Connect with us

Lajme

Ristoska: PSP-ja është ende gjallë (VIDEO)

Published

on

Prokurorja Lençe Ristoska, para seancës së sotme dëgjimore të rastit ‘Talir’ ka thënë se PSP-ja ende është gjallë.

Në pyetjen se a po bëhet rishikim i lëndëve të PSP dhe çka do të ndodhë me prokurorët dhe hetuesit e kësaj prokurorie, ajo ka thëne se për të gjitha pyetjet të lidhura me lëndët do japin një deklaratë gjatë ditës së sotme.

Sot pritet PPS të informojë për hapat e mëtutjeshme, pasi dje mori letër nga Prokurori publik shtetëror, Lubomir Joveski për transferimin e lëndëve.

Joveski tha dje se Prokuroria është e përgatitur dhe ka kapacitet për të tu marrë me të gjitha lëndët penale nga PPS dhe shpreson që procesi do të rrjedhë shpejt. Ai konsideron se pas marrjes së lëndëve dhe eventualisht pas miratimit të Ligjit për prokurorinë publike, do të vendoset se cilët prokurorë do të procedojnë me lëndët, dhe nuk përjashtohet mundësia që edhe prokurorët e deritanishëm të procedojnë me lëndët.

Continue Reading

Bota

Hovenier këndon himnin amerikan për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së (Video)

Published

on

Në oborrin e Ambasadës Amerikane në Kosovë po zhvillohet një manifestim në përkujtim të Ditës së Pavarësisë Amerikane.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryetarja Vjosa Osmani janë në mesin e disa personaliteteve publike.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka performuar edhe himnin kombëtar para të ftuarve për të intensifikuar edhe më shumë natyrën emocionale të kësaj ceremonie.

“I lumtur të pres partnerët dhe miqtë kosovarë këtë mbrëmje, ndërsa shënojmë përvjetorin e 246-të të Ditës së Pavarësisë. Faleminderit që festuat me ne” shkroi Hovenier në Twitter.

Continue Reading

Lajme

Propozimi francez, grup i qytetarëve proteston para Qeverisë

Published

on

Pasditen e sotme para godinës së Qeverisë një grup i qytetarëve po proteston kundër propozimit të ri francez.

Protestuesit me flamuj qëndrojnë para Qeverisë, ndërkaq kërkojnë dorëheqjen e ekzekutivit, ndërsa thonë se i njëjti është i dëmshëm për interesat shtetërorë.

Përndryshe, edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare ka paralajmëruar protesta kundër këtij propozimi me arsyetimin se qeveria pronon bullgarizimin e vendit. /Telegrafi/

Continue Reading

Kosovë

Policia jep detaje për aksionin në veri, gjeti laborator për kultivimin e kanabisit

Published

on

Policia e Kosovës pas hetimeve paraprake, sot ka parashtruar kërkesë për urdhër-kontroll në organet e drejtësisë për kontrollin e një objekti pronë e të dyshuarit G.J., në Leshak të Leposavicit, pasi në objekt dyshohej se kultivohej bima e kanabisit.

Sipas Policisë, pas marrjes së këtij urdhri, sot rreth orës 10:10, gjatë realizimit të kontrollit të objektit, në dy kate të tij, janë gjetur pajisje për kultivimin e kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro.

“Laboratori ishte i pajisur mirë dhe ishte në gjendje të gatshme për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit, pra aty mungonin vetëm bimët, pasi gjithçka tjetër ishte e gatshme. Në konsultim me prokuroren ka filluar sekuestrimi i pajisjeve që janë gjetur në atë ndërtesë.

I dyshuari gjendet në arrati, kurse policia do të vazhdojë me hetimin dhe kompletimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Aktuale