Connect with us

Lajme

Shkup/Arrestohen 4 persona, posedonin marihuanë

Published

on

Gjatë ditës së djeshme SPB e Shkupit ka privuar nga liria katër persona tek të cilët, gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike dhe psikotrope, njoftojnë nga policia, përcjell in7.

Më 13.09.2019 në 01:45 zyrtarë policorë nga SPB Shkup, në afërsi të Stadiumit të Qytetit, kanë privuar nga liria J.P (20) nga Shkupi, pasi gjatë bastisjes tek i njëjti është gjetur substancë narkotike e tipit marihuanë.

Poashtu dje në orën 12:30 zyrtarë policor nga SPB Shkup, në rrugën “Vergino”, kanë arrestuar S.J(26) dhe D.M(31), që të dy nga Shkupi, pasi gjatë bastisjet tek ta është gjetur substancë narkotike e tipit marihuanë.

Të njëjtën ditë diku rreth orës 17:50 zyrtarë policor nga SPB Shkup, në Qendrën Rekreative të Liqenit Treska kanë privuar nga liria S.G(43), nga Shkupi, pasi tek ai gjatë një kontrolli i ishte gjetur substancë narkotike e tipit marihuanë.

Të gjitha rastet janë dokumentuar nfa SPB Shkup dhe ndaj të arrestuarëve do të parashtrohet padi adekuate penale./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Vrapçisht, dalja më e ulët në votime deri më tani

Published

on

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka bërë të ditur se deri në orën 11:00 dalje më të madhe në votime ka në Komunën e Novacit me 25.84%, e ndjekur nga Kriva Pallanka me 20.44% dhe Vevçani me 18.61%.

Dalje më të ulët ka në Komunën e Vrapçishtit me 4.92%. /SHENJA/

Continue Reading

Kosovë

A ka nevojë ndonjëri prej kandidatëve me i fry? Përgjigjet hoxhë Fatmir Latifaj

Published

on

Hoxhë Fatmir Latifaj u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në votime, që të vendosin vetë se kush t’i drejtojë ata për katër vitet e ardhshme.

“Shpresojmë që ky proces të shkoj në formën më të mirë dhe paqësore se ia kemi borgj vendit tonë dhe aleatëve tanë që të tregojmë kulture dhe respekt”, tha fillimisht ai në T7.

Në pyetjen se a ka ndonjëri prej kandidatëve nevojë me i ‘fry’ hoxha, ai është shprehur se hoxha vetëm ka nevojë me ju lut Zotit për të gjithë kandidatët.

“Hoxha ka nevojë me ju lut allahut për të gjithë kandidatët. Në Islam është e rregulluar çështja e balancimit. Sot nuk është koha veç me u lut, por me dalë te kutitë e zgjedhjeve”, tha hoxhë Fatmir Latifaj.

Continue Reading

Lajme

Kohë shtesë për vendet ku është ndërprerë votimi, thonë nga KSHZ

Published

on

Nga KSHZ thonë se deri më tani nuk është raportuar për ndërprerje të votimit më tepër se tre orë, përcjell Alsat. Lubka Guguçevska nga KSHZ sot deklaroi se ka pasur vonesa për shkak të problemeve me aparatet për fingerprint, por që koha e votimit do të kompensohet në ato vendvotime ku ka pasur vonesa.

“Sa i përket ndërprerjes së votimit. Kemi raste në shumë vendvotime. Në rast se ndërprerja ka qenë më pak se një orë, votimi do të përfundojë në ora 19:00. Nëse ndërprerja ka zgjatur një deri në tre orë, në këtë rast do të vazhdohet për aq sa ka zgjatur ndërprerja. Nëse ndërprerja ka qenë dy orë, atëherë do të vazhdohet votimi deri në ora 21:00”, deklaroi Lubka Guguçevska, zëdhënëse e KSHZ-së.

Continue Reading

Aktuale