Lajme
Ka filluar seanca për shkarkimin e Janevës
Fiillon seanca për shkarkimin e prokurores speciale, Katica Janeva, e dyshuar për përfshirje në rastin “Reket”. Të pranishëm në sallë janë 91 deputet të cilët votuan “Pro” për rendin e ditës.
Sipas informacioneve, përfaqësuesit e partive politike në Kuvend janë dakorduar që të flasin vetëm nga një deputet dhe pastaj menjëherë të kalohet në votim.
Depueti i opozitës Ilija Dimovskiz si kryetar i Komisionit për Zgjedhje dhe emërime, në prezantimin e arsyetimit të për Kërkesën e shkarkimit të prokurores speciale Katica Janeva, ka akuzuar pushtetin se me këtë prokurori ka kërcënuar deputet të VMRO-së për të mbështetur politikat e Qeverisë dhe ka mbajtur në kontroll BDI-në!
“Në PSP kryeministri përmendej si “shefi”, ju punësuat atje anëtar të komiteteve partiake nga qytete të ndryshme, të cilët ne që jetojmë nëpër qytete më të vogla i njohim. Përmes tyre Ju dëshironi të kontrolloni rreth 10 deputet të VMRO-DPMNE me kërcënime me dosje që ua mbanit në sirtarë të PSP. Po kërcënonit edhe BDI-në me lëndët e hapura që ua rusni nëpër sirtarë vetëm që të heshtin dhe tu dëgjojnë. Por do tu vijë koha edhe atyre, edhe BDI-së”, ka thënë mes tjerash Dimovski.
Procedura për shkarkimin e Janevës kërkon që Kuvendi të sigurojë shumicë prej dy të tretave të votave me badenter. Pasi të miratohet në Kuvend, propozimi kthehet në Këshillin e Prokurorëve Publikë, i cili do të duhet të merr vendimin përfundimtar.
Lajme
Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24
“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri
Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare