Connect with us

Lajme

Konfederata e Sindikatave kërkon pagë minimale prej 16.000 denarësh

Published

on

Duke pasur parasysh parametrat e pagës mesatare prej pak më shumë se 25,000 denarë, nëse shporta e konsumatorit është 32,653 denarë, nëse direktiva evropiane thotë se paga minimale duhet të jetë së paku 60% e pagës mesatare në vend, atëherë punëtorët duhet të respektohen dhe paga minimale të kapë vlerën e  16,000 denarëve, kërkon Konfederatën e Sindikatave të Lira të Maqedonisë së Veriut (KSLM), transmeton in7.

“Kërkojmë një jetë të denjë dhe dinjitoze për të gjithë punëtorët, dhe duke pasur parasysh që një familje katër anëtarëshe me dy paga minimale duhet të arrijë në shportën e shpenzimeve dhe premtimin e Qeverisë nga viti 2015 dhe 2016, kërkojmë që të respektohet direktiva evropiane e pagave minimale prej të paktën 60%. nga paga mesatare. Pas miratimit të ligjit të pagave minimale në vitin 2012, këto parime të dakorduara përdoren sot si masë populiste nga partitë politike vetëm atëherë kur ju duhet të fitojnë ndonjë pikë, veçanërisht në periudhat parazgjedhore. Ideja ishte që të sigurohet një jetë më e mirë, prandaj sot duhet të reagojmë sepse është e qartë se dikush dëshiron të manipulojë me të gjithë ne për të siguruar ndonjë pikë politike në terren. Me paralajmërin e rritjes së pagave prej 5%, qeveria tani u ka borxh edhe 20% të tjera punonjësve të sektorit publik, pasi është detyrim ligjor, kurse ne edhe më tej mbetemi të fundit në rajon për sa i përket të ardhurave personale dhe pagave mesatare, edhe prapa Kosovës edhe prapa Shqipërisë dhe Serbisë dhe ne kemi paga të barabarta me ndihmat sociale. Ne disa herë kemi thënë se pa paqë sociale nuk ka drejtësi shoqërore, dhe kësaj radhe ju themi se ne vetëm kërkojmë respekt dhe dinjitet, të na jepni atë që është në përputhje me ligjet, pa përpjekje për të manipuluar sepse përndryshe ne do t’i rezistojmë për të ruajtur dinjitetin dhe familjet tona, siç kemi bërë gjatë gjithë këtyre viteve. Lufta vazhdon, ne jemi këtu për të qëndruar prapa të gjithë punëtorëve në Maqedoni”, thuhet në deklaratën e Konfederatës së Sindikatave të Lira të Maqedonisë së Veriut./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Kohë shtesë për vendet ku është ndërprerë votimi, thonë nga KSHZ

Published

on

Nga KSHZ thonë se deri më tani nuk është raportuar për ndërprerje të votimit më tepër se tre orë, përcjell Alsat. Lubka Guguçevska nga KSHZ sot deklaroi se ka pasur vonesa për shkak të problemeve me aparatet për fingerprint, por që koha e votimit do të kompensohet në ato vendvotime ku ka pasur vonesa.

“Sa i përket ndërprerjes së votimit. Kemi raste në shumë vendvotime. Në rast se ndërprerja ka qenë më pak se një orë, votimi do të përfundojë në ora 19:00. Nëse ndërprerja ka zgjatur një deri në tre orë, në këtë rast do të vazhdohet për aq sa ka zgjatur ndërprerja. Nëse ndërprerja ka qenë dy orë, atëherë do të vazhdohet votimi deri në ora 21:00”, deklaroi Lubka Guguçevska, zëdhënëse e KSHZ-së.

Continue Reading

Kosovë

Komunat me shumicë serbe me daljen më të madhe në votime

Published

on

8,26 për qind e qytetarëve që kanë të drejtë vote kanë votuar deri tani në Kosovë.

Ndërsa, komunat me përqindjen më të madhe të daljes në zgjedhje janë ato me shumicë serbe.

Në Zveçan kanë votuar deri tani 29,42 për qind e qytetarëve apo 2 mijë e 24 qytetarë.

Në Komunën e Mitrovicës së Veriut deri tani kanë votuar 30.96 për qind e qytetarëve, apo 5 mijë e 486 qytetarë.

Në Leposaviq kanë votuar 20,49 për qind e qytetarëve apo 1 mijë e 696 qytetarë.

Continue Reading

Lajme

Zgjedhjet lokale, KSHZ: Jehona e votuesve deri në ora 11 është 10,22 për qind

Published

on

Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve në konferencën e sotme për shtyp në ora 11:30, njoftoi se nga të dhënat e 2.544 vendvotimeve, respektivisht nga 73.1 për qind e vendvotimeve, deri në ora 11:00 kanë votuar gjithsej 135.906 qytetarë, gjegjësisht 10,22 për qind, shkruan Alsat. Nga KSHZ njoftojnë se më së paku votues deri në ora 11 janë regjistruar në Vrapçishtë.

“Më tepër dalje ka në komunën Novaci me 25.84 për qind, Kriva Pallanka me 20,44 për qind, Vevçani me 18.61 për qind. Ndërsa komuna me më së paku votues deri në ora 11 është Vrapçishta me 4.92 për qind”, tha Lubka Guguçevska nga KSHZ.

Continue Reading

Aktuale