Connect with us

Lajme

Të Shtunën, rikthehen protestat në Shkup

Published

on

Protestë mbarëkombëtare do të zhvillohet të Shtunën, më 14 Shtator në Shkup. Kështu kanë paralajmëruar nga Këshilli i Protestave. Protesta do të fillojë nga Sheshi Skënderbeu në Shkup prej orës 14:30. Pas grumbullimit tek sheshi, peotestuesit do të marshojnë drejt Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, përcjell in7.

Shpëtim Pollozhani, Kryetar i Shoqatës së të Burgosurve Politik Shqiptarë dhe mbështetës i protestave, ka ftuar të rinjtë dhe të rejat shqiptare për të protestuar, siç thotë ai, kundër diktaturës.

“Në emër të Këshillit për Protesta të familjarëve të dënuarve me burgje të përjetshëm dhe jo vetëm, u bëjmë thirrje të dilni në protestë në 14 shtator 2019. Diktaturat rrëzohen vetëm në rrugë. Lejoni djemtë dhe vajzat e juaj-ja, që të protestojnë, pasi vetëm duke protestuar ata do të burrërohen. Protestoni të gjithë ju që mendoni se po na merr lumi. Ato që mendojnë se janë mirë, le të rrijnë në shtëpi dhe le të bëjnë patriotin e kabinetit dhe të internetit. Mirë u pafshim në protestë, burrnesha e burra” – ka shkruar veprimtari Shpëtim Pollozhani, përcjell in7.

Kjo është protesta e katërt me radhë e organkzuar nga ky këshill. Dy të parat u zhvilluan në rrugën para selisë së BDI-së në Reçicë të Vogël, ndërsa e fundit në Sheshin Skënderbeu në Shkup. Protestat filluan pas publikimit të disa materialeve të përgjuara nga Sheqerim Çeka Ahmedi. Në ato biseda të përgjuara, dëgjoheshin zëra të krerëve të BDI-së, ndërsa përmbajtja e këtyre bisedave ka qënë shkak i organizimit të protestave./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Paralajmërohet ngritje e përditshme e çmimit të derivateve deri në janar

Published

on

By

Paralajmërohet ngritje e përditshme e çmimit të derivateve deri në janar

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka paralajmëruar se do të ketë vazhdimisht ngritje të çmimit të derivateve deri në muajin janar, raporton Express.

Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani, ka deklaruar se edhe pse çmimet po rriten, s’ka nevojë për panik.

“Ne e kuptojmë çfarë është ekonomia jonë dhe çfarë jete kanë qytetarët. E them me përgjegjësi që është i shtrenjtë çmimi, por këtë s’e bën shoqata e naftëtarëve, por berza dhe organizata prodhuese OPEC. Kur kemi reduktim më të madh, çmimi është më i lartë. Po fillojmë që nga SHBA-ja e deri në Kosovë është panik e madhe.

Organizata prodhuese ka dalë me komunikatë se deri në janar do të ketë probleme dhe ngritje të përditshme të çmimeve. Kjo rritje është duke vazhduar dhe do të ndodhë e s’ka të ndalur. Çmimi me shumicë po rritet e ai me pakicë është real. S’po rriten çmimet në mënyrë të theksuar, por në mënyrë të lehtë. Qytetarët po shërbehen me çmim real. Në tregjet botërore rritja reflekton edhe në Kosovë. Por ne jemi më të lirët në rajon e s’ka nevojë për panik”, ka deklaruar Berjani në KTV.

Sipas tij, në vend furnizimi po bëhet me derivate cilësore e më s’po ka ankesa nga qytetarët.

Berjani ka apeluar te qytetarët që të mos frikësohen sepse “do të ketë me bollëk derivate në Kosovë”.

Continue Reading

Lajme

KSHZ-ja nxjerr rezultatet e para paraprake të zgjedhjeve lokale

Published

on

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, në një dalje për shtyp, ka nxjerrë rezultat e para të kandidatëve që kanë fituar komunat që në raundi e parë dhe ato që shkojnë në balotazh, pas dy javësh, më 31 tetor.

Rezultatet parapake të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit:

Haraçina shkon në balotazh, LSDM-BDI

Manastir shkon në balotazh LSDM-VMRO-DPMNE

Bogovina shkon në balotazh

Bevernica shkon në balotazh

Butel ka fituar VMRO-DPMNE-ja

Silevo shkon në balotazh VMRO-LSDM

Vevçan shkon në balotazh LSDM-VMRO

Vrapçisht shkon në balotazh ASH-BDI

Gazi Baba ka fitura në raundin e parë

Gjevgjeli shkon në balotazh LSDM-VMRO

Gradsko ka fituar VMRO-ja

Dibër shkon në balotazh BDI-ASH

Dimir Hasar shkon në balotazh VMRO-LSDM

Dollnen shkon në balotazh LSDM-BDI

Zhelinë shkon në balotazh Besa-BDI

Kërçovë shkon në balotazh BDI-VMRO

Kratov shkon në balotazh LSDM-VMRO

Kriva Pallanka fiton LSDM

Krushevë fiton LSDM

Kumanovë shkon në balotazh LSDM-kandidat i pavarur

Likovë fiton BDI

Kamenicë shkon në balotazh VMRO-LSDM

Makedonski Brod shkon në balotazh VMRO-LSDM

Ohër shkon në balotazh VMRO-LSDM

Continue Reading

Kosovë

Për humbjen në Prizren, Anton Quni ia lë fajin edhe horoskopit

Published

on

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka arritur t’i marrë vetëm 14,98% të votave në zgjedhjet e djeshme, ku doli i treti pas Mytaher Haskukës së Lëvizjes Vetëvendosje (40,43%) dhe Shaqir Totajt të Partisë Demokratike të Kosovës (31,10%).
Një nga faktorët për humbjen e djeshme, Quni tha se ishte edhe pozita e yjeve në horoskop. Ai tha se LDK-ja e filloi vonë fushatën në këtë komunë, ndërsa tha se beson që e kanë bërë më të mirën e mundshme, raporton Express.

“Është fakt që kemi filluar vonë. Kjo më shumë lidhet me shëndetin tim.

Thuajse nga salla e operacionit jam kyçur në fushatë. Besoj që e kemi bërë më të mirën që kemi mundur, me prezantimin e programit, me agjendën tonë, me takimet, me bashkëbisedimet, me promovimet e të gjithë atyre vlerave që ne i ofrojmë për qytetarët. Normal, kjo çështje varet nganjëherë edhe nga pozita e yjeve në horoskop. Këto nuk kanë qenë në favorin tonë”, tha Quni për Klan Kosovën.

Ai shtoi se ka pasur edhe faktorë tjerë që kanë ndikuar në rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“Janë edhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë. Krijohet një opinion. Vetë fakti se përsëriteshin sondazhet publikisht, tregohet sadopak se nga duhet të orientohet vota”, tha Quni.

Ai deklaroi se nuk kanë vija të kuqe për LVV-në dhe LDK-në që do të garojnë në balotazh.

“Me Z.Haskuka nuk kemi përvoja të mira”, tha Quni, i cili shtoi se “me seriozitetin më të madh do ta analizojmë situatën”.

Continue Reading

Aktuale