Lajme
Takimi i shupritur mbaroi, marrëveshje nuk ka
Si opozita, edhe pushteti hynë në takim për t’i mbrojtur qëndrimet e veta sa i takon të ardhmes së Prokurorisë Speciale Publike (PSP), në Ligjin për Prokurori Publike. Takimi që nisi në ora 20, mbaroi në ora 3 pas mesnatës, pa vendim.
Opozita maqedonase, VMRO-DPMNE-ja, në takim u përfaqësua nga lideri Hristijan Mickoski dhe deputeti Antonio Milloshoski. Ata insistojnë që kryeprokurori i PSP-së së ardhshme të jetë nga opozita, gjegjësisht nga VMRO-DPMNE-ja dhe të gjitha lëndët pas 30 qershorit, të shkatërrohen.
Nga ana tjetër, pushteti në takim u përfaqësua nga kryeministri Zoran Zaev dhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska. Këta insistojnë që në krye të PSP-së së ardhshme, të jetë Vilma Ruskovska, propozim ky që u thellua edhe më shumë me rastin “Zhvatja”.
Ata dje kanë vënë në lojë edhe një opsion të ri, themelimin e një prokurorie të re që do të përndjek si pushtetin, edhe opozitën. Ky propozim është refuzuar.
Ndërkohë, nga burime të pushtetit në takim, thuhet se meqë nuk ka kompromis me opozitën për Ligjin për Prokurori, “ndaj lëndëve të PSP-së do të veprojnë prokurorët në kuadër të Prokurorisë Themelore Publike (PTHP)”. Kjo vjen pasi që kryeprokurori republikan, Lubomir Joveski e pranoi kërkesën e Janevës, që lëndët e PSP-së të transferohen në PTHP.
Takimi maratonik – orkestrim i lajmeve të rreme
Takimi prej shtatë orësh, zhvillimi me dyer të mbyllura, mosdhënia e konferencave apo deklaratave gjatë zhvillimit të saj, krijoi revoltë te pjesa e gazetarëve që prisnin në qendrën mediale. Shumica e lëshuan sallën para se, të përfundojë takimi, dhe kjo krijoi situatë që u shfrytëzua për “burime nga brenda takimi”, të cilët në fillim e nxorën informacionin se, “pushteti dhe opozita janë marrë vesh për atë se PSP-ja është institucion i vdekur”. Megjithatë, epilogu përfundimtar është se, zgjidhje nuk ka dhe dallimet mes opozitës dhe pushtetit mbeten.
Miratimi i Ligjit, shkarkimi i Janevës dhe transferimi i lëndëve nga PSP-ja në PTHP
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi deklaroi se epilogu i këtij takimi, do ta përcaktojë edhe vënien në seancë plenare shkarkimin e kryeprokurores Speciale, Katica Janeva dhe të Ligjit për Prokurori Publike.
“Do të presim. Të shohim se si do të përfundojnë negociatat. Nëse ka marrëveshje, seanca mund të mbahet edhe nesër”, tha Xhaferi.
Takimin Zaev-Mickoski e kanë kritikuar partitë opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA.
Ndërkaq dje, PSP-ja është shprehur e shqetësuar me situatën e fundit të krijuar, dhe sigurinë e të punësuarve, obligimet, arkivin dhe materialet me të cilat disponon kjo prokurori.
Sa i takon shefes së deritashme të PSP-së, Katica Janevës e cila është në paraburgim se, është e dyshuar në rastin “Reket”, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është duke u zhvilluar procedurë për shkarkim, pasi paraprakisht Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime e miratoi Raportin e Këshillit të Prokurorëve Publikë.
Për Ligjin për Prokurori Publike pushteti dhe opozita kanë zhvilluar negociata për shtatë muajsh. Që nga propozimi i Ligjit nga kryeministri Zoran Zaev në korrik të këtij viti, opozita maqedonase ka kundërshtuar që në krye të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit dhe Korrupsionit të Lartë (tash PSP), të jetë e propozuara me Ligj, Villma Ruskovska. Më vonë doli se pengesë është edhe fati me lëndët e PSP-së.
Gjatë publikimit të propozim-ligjit i cili erdhi pas katër muajsh negocitat për hartim të të njëjtit, Zaevi thirri takim të liderëve, i cili më pas u anulua, për shkak se Mickoski refuzoi të marrë pjesë.
Nga VMRO-DPMNE atëherë insistuan që temë primare të jetë përcaktimi i zgjedhjeve të parakohshme, përkundër planeve të Zaevit që në zgjedhje të shkohet në terminin e rregullt, përkatësisht kah fundi i vitit të ardhshëm.
