Connect with us

Lajme

Përplasje pozitë-opzitë, kësaj rradhe për Inspetoriatin e përdorimt të gjuhëve

Published

on

Pushteti dhe opozita u përplasën sot për Inspektoratin për Zbatimin e Gjuhëve, ligji për të cilin ishte në lexim të parë në Komisionin për Sistem Politik.

Deputeti i BDI-së, Rexhail Ismaili, paralajmëroi amendamente për disa nene të ligjit në fjalë dhe për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, edhe pse ky i fundit ka tashmë 8 muaj që ka hyrë në fuqi.

Një nga vërejtjet e tyre për Ligjin e Gjuhëve është që nga neni 4 deri në nenin 12 të definohen saktë se cilat institucione, në cilat raste janë të obliguara të zbatojnë këtë ligj. Ndërsa për në ligjin për Inspektoratin, përmes amendamenteve do të kërkohet që saknsionin ta shqiptoje vet Inspektorati dhe jo Gjykata.

“Neni 24 ka tre aline dhe tek alineja e fundit, propozimi është se për kundërvajtjet e përcaktuara me këtë ligj procedurën për kundërvajtje e shqipton gjykata kompetente. Pse atëherë po krijojmë inspektorat. Pse ketë kompetencë të mos e ketë Inspektorati. Ne e dimë se nëse diçka shkon në gjyq, ka gjasa për t’u prolonguar procedura për të cilën Inspektorati konstaton se ka shkelje”- tha Rexhail Ismaili-BDI

Anëtarët e VMRO-DPMNE-së reaguan duke thënë se pushteti po nxiton pa arsye dhe po miraton një ligj, nenet e të cilit nuk janë definuar me saktësi dhe paralajmëruan gjithashtu amendamente për nenet 8 dhe 11 ku përcaktohet emërimi dhe shkarkimi i drejtorit dhe i inspektorëve. Magdalena Manakovska, nga VMRO-DPMNE, nuk la pa përmendur edhe vërejtjet për Ligjin e Gjuhëve.

“E gjithë procedura për ligjin është e nxituar duke bërë që të mbeten shumë nene të pa definuara saktë dhe pyetje të hapura.26:45 Neve si deputet nuk na u mundësua që të prezantojmë dhe mbrojmë ato 80 amendamente thelbësore, andaj u detyruar të propozojmë 34 mijë amandamente.80 Amendamentet tona ne i kemi dërguar në Komisionin e Venecias dhe ato 80 amendamente përmbajnë vërejtjet tona.”- u shpreh Magdalena Manakovska -VMRO

Deputeti Rexhail Ismaili, tha se sjellja e ligjit nuk është e nxituar, por në kuadër të kornizave kohore të parashikuara në Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Sipas tij asgjë nuk është e parakohshme, por përkundrazi ka vonesa, sepse Ligji i Gjuhëve nuk mund ta respektohet plotësisht, përderisa organi që duhet të sigurohet për zbatimin e tij ende nuk është themeluar. Ligji për Inspektoratin kaloi fazën e parë në Komision. Inspektorati duhet të fillojë me punë më se voni një vit nga hyrja në fuqi e Ligjit për Përdorimin e gjuhëve, thënë ndryshe deri më 15 janar të viti 2020.

 

 

 

BURIMI: Alsat-M

Continue Reading

Lajme

Shkupjanja me makinë “futet” në ndërtesën e BE-së (Foto)

Published

on

Gjatë mbrëmjes së djeshme një grua ma makinën e saj është aksidentuar në ndërtesën e BE-së në Shkup.

Si pasojë janë thyer dritaret e zyrës së BE-së. Ajo në makinë ka qenë së bashku me një person tjetër.

Continue Reading

Kosovë

​Gastronomët e Kosovës përmes borive të makinave shprehin pakënaqësinë e tyre me masat e reja antiCOVID-19

Published

on

Shoqata e Gastronomëve e Kosovës, në shenjë pakënaqësie me masat e fundit qeveritare, përmes borive të makinave, sonte për disa minuta ka protestuar në rrugën përballë objektit të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës në kuadër të masave të reja për luftimin e pandemisë, vendosi dje për shtyrjen e orarit të gastronomisë deri në orën 23:00. Më herët ky sektor ishte lejuar të punojë deri në 21:30. Ndërkohë ora policore mbetet në fuqi nga mesnata e deri në pesë të mëngjesit, me përjashtim të rasteve emergjente.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kërkon që të punohet sipas rregulloreve Komunale, që muzika të jetë në proporcion me këtë orar, dhe ora policore të hiqet.

“Masat nuk kanë kuptim që të kufizojnë veprimtaritë biznesore, por të stimulojnë vaksinimin e popullatës, si zgjidhja e vetme për daljen nga kjo krizë. Përderisa i lejojmë të hyjnë vetëm personat e vaksinuar dhe ata që ofrojnë dëshmi, pse të mos punojmë me kapacitete të plota?!”, thuhet në një reagim të kësaj shoqate e cila për nesër ka paralajmëruar mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, në orën 14:00.

Ndryshe, edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ka paralajmëruar se do të kërkojë serish heqjen e orës policore, pasi që numri i rasteve të reja me koronavirus po shënon rënie dhe tash e sa ditë nuk ka asnjë rast me përfundim fatal.

Continue Reading

Kosovë

Ushtarët e FSK-së do të nisen për në stërvitjen qendrore të Forcave të Armatosura Sllovene

Published

on

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës Armend Mehaj është deklaruar me rastin e dërgimit të një kontingjenti të FSK-së në stërvitjen e Forcave të Armatosura sllovene “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” (DRM2 EX21), me kolegët e tyre të forcave sllovene dhe 19 forcave të shteteve tjera të BE-së dhe NATO-s.

Në një postim në Facebook, ministri Mehaj thotë se kjo stërvitje synon të forcojë gatishmërinë e Forcave të Armatosura sllovene për të marrë pjesë në sistemin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera në Slloveni, si dhe për të integruar sigurinë me shtetet anëtare të BE-së dhe forcat tjera partnere, sikurse Kosova, në fushën e mobilitetit ushtarak dhe mbështetjes logjistike.

“Mirënjohje dhe vlerësim i lartë për partneritetin me ministrinë dhe forcat homologe sllovene. Besim i plotë në shkathtësitë profesionale specialistike të ushtarakëve tanë dhe aftësive ndërvepruese me forcat partnere. Forca djem, për Nderin e Kombit dhe Flamurin tonë! Për më të mirën, për veten dhe miqtë tanë!”, shkruan Mehaj.

Stërvitja “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” ka nisur më 18 tetor dhe zgjat deri më 29 tetor. Përveç Kosovës, në këtë stërvitje marrin pjesë edhe Shqipëria, Austria, Belgjika, Kroacia, Mali i Zi, BeH, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu, Maqedonia Veriore, Rumania, Çekia, Polonia, Rumania etj.

Continue Reading

Aktuale