Connect with us

Lajme

Kuvendi ka caktuar seancë për shkarkimin e Janevës

Published

on

Është caktuar për nesër seanca parlamentare për shkarkimin e kryeprokurores speciale Katica Janeva, e dyshuar për përfshirje në rastin “Zhvatja”. Seanca vjen vetëm një ditë përpara skadimit të mandatit të saj të paraparë me ligjin e Prokurorisë Speciale.

Nga ana tjetër, kryeministri Zoran Zaev deklaron se negociatat për Ligjin e prokurorisë do të vazhdojnë në tentim për të siguruar 80 vota. Propozimet e pushtetit janë shkruar dhe do të inkuadrohen në propozim ligj.

“Fillojmë me propozime të shkruara të cilët do t’i prezantojë edhe ministrja Deskoska. Mbrëmë kemi punuar deri vonë që gjithçka ta vendosim në letër. Sot shërbimet e shikojnë dhe nëse gjithçka është në rregull ngadalë do ta lëshojmë në procedurë, në bisedime edhe me partitë politike duke u përpjekur të gjejmë zgjidhje ku të paktën me shumicë prej 2/3 ose me konsensus, siç shpresojmë, të gjejmë formulim ligjor për këtë. Edhe sot bisedojmë, edhe nesër, edhe të dielën, të martën dhe të mërkurën do të bisedojmë. Zgjidhje duhet të gjendet edhe pse lëndët janë siguruar dhe do të shkojnë në kompetencë të prokurorit publik por është mirë që të ketë ligj” – u shpreh Zoran Zaev, kryeministër.

Kreu i opozitës Hristijan Mickoski i ftuar në emisionin 360 gradë në Alsat ka thënë se pushtetit i përshtatet të mos ketë marrëveshje për ligjin e prokurorisë. Sipas të parit të VMRO-DPMNE-së, në këto negociata, partia e tij angazhohet për shtet ligjor.

“Mendoj se LSDM-së i përshtatet që të mos ketë marrëveshje. Do të më pyesni pse i përshtatet? Sepse vetëm në këtë mënyrë kur të flitet për PSP-në dhe lëndët e saj, do ta aktivizojnë makinën e tyre manipuluese dhe nëpërmjet megafonëve të tyre do të tentojnë t’i bëjnë konkurrencë skandalit “Zhvatja 1”. Arsyeja subjektive është që Zoran Zaevit nuk i përshtatet zbardhja e krimit të këtyre tre viteve por as krimi nga e kaluara ku janë të përfshirë” – tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski përsëriti se ai posedon dëshmi të dhëna në gjykatë dhe materiale të tjera në lidhje me rastin “Zhvatja” për të cilat kërcënon se do t’i publikojë kur të vlerësojë se rrezikohet siguria e vendit. Sipas tij, posedimi i këtyre materialeve nuk është joligjore sepse ka ndodhur edhe më herët.

 

 

BURIMI:Alsat-M

Continue Reading

Lajme

Krenar Lloga kockë e fortë në Qeveri!?

Published

on

By

Motoja e Aleancës për Shqiptarët që nga hyrja në Qeveri ishte për të bërë dallimin. Me të nisur punën ministrat e ASH-së vërshuan takimet me ambasadorë të ndryshëm të vendeve evropiane por edhe me përfaqësues amerikanë, e edhe me grupe dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm në vendin tonë.
SmartNews në këtë editorial konstaton se më i zëshëm dhe me performancë të jashtzakonshme tani po paraqitet edhe Krenar Lloga, ministër i drejtësisë. Ai ka bërë bujë me deklaratat dhe qëndrimet e tij të cilat bëjnë dallimin në qëndrime nga partitë e tjera të koalicionit.
Vetingu në drejtësi u paraqit si prioritet dhe po punohet me faktorin ndërkombetarë.

Lloga: Pa ndërkombëtarët nuk ka veting


Mund të dallojmë fokusin e veçantë të tij në rastet e montuata politike, ku Lloga tha se beson se ka njerëz të pafajshëm në burgjet e Maqedonisë. Ai tha se për rastin “Alfa” jam i interesuar edhe para emërimit si ministër.

Lloga: Besoj se ka njerëz të pafajshëm në burgjet e Maqedonisë, për rastin “Alfa” jam interesuar edhe para emërimit si ministër


Ai foli edhe për kërkesën për ekstradim të ish-kryeministrit Gruevski, si dhe vendimi për amnesti të të dënuarve gjatë pandemisë.

Lloga jep lajmin e madh, mijëra qytetarë lirohen nga burgu, amnistia për shkeljet e Covid miratohet ekspress në Kuvend


Por së fundmi qëndrimi i tij për hapjen e preambules dhe heqjen e 20% nga kushtetuta siç duket ishtë kafshatë e vështirë për partnerët e koalicionit të cilët reaguan njëzëri kundër kësaj ideje të ministrit të Drejtësisë.
Ai tha se nuk heq dorë nga qendrimi i tij dhe sot ka përsëritur se ndryshimi i preambulës është prioritet, ndërsa me hapjen e Kushtetutës duhet të përmirësohen edhe zbrastirat kushtetuese dhe të hiqet termi 20%.

Lloga: Unë mbes në qëndrimin tim!


Ai tha se këto kanë qenë propozimet e tij gjatë takimit me kryeministrin dhe faktorët e tjera, ndërsa vendimet do të duhet të merren me konsensus.SmartNews.mk

Continue Reading

Lajme

Lloga: Unë mbes në qëndrimin tim!

Published

on

By

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, ka pesëritur sot qëndrimin e tij se ndryshimi i preambulës është prioritet, ndërsa me hapjen e Kushtetutës duhet të përmirësohen edhe zbrastirat kushtetuese dhe të hiqet termi 20%.
Ai tha se këto kanë qenë propozimet e tik gjatë takimit me kryeministrin dhe faktorët e tjera, ndërsa vendimet do të duhet të merren me koncenzus.

Continue Reading

Lajme

Lloga dhe Ministrja e Drejtësisë e Austrisë, Alma Zadiq, nënshkruan një deklaratë të përbashkët për fuqizimin e bashkëpunimit për reformat në gjyqësor

Published

on

By

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, zhvilloi një takim pune me Ministren e Drejtësisë së Austrisë, Alma Zadiq. Austria mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Lloga dhe Zadiq nënshkruan një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim të të dy ministrive në fushën e mbrojtjes së zbatimit dhe të parimeve të sundimit të ligjit, reformave në fushën e ligjit civil dhe penal, luftën kundër korrupsionit dhe digjitalizimin e gjyqësorit. Të dy ministrat u pajtuan, Austria nëpërmjet të ekspertëve të saj të bart diturinë dhe përvojën, duke përfshirë dhe trajnime profesionale të gjykatësve dhe prokurorëve. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, tha se çdo ndihmë e Austrisë është e mirëseardhur për zhvillimin e mëtutjeshëm të shtetit. Ministrja e Drejtësisë e Austrisë, Alma Zadiq, i dëshiroi punë të suksesshme Ministrit Lloga dhe e porositi se përqëndrimi i rajonit duhet të jetë në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e reformave.
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid031M7FHbLEZ3ejuiCTazN2kcE4Nt1fBfjbR3nj4n3vtsKrjpexCnJPGRJyrn7JmGWil/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale