ftuar në emisionin 360 gradë në Alsat-M, i është përgjigjur pyetjes ne detaje për takimin e tij me Orbanin në Budapest, transmeton in7.

“Askush nuk pyeti pse isha tek Viktor Orban, por përkundrazi në media kishte vetëm spine për këtë taklim.Qysh në atë kohë, kishte informacione që Fidesz do të emërohet Komisionerin e ri të Zgjerimit. Dhe ne kërkuam mbështetje dhe do të vazhdojmë të kërkojmë. Unë nuk do ta nënvlerësoja kujtesën institucionale dhe kapacitetin, sepse një mik i tillë si Komisioni i ri Evropian për Zgjerim dhe Stabilizim Maqedonia,ndështa nuk ak pasur asnjëherë. Mendoj që ne duhet ta përqëndrojmë të gjithë energjinë në atë drejtim”, ka thënë Mickoski.

Ai ka mohuar zërat se ka deklaruar se derisa është Zaevi kryeministër i vendit nuk do të kemi datë për fillimin e negociatave me BE-në, sepse, siç thotë ai, data është për vendin e jo për burokratët që aktualisht po e drejtojnë atë.

“Që nga qershori kemi thënëë se po punojmë për atë që Maqedonia të marrë datë për negociatat. Ky proces ka filluar para 20 vitesh, kur nënshkruam Marrëveshjen përAsicim dhe Stabilizim, kurse më pas një qeveri tjetër u bë kandidate e mundshme dhe pastaj një qeveri e tretë mori rekomandim pozitiv. E vetmja gjë që ka bërë Zoran Zaev është që shiti gjithçka që nuk do t’u vinte në mendje dy qeverive të mëparshme”, ka thënë ai.

Continue Reading

Bota

Hovenier këndon himnin amerikan për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së (Video)

Published

on

Në oborrin e Ambasadës Amerikane në Kosovë po zhvillohet një manifestim në përkujtim të Ditës së Pavarësisë Amerikane.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryetarja Vjosa Osmani janë në mesin e disa personaliteteve publike.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka performuar edhe himnin kombëtar para të ftuarve për të intensifikuar edhe më shumë natyrën emocionale të kësaj ceremonie.

“I lumtur të pres partnerët dhe miqtë kosovarë këtë mbrëmje, ndërsa shënojmë përvjetorin e 246-të të Ditës së Pavarësisë. Faleminderit që festuat me ne” shkroi Hovenier në Twitter.

Continue Reading

Lajme

Propozimi francez, grup i qytetarëve proteston para Qeverisë

Published

on

Pasditen e sotme para godinës së Qeverisë një grup i qytetarëve po proteston kundër propozimit të ri francez.

Protestuesit me flamuj qëndrojnë para Qeverisë, ndërkaq kërkojnë dorëheqjen e ekzekutivit, ndërsa thonë se i njëjti është i dëmshëm për interesat shtetërorë.

Përndryshe, edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare ka paralajmëruar protesta kundër këtij propozimi me arsyetimin se qeveria pronon bullgarizimin e vendit. /Telegrafi/

Continue Reading

Kosovë

Policia jep detaje për aksionin në veri, gjeti laborator për kultivimin e kanabisit

Published

on

Policia e Kosovës pas hetimeve paraprake, sot ka parashtruar kërkesë për urdhër-kontroll në organet e drejtësisë për kontrollin e një objekti pronë e të dyshuarit G.J., në Leshak të Leposavicit, pasi në objekt dyshohej se kultivohej bima e kanabisit.

Sipas Policisë, pas marrjes së këtij urdhri, sot rreth orës 10:10, gjatë realizimit të kontrollit të objektit, në dy kate të tij, janë gjetur pajisje për kultivimin e kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro.

“Laboratori ishte i pajisur mirë dhe ishte në gjendje të gatshme për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit, pra aty mungonin vetëm bimët, pasi gjithçka tjetër ishte e gatshme. Në konsultim me prokuroren ka filluar sekuestrimi i pajisjeve që janë gjetur në atë ndërtesë.

I dyshuari gjendet në arrati, kurse policia do të vazhdojë me hetimin dhe kompletimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Aktuale