Connect with us

Lajme

Gjermania, 6 kushte Ramës për hapjen e negociatave me BE-në

Published

on

Gjermania, vendi kryesor i Bashkimit Evropian nuk ka një përgjigje për çështjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Pasiguria në grupimet politike kryesore të CDU/CSU dhe SPD në Gjermani mund të ketë një ndikim për një tjetër shtyrje të negociatave me Shqipërinë.

Nga burime tepër të sigurta të grupimit politik CDU/CSU, Shqipërisë nuk priten t’i hapen negociatat. Sipas burimit në fjalë, rezultonte se Shqipëria nuk kishte plotësuar asnjë kusht për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Këtu përfshiheshin reformat në fushën e drejtësisë dhe dënimi i zyrtarëve të lartë, si kritere themelore për Shqipërinë.

Kësaj here janë mediat gjermanë të cilat e konstatojnë një qëndrim të tillë. madje media pranë grupimit të majtë politik në Gjermani, SPD.

Një artikull i publikuar nga “Rrjeti Editorial Gjerman” thekson se Bashkimi Evropian do t’i vendosë kushte të reja Shqipërisë për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shkrimi mban emrin e gazetarit Damir Fras, korrespondentit për çështjet evropiane në këtë media.

Damir Fras gjatë analizës së tij thekson se “Unioni kristandemokrat dhe SPD do të vonojnë çeljen e negociatave me Ballkanin. Ata nuk e shohin si të përshtatshme krizën dhe pasigurinë ligjore në Shqipëri”.

Në shkrimin e tij Fras thekson se Shqipëria duhet së pari të reformojë ligjin zgjedhor dhe të vendosë në funksion sistemin gjyqësor. Këto kushte sipas tij janë nga më kryesoret përpara hapjes së kapitujve të parë të anëtarësimin me BE-në.

Gazetari shton gjithashtu se një çështje që ka hapur diskutime është lidhja e gjyqësorit me krimin në Shqipëri. “Shqipëria do të duhej të reformonte ligjin e saj zgjedhor dhe të garantonte “funksionimin” e gjyqësorit, dhe shumë më tepër. Ndër të tjera, “përparim i qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet”. Mbi të gjitha, lidhjet mes politikës, gjyqësorit dhe mafies vazhdojnë të shkaktojnë diskutime” shkruan Fras.

“Kjo do të sjellë vendosjen e kushteve të reja të cilat do ë shtyjnë akoma më shumë procesin e nisjes së negociatave. Sa i përket samitit të tetorit gazetari nënvizon se ndërsa Bundestagu duhet të marrë ende një vendim, Holanda dhe Franca janë shprehur kundër çeljes së negociatave. Bashkimi Evropian do të deklarojë gatishmërinë e saj për të negociuar me Shqipërinë për anëtarësim. Në fund të fundit, ato nuk do të fillojnë për disa vite” mbyllet artikulli.

Lidhjet midis politikës dhe mafies

Gjermania në të gjitha reagimet e saj ndaj Shqipëria e ka vënë theksin tek problematike e lidhjes midis politikës dhe mafies. Sipas mediave gjermane, Shqipëria duhet pa tjetër të realizojë një ndarje të plotë midis krimit dhe politikës. Këto përfshijnë “realizimin e një përparimi të fortë drejt ndërtimit të një rekordi të duhur në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet”. Gjithashtu, duhet të fillojë procedimi penal ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët aktualisht janë në shqyrtim për lidhje të mundshme me mafien. Pengesat mund të jenë aq shumë, saqë, në të vërtetë, negociatat e pranimit mund të fillojnë, brenda një kohe prej disa vjetësh. Shqipëria ka vite që po përjeton kriza të rënda politike të brendshme. Mbi të gjitha, lidhjet midis politikës, gjyqësorit dhe mafies vazhdojnë të shkaktojnë reagime negative në Berlin. Nuk ka gjasa që vendi të jetë në gjendje t’i plotësojë kushtet në mënyrë të shpejt, veçanërisht pasi kushtet janë relativisht të përgjithshme. Numri i kërkesave shqiptare për azil në Bashkimin Evropian kohët e fundit janë rritur, çka përbën një tjetër qëndrim skeptik nga ana e Berlinit zyrtar.

Vendimi në samitin e BE-së në tetor

Fundi i Shtatorit do të vendosë nëse Kancelarja Angela Merkel në samitin e Bashkimit Evropian në mes të tetorit në Bruksel do të bien dakord për hapjen e negociatave të pranimit të BE-së me Shqipërinë. Holanda dhe Franca janë kundër fillimit të negociatave. Në të kundërt, Komisioni i BE-së rekomandon fillimin e negociatave, për të cilat Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kishin marrë një rekomandim pozitiv tashmë në qershor të këtij viti. Nga ana tjetër qasja ndaj Maqedonisë së Veriut është më pozitive, që do të thotë se angazhimi për negociatat e pranimit është praktikisht i sigurt. Tani, formulimi i mocionit nga partitë qeverisëse gjermane mund të shërbejë si një plan për vendimin e Samitit të Bashkimit Evropian për Shqipërinë, i cili gjithashtu mund të pasohet nga kundërshtarët e pranimit.