Propozim-ligji parasheh:
PSP-ja të kalojë në PTHP për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit,
Do të marrë emrin Prokuroria për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë,
Do të ketë kompetenca në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut,
Do të ketë garanci që në mënyrë të mëvetësishme të përgjigjet dhe vendos për lëndët e PSP-së,
Do të udhëhiqet nga Villma Ruskovska,
Prokurorët aktual të PSP-së do të vazhdojnë të punojnë në PTHP për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë,
Mandati i tyre është deri më 15 shtator, por do të kenë mundësi për rizgjedhje,
Përbërjen e Prokurorisë së re do ta zgjedhë Këshilli i Prokurorëve,
Të gjithë rastet e PSP-së ajo do t’i vazhdojë dhe procesuojë para gjykatave kompetente,
Nga PSP-ja, në PTHP do të kalojë edhe Arkivi, mjetet dhe aparatura,
Lartësia e mjeteve për funksionim të PTHP-së për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë të caktohet me propozim-buxhet dhe plan financiar të shefit të kësaj Prokurorie, të cilat dorëzohen te prokurori publik dhe te Ministria e Financave për aprovim. Qeveria dhe Kuvendi nuk mund ta ndryshojnë planin financiar dhe buxhetin e kësaj prokurorie.
Parashihet mbrojtje e personalitetit të prokurorëve të kësaj prokurorie dhe nuk mund të kryejnë funksion prokurorial në ndonjë institucion tjetër.
Shefi i kësaj prokurorie do të mund të shkarkohet me 2/3 e votave të Këshillit të Prokurorëve.
Ajo nuk mund të ndjekë krim pa aprovim nga prokurori publik dhe
Ajo nuk ka të drejtë që ta urdhërojë ndonjë institucion tjetër të kryejë ndjekje të krimit për të cilin është përgjegjëse vetë ajo.
BURIMI: Portalb
Lajme
Krenar Lloga kockë e fortë në Qeveri!?
Motoja e Aleancës për Shqiptarët që nga hyrja në Qeveri ishte për të bërë dallimin. Me të nisur punën ministrat e ASH-së vërshuan takimet me ambasadorë të ndryshëm të vendeve evropiane por edhe me përfaqësues amerikanë, e edhe me grupe dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm në vendin tonë.
SmartNews në këtë editorial konstaton se më i zëshëm dhe me performancë të jashtzakonshme tani po paraqitet edhe Krenar Lloga, ministër i drejtësisë. Ai ka bërë bujë me deklaratat dhe qëndrimet e tij të cilat bëjnë dallimin në qëndrime nga partitë e tjera të koalicionit.
Vetingu në drejtësi u paraqit si prioritet dhe po punohet me faktorin ndërkombetarë.
Mund të dallojmë fokusin e veçantë të tij në rastet e montuata politike, ku Lloga tha se beson se ka njerëz të pafajshëm në burgjet e Maqedonisë. Ai tha se për rastin “Alfa” jam i interesuar edhe para emërimit si ministër.
Ai foli edhe për kërkesën për ekstradim të ish-kryeministrit Gruevski, si dhe vendimi për amnesti të të dënuarve gjatë pandemisë.
Por së fundmi qëndrimi i tij për hapjen e preambules dhe heqjen e 20% nga kushtetuta siç duket ishtë kafshatë e vështirë për partnerët e koalicionit të cilët reaguan njëzëri kundër kësaj ideje të ministrit të Drejtësisë.
Ai tha se nuk heq dorë nga qendrimi i tij dhe sot ka përsëritur se ndryshimi i preambulës është prioritet, ndërsa me hapjen e Kushtetutës duhet të përmirësohen edhe zbrastirat kushtetuese dhe të hiqet termi 20%.
Ai tha se këto kanë qenë propozimet e tij gjatë takimit me kryeministrin dhe faktorët e tjera, ndërsa vendimet do të duhet të merren me konsensus.SmartNews.mk
Lajme
Lloga: Unë mbes në qëndrimin tim!
Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, ka pesëritur sot qëndrimin e tij se ndryshimi i preambulës është prioritet, ndërsa me hapjen e Kushtetutës duhet të përmirësohen edhe zbrastirat kushtetuese dhe të hiqet termi 20%.
Ai tha se këto kanë qenë propozimet e tik gjatë takimit me kryeministrin dhe faktorët e tjera, ndërsa vendimet do të duhet të merren me koncenzus.
Lajme
Lloga dhe Ministrja e Drejtësisë e Austrisë, Alma Zadiq, nënshkruan një deklaratë të përbashkët për fuqizimin e bashkëpunimit për reformat në gjyqësor
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, zhvilloi një takim pune me Ministren e Drejtësisë së Austrisë, Alma Zadiq. Austria mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Lloga dhe Zadiq nënshkruan një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim të të dy ministrive në fushën e mbrojtjes së zbatimit dhe të parimeve të sundimit të ligjit, reformave në fushën e ligjit civil dhe penal, luftën kundër korrupsionit dhe digjitalizimin e gjyqësorit. Të dy ministrat u pajtuan, Austria nëpërmjet të ekspertëve të saj të bart diturinë dhe përvojën, duke përfshirë dhe trajnime profesionale të gjykatësve dhe prokurorëve. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, tha se çdo ndihmë e Austrisë është e mirëseardhur për zhvillimin e mëtutjeshëm të shtetit. Ministrja e Drejtësisë e Austrisë, Alma Zadiq, i dëshiroi punë të suksesshme Ministrit Lloga dhe e porositi se përqëndrimi i rajonit duhet të jetë në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e reformave.
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid031M7FHbLEZ3ejuiCTazN2kcE4Nt1fBfjbR3nj4n3vtsKrjpexCnJPGRJyrn7JmGWil/?mibextid=cr9u03
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare