Connect with us

Lajme

Strugë / Punonjësit rrezikojnë jetën nga kushtet mizore në objektin shtetëror

Published

on

Këto pemë të mëdha të japin përshtypjen se prapa tyre fshihet një park i madh e i bukur, siç ndodh rëndom në vendet e zhvilluara. Por jo, nuk është ashtu.
Prapa ketyre pemëve fshihet një objekt i vjetër e i lënë pasdore me dekada të tëra. Objekt, në dukje i kalbur e i mykur, që mezi qëndron në këmbë. Gjysmë i rrënuar po mbijeton edhe sot, në vitin 2019, shkruan in7.
Nëse do të mendonit së bëhet fjalë për objekt të vjetër, muze, i papërdorshëm dhe i boshatisur, do të ishit brenda kufijve të logjikës normale.
Por do të gabonit. Sepse brenda këtij objekti, me vite të tëra, për çdo ditë punojnë mbi 20 punonjës të disa institucioneve shtetërore. 

Objekti është objekt shtetëror ku janë të vendosur të paktën tre institucione të pushtetit qendror.
Byroja për Zhvillimin e Arsimit, Inspektorati Shtetëror i Arsimit dhe Njësia rajonale e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale janë të vendosura prej vitesh aty.
Teksa i vizituam në vendet e tyre të punës, punonjësit e këtyre institucioneve me mirësjellje nuk deshën të deklarohen publikisht, por na lejuan ti xhirojmë hapësirat. Të dëshpëruar dhe të pashpresë se një ditë do të kenë zyra dinjitoze, vazhdonin të kryejnë punët e tyre ditore.

E keni kot. Sa të tjerë para jush kanë xhiruar. Prapë njësoj jemi. Dita ditës po keqësohet gjendja, por askush nuk pyet për ne”.

Këto ishin fjalët që pothuajse çdo i punësuar i thoshte, sikur ti kishin mësuar përmendësh e po ta thonin bashkë në kor, do të ishte koordinim perfekt muzikor. Muzikë, por e trishtë.

Disa prej të punësuarve kishin sjellë me vete tavolina e sirtare nga shtëpia. Kishin blerë pajisje zyre, për ta rregulluar pak a shumë ambientin ku punojnë. Dikush tjetër me vetëfinancim kishte lyer zyrën e vet. Kujdeseshin me sa munden për të krijuar një zyrë dinjitoze. Përpjekje të kota. Askush prej tyre nuk mund ta parandalojë shembjen e ngadaltë të mureve dhe tavanit, gropat që po hapeshin në dysheme e as mykun dhe lagështinë që i rrethonte nëpër ato mure të vjetra. As kabllot e ngatërruara brenda e jashtë mureve, si rrjeta merimangash gjigande, që në çdo moment presin të gllabërojnë çdokënd që mundohet ta prekë.

Gjithsesi, edhe përkundër kushteve të vështira, këta punëtorë shteti punën e bënin. Nuk kishin kohë as të merren me ne. Ata punën e tyre e ne punën tonë.
Jashtë objektit, një zonjë po pastronte hyrjen. Ndoshta ishte puna më e mirë që mund të shihje në këtë objekt.

Për të mësuar më tepër për fatin e punonjësve që për çdo ditë rrezikojnë shëndetin e tyre në këto hapësira, in7 dërgoi pyetje në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale.

Kontaktuam edhe me Inspektoratin Shtetëror të Arsimit. 

Në lidhje me objektin në Strugë në të cilin janë të vendosur disa institucione, mes të cilave edhe Inspektorati Shtetëror i Arsimit, ju njoftojmë se i njëjti objekt është i mbrojtur si përmendore kulture dhe është në pronësi të shtetit. Deri tani kemi pasur disa tentime për zgjidhje institucionale të situatës së përgjithshme dhe vazhdojmë me të njëjtat. Për përmirësimin e kushteve të punës për të punësuarit po bëjmë përpjekje në pajtim me buxhetin tonë vjetor dhe shpresojmë se së shpejti situata do të rregullohet në tërësi, me çka Struga do të ketë edhe një tjetër përmendore kulture të rinovuar” – thuhet në përgjigjen e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit për in7.

Tentuam të lidhemi edhe me Byronë për Zhvillimin e Arsimit. Fillimisht u përgjigjën në telefon duke na udhëzuar të kontaktojmë me një person të dytë, i cili nuk përgjigjej në telefon. Pyetjet tona ua dërguam përmes adresës elektronike.
Pyetje dërguam edhe drejt Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Deri tani të gjitha janë pyetje pa përgjigje.
Derisa ne presim përgjigje, të paktën 22 punonjës të këtyre institucioneve presi zgjidhje për fatin e tyre. Rinovimi apo rindërtimi i objektit mund të kushtojë shtrenjtë. Por transferim në objekte tjera më dinjitoze duhet të jetë zgjidhje më e lirë. Sidoqoftë, diçka duhet ndërmarrë./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Krenar Lloga kockë e fortë në Qeveri!?