Kushtet e Gjermanisë

Mediat gjermane, të cilat kanë parë nga afër draft vendimin që deputetët e Bundestagut do të votojnë më 27 shtator, raportojnë se kushte paraprake do të jenë reforma zgjedhore dhe funksionimi në tërësi i sistemit të drejtësisë. Për koalicionin qeveritar të CDU-CSU dhe socialdemokratët, problem mbeten edhe lidhjet mes politikës dhe botës së krimit. Për këtë arsye do të kërkohet që kapitujt e negociatave të hapen nëse verifikohet më parë një progres domethënës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, dhe nëse vijon ndjekja penale ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të dyshuar për lidhje me mafien. Këto barriera për ekzekutivin shqiptar, sipas mediave të lidhura me Partinë Socialdemokrate gjermane aktualisht në pushtet, janë kaq të larta saqë mund të vonojnë me disa vite procesin e negociatave me Brukselin. Kushtet e Gjermanisë përfshijnë: Reformimi i Kodit Zgjedhor; funksionimi i sistemit të Drejtësisë; lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; ndjekje penale ndaj gjyqtarëve e prokurorëve të dyshuar për lidhje me mafien; hetim lidhjeve të politikës me krimin si dhe ulja e kërkesave për azil. Këto barriera për ekzekutivin shqiptar, sipas mediave të lidhura me partinë social demokrate gjermane aktualisht në pushtet janë kaq të larta sa vonojnë me disa vite procesin e negociatave me Brukselin.

Continue Reading

Lajme

Edhe në sondazhin e ri Taravari shumë pranë Ahmetit

Published

on

By

Lideri i ASH-së, Arben Taravari sërish i afrohet me popullaritet atij të BDI-së, Ali Ahmeti. Në sondazhin e fundit realizuar nga Instituti për Politika Publike (IPP) “Arbën Xhaferi”, Taravari është katër përqind pas Ahmetit.

Sondazhi i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi për matjen e opinionit publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut


“Sondazhi i IPP Arbën Xhaferi i realizuar ekskluzivisht me shqiptarë në Maqedoninë e Veriut tregon se kur bëhet fjalë për opinionin publik për liderët partiakë, Ali Ahmeti (BDI) është më i popullarizuari, me besueshmëri neto prej zero (neutrale) dhe 49.7% të opinioneve pozitive. Arben Taravari (ASh) qëndron afër si i dyti, me besueshmëri neto prej -9.4 dhe 45% të opinioneve pozitive”, thuhet në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
Pas Ahmetit dhe Taravarit radhitet Izet Mexhi, si figure politike e popullarizuar te shqiptarët edhe pse nuk është kryetar partie. Pas Mexhitit janë Kasami i Besës dhe lideri i Alternativës, Gashi radhitet i fundit.
“Pas tensioneve të brendshme në BDI, Izet Mexhiti, lideri i fraksionit brenda BDI-së i njohur si “Grupi i Zjarrit” është lideri i tretë partiak më i popullarizuar me besueshmëri neto prej -28.8% dhe 35.3% të opinioneve pozitive. Bilall Kasami (Lëvizja Besa) renditet i katërti, me besueshmëri neto prej -43% dhe 28.2% të opinioneve pozitive. Lideri partiak me përkrahjen më të vogël popullore është Afrim Gashi (Alternativa), me besueshmëri neto prej -74.6% dhe vetëm 12.4% të opinioneve pozitive”, thuhet më tej në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
30.8% e shqiptarëve kanë thënë se do të votonin për BDI-në nëse zgjedhjet parlamentare do mbaheshin nesër. ASh renditet e dyta me 14.9%, e ndjekur nga Lëvizja Besa me 9.6%. Alternativa do të merrte vetëm 2% të votave, ndërsa PDSH është fare afër zeros (0.3%). Ndër partitë maqedone, 1.6% e shqiptarëve do të votonin për LSDM-në dhe vetëm 0.1% për VMRO-DPMNE-në.

Sondazhi i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi për matjen e opinionit publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut


“Interesante është se në mesin e atyre që kanë thënë se do të votonin për BDI-në, një e treta prej tyre (31.7%) do të zgjidhnin të votonin për “Grupin e Zjarrit” në rast se ky fraksion do të kandidonte si i pavarur nga BDI-ja. Kjo do të ndikonte seriozisht në skenën politike shqiptare, duke ulur përqindjen e votave të BDI-së në 19.5%, ndërsa “Grupi i Zjarrit” do të renditej si forca e katërt politike me 9.3%”, qendron në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
Sondazhi është realizuar me 1,000 të anketuar të moshës 18 vjeç e lart ku pjesëmarrësit janë anketuar ndërmjet 15 dhe 21 marsit përmes intervistave telefonike. Hulumtimi është kryer duke përdorur metodologjinë e përzgjedhjes rastësore, duke siguruar një përfaqësim gjithëpërfshirës të popullatës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, bazuar në karakteristikat demografike si gjinia, mosha, arsimi, si dhe njësia zgjedhore dhe komuna ku ata jetojnë. Margjina e gabimit është 3.1 pikë, me një nivel besimi 95 për qind.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Aktuale