Connect with us

Lajme

VMRO-DPMNE: Katica Janeva vegël e Zoran Zaevit

Published

on

LSDM-ja po mbron krimin e Katica Janevës. Deputetët nën kontroll të Zoran Zaevit refuzuan të diskutojnë për shkarkimin e saj, edhe pse gjendet në paraburgim prej afër një muaji. Kjo është dëshmi e qartë se Janeva është nën komandë të Zoran zaevit, thonë nga VMRO-DPMNE-ja, përcjell in7.

“Lidhja e tyre me zhvatjen dhe presionet politike përmes abuzimit të ligjit dhe fuqive të PSP-së po bëhet gjithnjë e më e dukshme. Është e qartë si dita që Katica Janeva ishte dhe mbetet linja e tij e kuqe. Zaev dhe LSDM janë në koalicion me krimin. Zaev dhe LSDM mbrojnë dhe promovojnë krimin. Zaev dhe LSDM dëshirojnë të sigurojnë amnisti të krimit. Zaev ka frikë sepse e di se ai është personi që qëndron pas gjithë këtij sistemi kriminal. Vetë fakti që Katica Janeva ishte lënë e lirë për të vepruar ndërsa Boki 13 dhe Zoki Kiçeec ishin në paraburgim flet qartë për qëllimet e qeverisë.Katica Janeva është një ‘arusha e bardhë’ për Zoran Zaev dhe ajo nuk mund të bënte një zhvatje të tillë për një vit rresht pa dijeninë e kreutt të qeverisë. Është shumë e qartë se nga ku vinin komandat për Janevën. Pse një gjë e tillë u hesht, e institucionet nuk reaguan në kohë, këtë mund ta tregojnë vetëm një hetim i pavarur dhe profesional. Me Zoran Zaev në pushtet, zhgjidhje efektive ligjore për këtë nuk është i mundur, pasi ai është mbrojtësi i krimit dhe promotori i zhvatjes”, thuhet në tej në deklaratën e lëshuar për mediat nga partia VMRO-DPMNE.

Ashtu siç thonë nga parti më e madhe opozitare maqedonase, tani është më se i nevojshëm një hetim, jo një parodi në të cilën e arrestuara lëshon urdhëra për ata që e arrestuan. E nevojshme është një prokurori e pavarur, pa presione dhe ndikime.

Nga kjo parti gjithashtu kërkojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, siç thonë ata, për të rrëzuar këtë qeveri jopopullore./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Krenar Lloga kockë e fortë në Qeveri!?

Published

on

By

Motoja e Aleancës për Shqiptarët që nga hyrja në Qeveri ishte për të bërë dallimin. Me të nisur punën ministrat e ASH-së vërshuan takimet me ambasadorë të ndryshëm të vendeve evropiane por edhe me përfaqësues amerikanë, e edhe me grupe dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm në vendin tonë.
SmartNews në këtë editorial konstaton se më i zëshëm dhe me performancë të jashtzakonshme tani po paraqitet edhe Krenar Lloga, ministër i drejtësisë. Ai ka bërë bujë me deklaratat dhe qëndrimet e tij të cilat bëjnë dallimin në qëndrime nga partitë e tjera të koalicionit.
Vetingu në drejtësi u paraqit si prioritet dhe po punohet me faktorin ndërkombetarë.

Lloga: Pa ndërkombëtarët nuk ka veting


Mund të dallojmë fokusin e veçantë të tij në rastet e montuata politike, ku Lloga tha se beson se ka njerëz të pafajshëm në burgjet e Maqedonisë. Ai tha se për rastin “Alfa” jam i interesuar edhe para emërimit si ministër.

Lloga: Besoj se ka njerëz të pafajshëm në burgjet e Maqedonisë, për rastin “Alfa” jam interesuar edhe para emërimit si ministër


Ai foli edhe për kërkesën për ekstradim të ish-kryeministrit Gruevski, si dhe vendimi për amnesti të të dënuarve gjatë pandemisë.

Lloga jep lajmin e madh, mijëra qytetarë lirohen nga burgu, amnistia për shkeljet e Covid miratohet ekspress në Kuvend


Por së fundmi qëndrimi i tij për hapjen e preambules dhe heqjen e 20% nga kushtetuta siç duket ishtë kafshatë e vështirë për partnerët e koalicionit të cilët reaguan njëzëri kundër kësaj ideje të ministrit të Drejtësisë.
Ai tha se nuk heq dorë nga qendrimi i tij dhe sot ka përsëritur se ndryshimi i preambulës është prioritet, ndërsa me hapjen e Kushtetutës duhet të përmirësohen edhe zbrastirat kushtetuese dhe të hiqet termi 20%.

Lloga: Unë mbes në qëndrimin tim!


Ai tha se këto kanë qenë propozimet e tij gjatë takimit me kryeministrin dhe faktorët e tjera, ndërsa vendimet do të duhet të merren me konsensus.SmartNews.mk

Continue Reading

Lajme

Lloga: Unë mbes në qëndrimin tim!

Published

on

By

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, ka pesëritur sot qëndrimin e tij se ndryshimi i preambulës është prioritet, ndërsa me hapjen e Kushtetutës duhet të përmirësohen edhe zbrastirat kushtetuese dhe të hiqet termi 20%.
Ai tha se këto kanë qenë propozimet e tik gjatë takimit me kryeministrin dhe faktorët e tjera, ndërsa vendimet do të duhet të merren me koncenzus.

Continue Reading

Lajme

Lloga dhe Ministrja e Drejtësisë e Austrisë, Alma Zadiq, nënshkruan një deklaratë të përbashkët për fuqizimin e bashkëpunimit për reformat në gjyqësor

Published

on

By

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, zhvilloi një takim pune me Ministren e Drejtësisë së Austrisë, Alma Zadiq. Austria mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Lloga dhe Zadiq nënshkruan një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim të të dy ministrive në fushën e mbrojtjes së zbatimit dhe të parimeve të sundimit të ligjit, reformave në fushën e ligjit civil dhe penal, luftën kundër korrupsionit dhe digjitalizimin e gjyqësorit. Të dy ministrat u pajtuan, Austria nëpërmjet të ekspertëve të saj të bart diturinë dhe përvojën, duke përfshirë dhe trajnime profesionale të gjykatësve dhe prokurorëve. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, tha se çdo ndihmë e Austrisë është e mirëseardhur për zhvillimin e mëtutjeshëm të shtetit. Ministrja e Drejtësisë e Austrisë, Alma Zadiq, i dëshiroi punë të suksesshme Ministrit Lloga dhe e porositi se përqëndrimi i rajonit duhet të jetë në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e reformave.
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid031M7FHbLEZ3ejuiCTazN2kcE4Nt1fBfjbR3nj4n3vtsKrjpexCnJPGRJyrn7JmGWil/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale