Connect with us

Lajmet kryesore

14 shtatori/ plot 21 vite nga gjunjëzimi i shtetit shqiptar

Published

on

Sot bëhen plot 21 vite nga rënia e shtetit shqiptar, ku më 14 shtator 1998 mijëra persona tentuan të marrin me forcë Kryeministrinë, e cila drejtohej nga Fatos Nano.

Ngjarjet erdhën si pasojë e vrasjes së Azem Hajdarit.

Nën akuzat që Azem Hajdari u vra nga pushteti, qytetarët shqiptarë dolën në shesh në mënyrë të dhunshme, ku të armatosur sulmuan kryeministrinë.

 

Lajmi bëri bujë në të gjitha mediat e huaja.

 

 

Continue Reading

Lajmet kryesore

Ziadin Sela: Të fala nga populli, rrethoni numrin 6

Published

on

Kryetari Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, përmes një mesazhi të shkurtë ka bërë thirrje që të dielën të votohet numri gjashtë.
“Zgjedhjet në Maqedoni i ngjajnë një beteje të pabarabartë, ku liria e njerëzve ka kundër regjimin. Por, mrekullia është se pavarësisht të gjithave e keqja nuk e mund dot pushtetin e votës së pastër. Këtë të diel do të kuptohet qartë se çfarë është fuqia votës së atyre që besuan e do të fitojnë. Rrethoni gjashtë dhe të fala nga populli”, thotë në mesazhin e tij kreu i ASH-së, Ziadin Sela.

Continue Reading

Lajme

Aleanca dhe BESA bashkojnë forcat në Tearcë: Është koha për ndryshim!

Published

on

By

Aleanca dhe BESA bashkojnë forcat në Tearcë: Është koha për ndryshim!

Paraditën e kësaj të enjte janë takuar kandidati i ASH-së, për Tearcën, Nazim Taipi dhe kandidati i Besës, Daut Memishi.

Përmes një fotografie që kanë publikuar dy kandidatë kanë njoftuar se është koha për qeverisje të pastër në Tearcë dhe se Lëvizja Besa do të mbështes kandidatin e ASH-së në Tearcë, Nazim Taipi i cili ka hyrë balotazh.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, i pari me vota rradhtiet, Nuhi Neziri nga BDI me 3818 vota, i dyti rradhitet Nazim Taipi me 2.362 dhe i treti në këtë garë ka dalur kandidati i Besës, Daut Memishi me 1.969 vota. Ndërsa në mbështetje të Taipit kanë dalë edhe aktivistë të PDSH-së të cilët kanë dalur kundër vendimit të kryetarit të PDSH-së për të koalicionuar me BDI-në. /ZYRTARE.net

Continue Reading

Kosovë

U kërcënua me jetë, zbulohet mesazhi në “Facebook”: 50 mijë euro për atë që vret Kurtin

Published

on

By

U kërcënua me jetë, zbulohet mesazhi në “Facebook”: 50 mijë euro për atë që vret Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë mbrëmjen e djeshme kërcënime për jetën.
Edhe pse zëdhënësi i kryeministrit të Kosovës, Përparim Kryeziu, nuk dha detaje se nga kush është kërcënuar apo në çfarë rrethanash, mediat kosovare kanë zbuluar një postim publikuar në rrjetin social Facebook, përmes së cilës ofrohen 50 mijë euro për këdo që e vret Kurtin.

Kështu një person ka shkruar në faqen “Shes Blej Gjithçka” se do të jepte 50 milionë euro atij që vret Albin Kurtin, ndërkohë që ka listuar edhe listën e çmimeve që janë rritur në Kosovë.

Po ashtu, në po të njëjtin grup, një tjetër person ka shkruar se do t’i jepte 35 mijë euro shpërblim atij që e vret Kurtin.

Continue Reading

Aktuale