Connect with us

Bota

Vështrim nga Brukseli: Ndryshimi po vjen

Published

on

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, zbuloi ekipin e saj të ri në Bruksel, i cili sinjalizon ditë të vështira për politikën e fqinjësisë dhe të zgjerimit të bllokut.

Laszlo Trocsanyi, i cili si ministër i Drejtësisë i Hungarisë ka ndërmarrë masa që kanë nxitur hetime të Bashkimit Evropian kundër vendit të tij, u ngarkua me promovimin e sundimit të ligjit dhe të vlerave të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe në vendet si: Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia.

Si aleat politik i kryeministrit hungarez, Viktor Orban, Trocsanyi ka mbikëqyrur ndryshimet në gjyqësorin e vendit të tij në vitet e fundit.

Këto ndryshime janë kritikuar fuqishëm në Bruksel për dobësim të sundimit të ligjit, pasi i japin qeverisë autoritet më të madh për të emëruar gjykatës dhe për të kontrolluar financat e gjykatave.

Ai po ashtu ka udhëhequr një përpjekje për të kriminalizuar punën e OJQ-ve që i ndihmojnë refugjatët dhe migrantët, si dhe ka hartuar legjislacionin për arsimin e lartë, për të cilin Universiteti i Evropës Qendrore ka thënë se e ka detyruar të largohet nga Hungaria.

Gjërat sigurisht se mund të shihen edhe nga ana e ndritshme. Emërimi i Trocsanyit do të thotë se ka ende një portofol në Komisionin e ri që merret me zgjerimin dhe fqinjësinë e BE-së.

Për kohë të gjatë ka pasur zëra në Bruksel se ai mund të zhduket, pasi oreksi për zgjerimin e bllokut, sidomos në vendet kryesore si Franca dhe Holanda, po zvogëlohet çdo vit.

Qëkur spanjolli Josep Borrell është zgjedhur për shef të ri të politikës së jashtme të BE-së, është parë si e domosdoshme që një “lindor” të marrë postin e zgjerimit.

Kritikët kanë premtuar se do ta marrin intensivisht në pyetje Trocsanyin në komitetin e Parlamentit Evropian dhe konfirmimi i tij nuk është i sigurt.

Në të kaluarën, dhoma i ka forcuar muskujt e saj dhe ka nxjerrë së paku një emër jashtë listës për president të Komisionit Evropian.

Gjithçka tregon se Parlamenti mund ta bëjë të njëjtën gjë edhe kësaj radhe.

Hungaria, për vite me radhë, e ka zemëruar Brukselin me çështje të shumta të sundimit të ligjit. Dhe, me Fidesz-in aktualisht të pezulluar nga Partia Evropiane Popullore, asaj i mungon mbrojtja politike në të cilën mund të mbështetej më parë.

Në letrën e misionit të Von der Leyen drejtuar Trocsanyit, thuhet se kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, detyrë e tij do të jetë “të përshpejtojë reformat strukturore dhe institucionale, me një fokus të fuqishëm në bazat e sundimit të ligjit, zhvillimin ekonomik dhe reformën e administrates publike”, si dhe “t’i mbështesë të gjitha përpjekjet në luftën kundër korrupsionit në rajon dhe të gjitha përpjekjet drejt marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dypalëshe”.

Ngjashëm, sa i përket Partneritetit Lindor, ai “duhet të përqendrohet në çështjet e pazgjidhura, veçanërisht në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe rolin e medias së pavarur dhe shoqërisë civile”.

Për një person që deri vonë ka përfaqësuar në qeveri që kritikohet për shtypjen e mediave, gjykatave dhe të opozitës, për probleme dypalëshe me Ukrainën dhe fqinjët e tjerë, si dhe për strehimin e një politikani të arratisur maqedonas, kjo duket pak e tepërt.

Qeveritë në Kiev, Tbilisi, Kishinjev dhe në gjithë Ballkanin Perëndimor do të shpresojnë që anëtarët e Parlamentit Evropian do ta bëjnë një verifikim të plotë, pasi vjeshta bëhet më e ftohtë brenda pak javësh.

 

BURIMI: REL

Continue Reading

Bota

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Published

on

By

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë nga një grua gjatë një bisede që ai kishte me qytetarët në rrugët e Parisit.