Published

on

By

Motoja e Aleancës për Shqiptarët që nga hyrja në Qeveri ishte për të bërë dallimin. Me të nisur punën ministrat e ASH-së vërshuan takimet me ambasadorë të ndryshëm të vendeve evropiane por edhe me përfaqësues amerikanë, e edhe me grupe dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm në vendin tonë.
SmartNews në këtë editorial konstaton se më i zëshëm dhe me performancë të jashtzakonshme tani po paraqitet edhe Krenar Lloga, ministër i drejtësisë. Ai ka bërë bujë me deklaratat dhe qëndrimet e tij të cilat bëjnë dallimin në qëndrime nga partitë e tjera të koalicionit.
Vetingu në drejtësi u paraqit si prioritet dhe po punohet me faktorin ndërkombetarë.

Lloga: Pa ndërkombëtarët nuk ka veting


Mund të dallojmë fokusin e veçantë të tij në rastet e montuata politike, ku Lloga tha se beson se ka njerëz të pafajshëm në burgjet e Maqedonisë. Ai tha se për rastin “Alfa” jam i interesuar edhe para emërimit si ministër.

Lloga: Besoj se ka njerëz të pafajshëm në burgjet e Maqedonisë, për rastin “Alfa” jam interesuar edhe para emërimit si ministër


Ai foli edhe për kërkesën për ekstradim të ish-kryeministrit Gruevski, si dhe vendimi për amnesti të të dënuarve gjatë pandemisë.

Lloga jep lajmin e madh, mijëra qytetarë lirohen nga burgu, amnistia për shkeljet e Covid miratohet ekspress në Kuvend


Por së fundmi qëndrimi i tij për hapjen e preambules dhe heqjen e 20% nga kushtetuta siç duket ishtë kafshatë e vështirë për partnerët e koalicionit të cilët reaguan njëzëri kundër kësaj ideje të ministrit të Drejtësisë.
Ai tha se nuk heq dorë nga qendrimi i tij dhe sot ka përsëritur se ndryshimi i preambulës është prioritet, ndërsa me hapjen e Kushtetutës duhet të përmirësohen edhe zbrastirat kushtetuese dhe të hiqet termi 20%.

Lloga: Unë mbes në qëndrimin tim!


Ai tha se këto kanë qenë propozimet e tij gjatë takimit me kryeministrin dhe faktorët e tjera, ndërsa vendimet do të duhet të merren me konsensus.SmartNews.mk

Continue Reading

Lajme

Lloga: Unë mbes në qëndrimin tim!

Published

on

By

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, ka pesëritur sot qëndrimin e tij se ndryshimi i preambulës është prioritet, ndërsa me hapjen e Kushtetutës duhet të përmirësohen edhe zbrastirat kushtetuese dhe të hiqet termi 20%.
Ai tha se këto kanë qenë propozimet e tik gjatë takimit me kryeministrin dhe faktorët e tjera, ndërsa vendimet do të duhet të merren me koncenzus.

Continue Reading

Lajme

Lloga dhe Ministrja e Drejtësisë e Austrisë, Alma Zadiq, nënshkruan një deklaratë të përbashkët për fuqizimin e bashkëpunimit për reformat në gjyqësor

Published

on

By

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, zhvilloi një takim pune me Ministren e Drejtësisë së Austrisë, Alma Zadiq. Austria mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Lloga dhe Zadiq nënshkruan një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim të të dy ministrive në fushën e mbrojtjes së zbatimit dhe të parimeve të sundimit të ligjit, reformave në fushën e ligjit civil dhe penal, luftën kundër korrupsionit dhe digjitalizimin e gjyqësorit. Të dy ministrat u pajtuan, Austria nëpërmjet të ekspertëve të saj të bart diturinë dhe përvojën, duke përfshirë dhe trajnime profesionale të gjykatësve dhe prokurorëve. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, tha se çdo ndihmë e Austrisë është e mirëseardhur për zhvillimin e mëtutjeshëm të shtetit. Ministrja e Drejtësisë e Austrisë, Alma Zadiq, i dëshiroi punë të suksesshme Ministrit Lloga dhe e porositi se përqëndrimi i rajonit duhet të jetë në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e reformave.
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid031M7FHbLEZ3ejuiCTazN2kcE4Nt1fBfjbR3nj4n3vtsKrjpexCnJPGRJyrn7JmGWil/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale