Connect with us

Lajme

Zëvendëskryeministri Osmani në Suedi, realizon takime me krerët e shtetit suedez

Published

on

Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, po qëndron në Suedi ku po zhvillon takime me krerët e shtetit suedez. Osmani është takuar me Kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Andreas Norlen. Takime u realizuan edhe me Ministrin për Çështje Evropiane të Suedisë, Hans Darlgren dhe me Ministrin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Zhvillimor, Piter Erikson.

“Na gëzon fakti që Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet në agjendën për bashkëpunim zhvillimor të Suedisë edhe në periudhën e ardhshme, që në vepër demonstron zgjerimin vazhdueshëm të bashkëpunimit tonë bilateral, i cili është i rëndësisë së veçantë për ne në këtë periudhë vendimtare të integrimit të vendit në BE. Suedinë jo vetëm që gjithmonë e kemi konsideruar si mbështetës dhe mik në arritjen e qëllimeve tona strategjike si që është integrimi evropian, por edhe si vend që është model, një lloj inspirimi në drejtim të marrjes së reformave të përshtatshme në frymën e vlerave evropiane
” – shprehet Osmani gjatë takimeve me krerët e Mbretërisë së Suedisë, përcjell in7.

Continue Reading

Lajme

Idri Istrefi merr mbështetje edhe nga Samir Murtezoski kandidati i PDSH-së në Strugë

Published

on

Koalicioni për Strugën po shkon edhe më i sigurt. Rrugës sonë i’u bashkua edhe kandidati i PDSH-së, z. Samir Murtezoski njoftojn nga ASH-Strugë, përcjell in7

Kandidati i PDSH-së, Samir Murtezoski qëndron pas Idri Istrefit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Murtezoski fton të gjithë përkrahësit e tij, por edhe të gjithë qytetarët tjerë që ta votojnë Idri Istrefin, si të vetmen shpresë për Strugën. Është koha që më në fund t’i thuhet stop Ramiz Merkos dhe keqpërdorimeve të shumta në Komunën e Strugës.

Faleminderit për mbështetjen!-theksojn nga ASH-Strugë/in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Eco Guerilla: Kërkojmë llogaridhënie nga Komuna e Tetovës dhe kryetarja Teuta Arifi

Published

on

Pse janë shpenzuar paratë dhe djersa e qytetarëve në kohë fushate për qindra militantë partiak që bëjnë fushatë për Teuta Arifin?

Ky është keqpërdorim i buxhetit të Komunës së Tetovës.

Me ndihmën e IRI-t dhe USAID-it u zbuluan qindra honorare që Teuta Arifi ka nënshkruar në kohë fushate. Kaluan disa ditë dhe Komuna e Tetovës vazhdon të heshtë. Kërkojmë llogaridhënje se si dhe pse janë paguar këta qindra njerëz.

Lista e plotë në statusin e Eco Guerilla:

Continue Reading

Lajme

Mickoski: BDI shkon në opozitë në Qytetin e Shkupit, shumica e re VMRO-ASH-AAA

Published

on

Fushata e zezë e LSDM-së ka dy qëllime, njëra prej tyre është që të ulet dalja në zgjedhje. Kështu tha kryetari i VMRO-së, Hristian Mickoski në emisionin debativ në TV SHENJA.

“Mendoj se populli e ka përmbi kokë, posaçërisht për kandidatin e LSDM-së, dhe jam i sigurt se në mënyrë masive do të dalin dhe ta votojnë Danellën. Dhe, qëllimi i dytë të shkaktojnë pasiguri të Danella ngase ajo asnjëherë nuk është marrë me zgjedhje dhe kjo është hera e parë. Por, për të dyja gjëra, vlerësimet që kanë bërë, do të jetë e gabuar dhe do të ju ndodh një humbje serioze”, u shpreh Hristijan Mickoski.

Mickoski tha se ata kanë shumicë në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

“BDI do të jetë opozitë në Qytetin e Shkupit, shumicën e re e formon VMRO-ASH-AAA dhe Levica”, tha Mickoski.

Continue Reading

Aktuale