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet presidenti francez Macron teksa i afrohet një grupi personash për t’i përshëndetur, por një grua nis ta qortojë dhe menjëherë i afrohet dhe e godet me shuplakë. Pas këtij veprimi, shihet se gruaja është neutralizuar nga persona të tjerë si dhe punonjës të sigurisë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Macron merr një sulm të këtij lloji, ai i mëparshmi ishte në vitin 2021. Në rastin e vitit të shkuar, Macron iu afrua një grupi për t’i përshëndetur kur një person i veshur me një bluzë të gjelbër e tërhoqi me një dorë, ndërsa me tjetrën e goditi në fytyrë. Qytetari që qëlloi presidentin u neutralizua, ndërsa mediat franceze raportuan se ai thirri “Poshtë Makronizmi”. Ende janë të paqarta, shkaqet që provokuan incidentin. Pas goditjes së kreut të shtetit francez, dy persona u arrestuan nga policia lokale.

Continue Reading

Bota

Është zgjidhur misteri i deleve që bënin rrethin në Kinë!

Published

on

By

Është zgjidhur misteri i deleve që bënin rrethin në Kinë!

Javën e kaluar, një video e deleve në Kinë duke lëvizur në rrathë për 12 ditë u bë virale në mediat sociale

Pronari i fermës tha në atë kohë se nuk mund ta kuptonte pse kjo sjellje ishte zhvilluar tek delet dhe pasi videoja origjinale u publikua nga kanali shtetëror kinez People’s Daily, ai tha se delet ishin të shëndetshme.

Menjëherë pas publikimit të videos, u zhvilluan teori konspirative që shkuan aq larg sa flisnin për shenja që tregonin “fundin e botës”.

Sipas shkencëtarëve, megjithatë, shpjegimi për sjelljen e deleve ka shkaqe krejtësisht natyrale dhe sigurisht që nuk lidhet me sëmundjen listeriozë, e cila mund të shkaktojë çorientim te kafshët, pasi të gjitha kafshët e prekura prej saj ngordhin brenda 48 orëve.

“Duket se këto dele janë mbajtur në një vend për një kohë të gjatë dhe kjo mund të ketë bërë që ato të sillen në mënyrë të çuditshme, pra të qarkullojnë për shkak të stresit të shkaktuar nga burgimi i tyre i gjatë”, tha profesori Matt Bell nga Departamenti i Bujqësisë i Universitetit. në Gloucester.

“Sapo filluan disa dele, pastaj u bashkuan të tjerat sepse janë kafshë tufe dhe duan të jenë me “miqtë” e tyre”, shtoi profesori britanik.

Continue Reading

Bota

Makina futet brenda një dyqani në SHBA, 1 viktimë dhe 19 të plagosur

Published

on

By

Makina futet brenda një dyqani në SHBA, 1 viktimë dhe 19 të plagosur

Një makinë ka përfunduar brenda një dyqani “Apple” në SHBA, duke i marrë jetën një personi dhe duke plagosur 19 të tjerë. Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, ndërsa autori dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit

“Një SUV me ngjyrë të errët kaloi me një shpejtësi marramendëse dhe goditi shumë njerëz”, tha prokurori i qarkut, ndërsa drejtuesi është ende i paidentifikuar.

Njësitë reaguese gjetën “shumë pacientë të plagosur para dyqanit dhe brenda në dyqan, ndërsa disa të tjerë ishin ngjitur pas murit nga automjeti”, tha shefi i zjarrfikësve gjatë një konference shtypi të hënën.

Apple lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se “zemrat tona janë me anëtarët e ekipit dhe klientët tanë që u plagosën dhe të gjithë ata që u prekën nga ky incident i tmerrshëm”.

Dyqani Apple ndodhet në këndin e pasmë të dyqaneve luksoze Derby Street. Hyrja e dyqanit përballet me një parking të madh ku qindra vizitorë ecin çdo ditë.

Zona e blerjeve është veçanërisht e ngarkuar gjatë sezonit të festave, me dyqanin Apple dhe restorantet dhe dyqanet përreth që mbledhin turma të mëdha këtë kohë të vitit.

Continue Reading

Aktuale