Connect with us

Lajme

Thirrja për dialog, PD-PS i përgjigjen ambasadorit Soreca përmes “Zërit të Amerikës”, ja çfarë thonë Bardhi e Balla

Published

on

Në Tiranë, ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ftoi partitë politike të nisin dialogun për tema të rëndësishme të vendit. Ai tha se një temë konkrete dialogu mund të ishte reforma zgjedhore.

Drejtuesi i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasadori Luigi Soreca, tha sot se kontaktet mes qeverisë dhe aktorëve të tjerë politikë duhet të vazhdojnë në 5 javët në vijim përpara takimit të Brukselit.

Shqipëria dhe BE nënshkruan sot një marrëveshje IPA për një shumë prej 94 milionë euro, që i akordohen Shqipërisë për fusha si lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, reforma në drejtësi. Kjo tregon edhe një herë, sipas ambasadorit Soreca, angazhimin e BE-së me Shqipërinë, duke dhënë fonde të rëndësishme që Shqipëria të vazhdojë reformat e saj.

“BE – tha zoti Soreca – u ka kërkuar shumë shpesh partive politike shqiptare të përfshihen në dialog dhe të marrin pjesë në dialog, i cili duhet të nisë nga diçka specifike. Ndoshta kjo gjë specifike mund të jetë reforma zgedhore. Reforma zgjedhore është e rëndësishme dhe e nevojshme, pasi do të sillte një gjë të rëndësishme për qytetarët e Shqipërisë, duke folur për zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre. Kjo do të bëhet në mënyrë të drejtë dhe në përputhje me të gjitha standartet ndërkombëtare.Çelja e negociatave do të ndihmonte edhe sa i përket dialogut. Mbi 90 për qind e qytetarëve shqiptarë dëshirojnë që shqipëria të bëhet shtet anëtar i Bashkimit Europian. Këta 90 për qind i përkasin gjithë spektrit politik të shoqërisë shqiptare. Ndaj edhe gjithë politikanët duhet të përfshihen në këtë dialog” – tha zoti Soreca.

Por opozita komentoi për “Zërin e Amerikës”, se qeveria është e papërgjegjshme me krizën dhe zhvillon vetëm dialog të pasinqertë për interesa të ditës. Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të opozitës, Gazmend Bardhi, tha për “Zërin e Amerikës” pas komenteve të ambasadorit të BE-së se thirrja për dialog nga partnerët është e kuptueshme, e përsëritur dhe shprehje e shqetësimit të tyre mbi situatën në vend.

“Për Partinë Demokratike ka qenë dhe mbetet i papranueshëm një dialog i pasinqertë, që zgjidh situatën momentale, por që nuk ka në fokus interesin afatgjatë të qytetarëve dhe vendosmërinë e tyre për zbatimin në Shqipëri të standardeve euro-atlantike të nevojshme. Deri tani kundërshtarët tanë politikë dhe kryeministri Edi Rama kanë shprehur mungesë përgjegjshmërie për të kuptuar situatën që kanë krijuar në vend dhe shkaqet reale të krizës politike, që janë keqqeverisja dhe bashkëpunimi i politikës me krimin në zgjedhje, që kanë cënuar shtyllën themelore të demokracisë: zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Dialogu i sinqertë mund të nisë vetëm atëherë kur shkaqet e krizës të evidentohen qartë dhe qeveria të pranojë përgjegjësinë për situatën që ka krijuar në vend. Problemet në Shqipëri dhe kriza e thellë institucionale, politike dhe kushtetuese, nuk zgjidhen me reformën zgjedhore, edhe pse kjo e fundit është e nevojshme dhe duhet të realizohet” – tha zoti Bardhi.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka shprehur shpesh vullnetin e saj për dialog me opozitën, edhe pasi ajo u largua në shkurt nga parlamenti.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, thotë për “Zërin e Amerikës” se shumica dëshiron të komunikojë me opozitën jashtë parlamentare, dhe dora për dialog mbetet përherë e shtrirë drejt saj.

“Shembulli më i mirë i gadishmërisë tonë për dialog me opozitën është fakti se në Komisionin e Reformës i është lënë një karrige bosh edhe Partisë Demokratike për të ushtruar të drejtën e saj, për të bërë propozime. vitin e ardhshëm Shqipëria vitin e ardhshëm merr presidencën e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, ndaj reforma zgjedhore dhe ajo gjyqësore janë detyrime” – u shpreh zoti Balla. Ai theksoi se pa depolitizuar komisionet e zgjedhjeve, ne nuk kemi bërë reformë zgjedhore në Shqipëri. Pa hequr partitë politike nga numërimi i votave, ne nuk kemi bërë reformë zgjedhore”. Zoti Balla tha se, krahas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, e vetmja kërkesë e Partisë Socialiste për reformën zgjedhore është mundësimi i votimit për emigrantët shqiptarë.

Megjithë ftesat dhe deklaratat e vazhdueshme, shenjat për dialog mes forcave politike shqiptare ende nuk shihen, dhe opozita ka paralajmëruar një rifillim të protestave në kërkim të zgjedhjeve të parakohshme me një qeveri tranzitore./VOA

Continue Reading

Lajme

Treni në Maqedoni përplas për vdekje dy emigrantë që flinin në hekurudhë

Published

on

Policia në Maqedoninë e Veriut njoftoi se dy emigrantë humbën jetën në jug të vendit, mëngjesin e të mërkurës herët të mërkurën kur një tren mallrash i goditi teksa flinin pranë shinave në errësirë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës jashtë Miravcit, një fshat afër kufirit me Greqinë. Policia tha se dy emigrantët vdiqën menjëherë. Ata nuk dhanë asnjë informacion mbi identitetin apo kombësinë e viktimave.

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut thuhet se të mërkurën në ora 02:20 në Stacionin Policor të Gjevgjelisë është raportuar se në linjën hekurudhore, ndërmjet stacionit hekurudhor Miravci dhe stacionit hekurudhor të Klisurës, një tren mallrash i cili udhëtonte në linjën Stacioni Hekurudhor Gjevgjeli – Ngarkesa Trubarevë, ka goditur dy persona të cilët kanë qenë të shtrirë në hekurudhë. Organet kompetente po punojnë për identifikimin e trupave të pajetë.

Emigrantët shpesh përdorin shinat hekurudhore si udhërrëfyes ndërsa në mënyrë klandestine nisen drejt Evropës qendrore. Një aksident i ngjashëm vrau 14 emigrantë nga Afganistani dhe Somalia në vitin 2015-të.

Policia tha se ka kapur qindra emigrantë në muajt e fundit pasi e ashtuquajtura rrugë ballkanike, e cila kalon përmes Maqedonisë së Veriut, është bërë më aktive pas heqjes së kufizimeve të udhëtimit nga COVID-19.

Continue Reading

Bota

Stoltenberg: Marrëdhëniet me Rusinë në gjendjen më të keqe që nga Lufta e Ftohtë

Published

on

I pyetur nëse NATO po supozon se ne po hyjmë në një Luftë të dytë të Ftohtë, Stoltenberg thotë se NATO është përpjekur për marrëdhënie më të mira me Rusinë për dekada, përcjell Bota sot.

I pyetur nëse NATO po supozon se ne po hyjmë në një Luftë të dytë të Ftohtë, Stoltenberg thotë se NATO është përpjekur për marrëdhënie më të mira me Rusinë për dekada, përcjell Bota sot.

Ai thotë se Rusia u ftua të merrte pjesë në shumë aktivitete dhe u konsiderua një partner strategjik i NATO-s në vitin 2010, por “është Rusia ajo që u largua” nga përpjekjet për të ndërtuar partneritet.

Ai e ka bërë këtë me një model sjelljeje – duke përdorur forcën kundër Gjeorgjisë, duke aneksuar Krimenë dhe duke përdorur forcën në Donbas në Ukrainën lindore që nga viti 2014, thotë ai.

Marrëdhëniet e NATO-s me Rusinë janë në nivelin më të ulët që nga fundi i Luftës së Ftohtë, thotë ai, por nuk ka dyshim se përgjegjësia për këtë është nga Rusia.

Ai thotë se anëtarët e NATO-s dhe vendet e tjera me të njëjtin mendim dëshirojnë t’u drejtohen vendeve që “nuk janë po aq të mendimit”, por “ne nuk mund të jemi naivë” dhe ka nevojë të sigurohet se nuk ka rrezik për ndonjë veprim ushtarak kundër një vend i NATO-s.

Continue Reading

Kosovë

Qeveria e Kosovës obligon kthimin në RKS të targave të komunave paralele

Published

on

Qeveria e Kosovës ka vendosur masa reciprociteti për hyrje të shtetasve të Serbisë në Kosovë. Në mbledhjen elektronike, Qeveria Kurti vendosi që aplikojë të njëjtën masë, sikur Beogradi zyrtar, që nuk pranon letërnjoftimin, por në hyrje kosovarët i pajisë me një letër që zëvendëson dokumentet e identifikimit. Në njoftimin për media të qeverisë thuhet se gjithashtu është marrë vendim që banorëve, kryesisht në veri të vendit që kanë targa të lëshuara nga Serbia, por në emër të qyteteve të Kosovës, t’ua japë edhe një shans,”të fundit”, për kthim në targa RKS. Sipas Qeverisë, pronarëve të veturave me këto targa u është mundësuar që kthimin në RKS ta bëjnë në periudhën 1 gusht 2022 – 31 shtator 2022.

Miratimin e kabinetit qeveritar e mori edhe vendimi sipas të cilit çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë. Fletë-deklarimi do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore.

Gjithashtu, sipas vendimit, automjetet me targa të regjistrimit të Serbisë që paraqiten për kalim të kufirit shtetëror dhe kanë për qëllim të lëvizin në territorin e Republikës së Kosovës, duhet të kenë të vendosur ngjitësin në pjesën e simboleve dhe emërtimit shtetëror, nga data 01.08.2022. Mekanizmi i tillë do të vlejë deri me 31.10.2022.

Ky mekanizëm është pa paragjykim ndaj afatit maksimal të qëndrimit të automjeteve të tilla në territorin e Republikës së Kosovës, thuhet në kumtesën e qeverisë, transmeton klankosova.tv.

Continue Reading

Aktuale